Mosha e tretë në Shqipëri mund t’i ketë ende të gjalla këto pamje që brezi i ri fatmirësisht nuk i ka përjetuar. Shqipëria nën regjimin diktatorial ishte e pushtuar nga parrullat të cilat mund t’i shihje në çdo cep. Në dyqan, teatro, bare apo spitale. Çdo institucion shtetëror kishte disa parrulla të tilla. Fotografët Ferdinando Scianna dhe Martin Parr kanë publikuar këtë koleksion fotosh të Shqipërisë komuniste.