• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, March 2, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Gjiknuri për kandidaturat: Do ketë rikonfirmime, figura të reja, disa korrigjime gabimesh

by A R
10/01/2023 08:13
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Partia Socialiste po përgatitet prej kohësh për zgjedhjet lokale të 14 majit, siç pohon në ”Debat” vetë sekretari organizativ i kësaj partie, Damian Gjiknuri. Socialistët janë të sigurt për një numër të lartë fitoresh të përgjithshme, ndërkohë që kuriozitet ka për emrat e kandidatëve për kryetarë bashkie.

Po kur do të zyrtarizohen emrat e tyre ? “Normal që ka një deadline. Në kohën e duhur do t’i bëjmë me dije, patjetër që disa do të rikonfirmohen, por do të kemi edhe disa figura të reja, si dhe korrigjimin e ndonjë gabimi aty-këtu”, thotë Gjiknuri.

Midis kandidaturave, Gjiknuri bën edhe disa emrave të përveçëm, si atë për kryetarin e bashkisë Elbasan, Gentian Llatja. “Zoti Llatja është një kryetar që ka punuar shumë mirë në Elbasan, ka ditur të thithë fonde, vjen nga një familje të mirë dhe është një kandidat shumë i pranueshëm, pavarësisht që PD ka vendosur një nga figurat e saj më të larta, Luciano Boçin”, thotë socialisti, i cili tregon për një skenar në atë qytet.

“Boçi nuk është një figurë e re. Berisha e ka dërguar për ta bunkerizuar Elbasanin, por gjerat kanë ndryshuar, bashkia sot është shumë më e madhe, e cila po rikthen traditën e saj industriale, boll të shihet se çfarë po ndodh në zonën e Metalurgjikut, aq sa kanë vështirësi të gjejnë krahë pune. Këto elementë qytetarët i shohin, pse dhe të votojnë për PD? Nuk është çështje programi, që të realizohet do të duhet mbështetja e qeverisë. Qytetarët e Elbasanit nuk e meritojnë bunkerizimin”, thotë ai.

Një kandidat tjetër i pohuar nga Gjiknuri është Benet Beci për Shkodrën. “Pavarësisht se nuk është zyrtarizuar, Benet Beci ka gjithë mundësitë të jetë kandidati kryesor. Është kandidat i mirë, e do Shkodrën, dhe Shkodra ka shansin historik që me Becin të ndryshojë edhe të gjithë trashëgimin që i ka dhënë PD ndër vite”, shton ai.

/a.r

Next Post
Rrëzimi i herësit s’prek 25 prillin/ Kreu i KQZ: Ndarja e mandateve është e pakthyeshme

Ndahen komisionerët / Në KZAZ edhe anëtarë nga PSD e Doshit dhe PL e Metës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Asnjë sinjal që janë goditur objektet bërthamore të Iranit”

“Asnjë sinjal që janë goditur objektet bërthamore të Iranit”

March 2, 2026
Greva në doganën greke/ Më 27 tetor “paralizohet” qarkullimi i mjeteve në Kakavijë, ja sa do të zgjasë

Do trafikonte 350 kg drogë drejt Greqisë, shpallet në kërkim pronari i kamionit

March 2, 2026
Sulmet e Iranit, Rama telefonon Presidentin e Emirateve të Bashkuara, zbardhet biseda

Sulmet e Iranit, Rama telefonon Presidentin e Emirateve të Bashkuara, zbardhet biseda

March 2, 2026
Kryeministri i Libanit “godet” Hezobollah-un: Shpallim ndalimin e aktiviteteve ushtarake të tyre

Kryeministri i Libanit “godet” Hezobollah-un: Shpallim ndalimin e aktiviteteve ushtarake të tyre

March 2, 2026
“E papranueshme”, edhe ambasada e Gjermanisë në Shqipëri reagon pas sulmit me molotovë në ‘Vilën 31’

Vila 31 nuk duhet djegur

March 2, 2026
Sulmet në Katar/ Ermal Kaleci: Aktualisht ka shpërthime. Një familje shqiptare kërkon rikthimin në vend

Sulmet në Katar/ Ermal Kaleci: Aktualisht ka shpërthime. Një familje shqiptare kërkon rikthimin në vend

March 2, 2026
Vdekja e Khameneit rikthen në skenë nipin e tij, a do jetë ai lideri i ri i Iranit?

Vdekja e Khameneit rikthen në skenë nipin e tij, a do jetë ai lideri i ri i Iranit?

March 2, 2026
Nuk i dha pagat punonjëseve, pronari i parukerisë në Tiranë përfundon në qeli

Nuk i dha pagat punonjëseve, pronari i parukerisë në Tiranë përfundon në qeli

March 2, 2026
Rreziqet e një vakuumi pushteti në Iran

Rreziqet e një vakuumi pushteti në Iran

March 2, 2026
Horoskopi ditor, e enjte 28 mars 2024

Horoskopi ditor për nesër, e Martë 3 Mars 2026

March 2, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In