• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, November 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Gjiknuri: Rinegociojmë kontratën me “Bankers Petroleum”

by Lorenc Vangjeli
20/01/2016 13:21
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

I pranishëm në takimin që u zhvillua sot në Tiranë, ku Nisma për Transparencë në Industrinë Nxjerrëse (EITI) publikoi raportet e vitit 2013 dhe 2014, kreu i Ministrisë së Energjisë Damian Gjiknuri deklaroi se do të rishikohen disa kontrata energjitike, mes tyre edhe ajo me “Bankers Petroleum”.

“Për herë të parë ça po bëjmë? Po vëmë një tavan që do të thotë një pjesë e naftës para se ai të rikuperojë kostot të futet si naftë e ndashmë për fitim. Pra do të thotë që nafta e vlefshme për tu ndarë mes shtetit dhe privatit të fillojë që në momentin e parë që del fuçia e parë. Që te fucia e parë shteti do të marrë më shumë seç ka marrë deri tani, kjo është fal politikave tona. Madje ju them dhe një gjë që ne do të rinegociojmë edhe një pjesë të kontratave që janë në fuqi, përfshirë dhe kontratën më të madhe të Shqipërisë siç është Bankers Petroleum, të cilën do ta rinegociojmë termat pas edhe mbylljes së disa elementëve kontradiktorë ose konfliktualë që kanë të bëjnë me pagesën e tatim fitimit”, tha ai.

Më tej ai vlerësoi të dhënat e çertifikuara për sektorin e naftës, gazit, minierave dhe hidroenergjisë, ndërsa vuri në dukje se  80 % e investimeve te huaja nga donatorë jane te adresuara ne sektorin energjitik.
Gjate fjales se tij ministri Gjiknuri vuri theksin ne rendesine e publikimit të te dhënave për pasuritë natyrore të vendit.

“Rritja e prodhimit vendas, e industrive nxjerrëse si dhe përpunimi i tyre, siç është ai i kromit, ka një rritje të punësimit pasi është rritur dhe investimi. Këto industri kanë një kontribut në bilancin tregtar’-tha Gjiknuri.

Ndersa nenevizoi se, rritja e prodhimit qoftë në energjinë elektrike, qoftë nga fosilet, është e rëndësishme për bilancet tregtare. “Rruga e çmimeve, dhe minierave e naftës, ka shkuar ne nivelin më të ulet historik. Rënia e çmimit të naftës nuk është gjë e mirë. Debati është gjëja më e mirë që ne presim.”, tha Gjiknuri.

Ndër të tjera ai u ndal tek çmimi i naftës për 2013-2014. “Po të shohim të ardhurat nga nafta, 2013-2014- niveli i të ardhurave nuk ka ndryshuar. Ka pasur një miradministrim më të mirë dhe shërbim më të mirë. Në vitin 2014 ka pasur tendencë të uljes së çmimit, por të ardhurat nuk ndryshuan.”, theksoi Gjiknuri.

Next Post

Takimi trepalësh Shqipëri-Itali-Serbi, Bushati pritje të veçanta me homologët

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Hyn në fuqi vendimi i qeverisë për resortet mikse: 60% e sipërfaqes për turizëm pjesa tjetër për banesa!

Hyn në fuqi vendimi i qeverisë për resortet mikse: 60% e sipërfaqes për turizëm pjesa tjetër për banesa!

November 9, 2026
“Rrethohet” Shtëpia e Bardhë, regjistrohen dy incidente teksa Trump ndodhej në zyrë

“Rrethohet” Shtëpia e Bardhë, regjistrohen dy incidente teksa Trump ndodhej në zyrë

November 9, 2026
Mos i lini më në prizë! Tri pajisjet që ju rrisin faturën e energjisë edhe kur i fikni

Mos i lini më në prizë! Tri pajisjet që ju rrisin faturën e energjisë edhe kur i fikni

November 9, 2026
Tragjedia që shkatërroi pallatin në Elbasan, banori: Gjithçka u shemb brenda sekondash, babai u hodh nga ballkoni…

Tragjedia që shkatërroi pallatin në Elbasan, banori: Gjithçka u shemb brenda sekondash, babai u hodh nga ballkoni…

November 9, 2026
VIDEO / “Në fokus integrimi në BE dhe…”, Rama ndan pamjet nga takimi me Macron në Paris

VIDEO / “Në fokus integrimi në BE dhe…”, Rama ndan pamjet nga takimi me Macron në Paris

November 9, 2026
Ndalimi i importit të makinave të vjetra, Klosi: Nisma do zbatohet

Pas heqjes së taksës së qarkullimit nga nafta, mazhoranca propozon vinjetën për automjetet me targa të huaja! Ja si do të funksionojë

November 9, 2026
Dita e nesërme me dy protesta dhe taktikë populiste, PD para Kryeministrisë në mesditë, studentët në orën 14:00 te ministria!

Berisha premtoi se do ikë kur ta lërë mendja, po kush guxon t’ia thotë?!

November 9, 2026
Liburn Aliu dorëhiqet nga drejtimi i Portit të Durrësit, ja kush e zëvendëson!

Liburn Aliu dorëhiqet nga drejtimi i Portit të Durrësit, ja kush e zëvendëson!

November 9, 2026
EKSKLUZIVE / Sondazhi: Çfarë rezultatesh zgjedhore do të kishim nëse do të votohej së afërmi?

Tablo e zymtë ekonomike e familjeve në Tiranën urbane

November 9, 2026
Kërkoi verifikim të fletëve të votimit për zgjedhjet e 11 Majit, KQZ i kthen përgjigje PD-së

Zgjedhjet vendore 2027, KQZ kërkon Kuvendit 265 milionë lekë shtesë: Mungesa e fondeve ndikon në sigurinë e sistemeve dhe logjistikën!

November 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In