• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, January 21, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Gjikondi: Ja taktika e çiftit Meta-Kryemadhi për të shpëtuar pronat e vendosura në mënyrë të paligjshme dhe pse administrata ‘Trump’ nuk do t’i heqë ‘non-gratën’ Berishës

by A M
24/11/2024 13:11
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Juristja e njohur, Brizida Gjikondi ka komentuar situatën politike në vend. Në një intervistë për gazetën “SOT”, Gjikondi është shprehur se deklaratat e ish-presidentit Ilir Meta se është i pafajshëm dhe se çdo gjë që ka ndodhur është bërë nga bashkëshortja e tij, Monika Kryemadhi është taktikë e të dyve që të shpëtojnë pronat e tyre të vëna në mënyrë të paligjshme.

Vendimin e Gjykatës Kushtetuese për të lënë në izolim ish-kryeministrin Sali Berisha, juristja e quan një vendim të duhur dhe shterues.

Nga ana tjetër, Gjikondi ka komentuar dhe thirrjen për protestë nga Sali Berisha. Sipas saj, Berisha është simbol i përçarjes, destabilitetit dhe agresivitetit ndër shqiptarë.

-Zonja Gjikondi, si e vlerësoni vendimin e Gjykatës Kushtetuese që e quajti të drejtë masën e SPAK ndaj Sali Berishës? A mendoni se ky vendim është një hap i duhur për drejtësinë në Shqipëri?

Po. Ishte një vendim i duhur dhe shterues. Vendimet e Gjyqësorit sidomos ato të Gjykatës Kushtetuese nuk komentohen. Vetëm zbatohen. Shoqëria shqiptare lëngon nga mosnjohja, mosrespektimi dhe denigrimi i Vendimeve dhe procedurave të drejtësisë shqiptare. Dhe kjo tregon papjekurinë dhe mëkatet që na kanë drejtuar këto dekada. Gjithsesi Gjykata Kushtetuese është shprehur se po vazhdon të procedojë ndaj një kërkese tjetër të Zotit Berisha. Të presim çfarë do të vendoset. Por personalisht mendoj që çfarë do që të vendosë Gjykata Kushtetuese, Berisha është i burgosuri i mëkateve të tij ndaj shqiptarëve.

-Në lidhje me sekuestrimin e dy vilave të Monika Kryemadhit me urdhër të SPAK, çfarë mendoni për veprimet e institucioneve të drejtësisë? A është ky një mesazh për politikanët që ndodhen nën hetim?

Ajo është thjesht një masë paraprake, pasi zonja në fjalë mund të vazhdojë ti përdorë ato prona, Quhet Sekuestro Preventive, ka procedura të tjera deri sa të marrë formë të prerë dhe të konfiskohen përfundimisht, dhe jo vetëm ato.

-Ilir Meta ka deklaruar se është i pafajshëm dhe se çdo gjë që ka ndodhur është bërë nga bashkëshortja e tij, Monika Kryemadhi, pa dijeninë e tij. Si e vlerësoni këtë qëndrim? A është kjo një përpjekje për të shpëtuar nga përgjegjësia?

Jo nuk është taktikë për të shpëtuar nga përgjegjësia, por është taktikë e të dyve që të shpëtojnë pronat e tyre të vëna në mënyrë të paligjshme. Ai është shkaku që kanë qenë dhe janë bashkë dhe aq vlejnë.

-Sali Berisha ka thirrur një protestë më 26 nëntor për të kundërshtuar veprimet e SPAK dhe politikat e qeverisë. Si e shihni këtë lëvizje të tij dhe a mendoni se qytetarët do t’i bashkohen thirrjes për protestë?

Lëvizje e neveritshme, tipike e tij. Ai është simbol i përçarjes, destabilitetit dhe agresivitetit ndër shqiptarë. Gjërat zgjidhen dhe ndryshe dhe me optimizëm, vizion dhe projekte që të çojnë përpara. Vetëm dashuria dhe qetësia mund ta shpëtojë këtë vend. E kundërta përherë e ka çuar në greminë.

-Ka zëra se administrata e re e presidentit Donald Trump mund t’i heqë “Non-gratën” Sali Berishës. Sa gjasa ka të ndodhë kjo?

Jo, s’ka asnjë gjasë. Për arsyet që rendita më sipër Berisha është një personazh destabilizues. Dhe USA asnjëherë nuk i ngre projektet e saj sidomos në një rajon të trazuar si Ballkani mbi personazhe konfliktuale dhe jo koherentë si Berisha.

-Berisha dhe Meta kanë reaguar shpesh me sulme ndaj institucioneve të drejtësisë si SPAK. A mendoni se këto sulme janë një mundësi për të mbrojtur veten dhe politikanët e tjerë, apo janë një përpjekje për të minuar besimin e qytetarëve në sistemin e drejtësisë?

Janë të dyja bashkë. Me këtë që bëjnë ata shfaqin shëmtinë e tyre deri në palcë. Ata ulin autoritetin e Institucioneve dhe ambientojnë shqiptarët me gjuhën e urrejtjes, mosrespektimit dhe denigrimit ndaj Institucioneve. Ndaj në Shqipëri ndodhin tragjedi në mënyrë progresive, pasi shqiptarëve ju është vrarë shpirti, mendojnë se vetëm me urrejtje dhe agresivitet mund ti zgjidhin gjërat. Këtu nuk respektohet nga Institucioni më i lartë deri tek prindi dhe mësuesi.

-Roli i SPAK në luftën kundër korrupsionit “Sa e rëndësishme është roli i SPAK për luftën kundër korrupsionit në Shqipëri dhe si e vlerësoni balancën e veprimeve të tij, veçanërisht ndaj politikanëve të lartë?”

Shumë i rëndësishëm. Fatkeqësisht është i vetëm në luftën e tij. Ai mund të ndëshkojë por ndërkohë korrupsioni vazhdon të gëlojë në çdo qelizë të shoqërisë dhe shtetit shqiptar. Kemi një korruptim moral. Qenie të korruptuara moralisht nuk e luftojnë dot korrupsionin, ndaj mbeten sytë dhe shpresat vetëm tek SPAK.

-Mesazhi për qytetarët në lidhje me drejtësinë dhe luftën kundër korrupsionit” Cili është mesazhi juaj për qytetarët shqiptarë në lidhje me betejën për drejtësi dhe luftën kundër korrupsionit në vendin tonë, në këtë periudhë të pasigurisë dhe tensioneve politike?”

Jo më larg se dje ndoqa drejtues të parlamentit shqiptarë të Partisë Socialiste të cilët për çështjen e një deputeti tjetër të tyre që mendohet që ka shkelur rregulloren dhe Kushtetutën në lidhje me konfliktin e interesi, në mënyrë të turpshme dhe skandaloze, duke injoruar haptazi Gjykatën Kushtetuese që vetë kanë votuar, shpreheshin me arrogancë dhe karshillëk se çështjen do e çojnë në Komisionin e Venecias, e turpshme, e shëmtuar, reagim anti shtet dhe anti Kushtetutë. Vetëm kaq tregoi se ata nuk kanë kuptuar asgjë për zhbërjen morale dhe ligjore që kanë në sytë e shqiptarëve. Shpresoj shumë që shqiptarët mos kenë modele të tilla. Të respektojnë ligjin dhe Gjykatat të respektojnë çdo institucion, dhe jo emrat e përveçëm që janë përkohësisht në krye të tyre. Unë jam e bindur që ditë më të mira do të vijnë.

Next Post
Vuçiç, mesazh kërcënues: Jeta është luftë, Serbia do të fitojë

Vuçiç, mesazh kërcënues: Jeta është luftë, Serbia do të fitojë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Albcontrol” jo më aksioner i “Air Albania”, kuotat e kapitalit i kalojnë Ministrisë së Ekonomisë dhe Inovacionit

“Albcontrol” jo më aksioner i “Air Albania”, kuotat e kapitalit i kalojnë Ministrisë së Ekonomisë dhe Inovacionit

January 21, 2026
BE i kundërpërgjigjet Trumpit, “ngrin” marrëveshja tregtare me SHBA-të

BE i kundërpërgjigjet Trumpit, “ngrin” marrëveshja tregtare me SHBA-të

January 21, 2026
Lushnja nderon “arkitektët” e shtetit, 106 vjet nga Kongresi që shpëtoi Shqipërinë dhe themeloi parlamentarizmin

Lushnja nderon “arkitektët” e shtetit, 106 vjet nga Kongresi që shpëtoi Shqipërinë dhe themeloi parlamentarizmin

January 21, 2026
“SHBA-së nuk do t’i bashkohet askush, BE-së po!”, kryeministri belg: Uashingtoni të sillet si aleat!

“SHBA-së nuk do t’i bashkohet askush, BE-së po!”, kryeministri belg: Uashingtoni të sillet si aleat!

January 21, 2026
Vlorë/  Shpërthen bombola e gazit në banesë, 62-vjeçarja përfundon në spital

Shpërthen bombola e gazit në Vlorë, panik mes banorëve të lagjes “Hajro Çakërri”

January 21, 2026
E quajti Peleshin “të paaftë”, Komisioni i Etikës përjashton Bardhin për 15 ditë nga Kuvendi

“Bordi i Paqes” kalon nesër për ratifikim në Parlament, PD: S’kemi marrë njoftim nga Peleshi

January 21, 2026
“Kushtetuesja i jep të drejtë Ramës për Ballukun! Irena Gjoka? Lojë e Belerit, manovër greke”

“Kushtetuesja i jep të drejtë Ramës për Ballukun! Irena Gjoka? Lojë e Belerit, manovër greke”

January 21, 2026
“Nuk besoj se Trumpi do nisë një aksion në Groenlandë”, kryeministria italiane Meloni: Nuk do e mbështesja!

Italia refuzon ftesën e Trump, Wittkof: Rreth 25 vende kanë pranuar, mes tyre Shqipëria e Kosova

January 21, 2026
Protesta kishte mbaruar, edhe policia ishte tërhequr. A e kishte Garda e Republikës motivin për të qëlluar mbi shqiptarët?

Protesta kishte mbaruar, edhe policia ishte tërhequr. A e kishte Garda e Republikës motivin për të qëlluar mbi shqiptarët?

January 21, 2026
Euro prek minimumin historik

Euro prek minimumin historik

January 21, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In