• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, November 11, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Gjiknuri në SHBA, takon zyrtarë të administratës Trump: Ndihmë për reformimin e sektorit hidrokarbur

by Java News
26/06/2018 09:27
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë Damian Gjiknuri po zhvillon një vizitë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës i ftuar nga Sekretari i Shtetit Michael Pompeo dhe Sekretari për Energjinë Rick Perry, për të marrë pjesë në Konferencën Botërore të Gazit që mbahet në Washington.

Në kuadër të kësaj vizite, ministri Gjiknuri u prit në një takim nga Zëvendës Ndihmës Sekretarja për Energjinë në Departamentin Amerikan të Shtetit, zonja Sandra Oudkirk. Në takim u diskutua për bashkëpunimin dypalësh në fushën e energjisë ashtu sikurse për sigurinë energjitike të Shqipërisë dhe rajonit.

Një vëmendje e veçantë ju kushtua ecurisë së projektit të Korridorit Jugor të Gazit me fokus tek gazsjellësi Trans Adriatik (TAP). Zyrtarja e lartë amerikane vlerësoi punën e qeverisë për menaxhimin e këtij megaprojekti të rëndësishëm për sigurinë energjetike të Evropës dhe me rëndësi strategjike për Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Sipas saj, Shqipëria tregoi se di të menaxhojë investime serioze të huaja duke e konsideruar këtë një rast suksesi. Në një mesazh të publikuar në rrjetin social Twitter pas takimit, Oudkirk nënvizon se falënderoi Ministrin Gjiknuri për mbështetjen e fortë që Shqipëria i ka dhënë projektit të gazsjellësit TAP, si një projekt me rëndësi për diversifikimin e furnizimit me gaz të Evropës Jugore.

Në takimin mes Gjiknurit dhe Oudkirk u fol edhe për ndihmën që do të japë SHBA në fushën e hidrokarbureve duke orientuar institucionet shqiptare për një regjim ligjor më bashkëkohor, përfshirë dhe çështjet fiskale të sektorit hidrokarbur. Pritet që në Shqipëri të vijë një ekip ekspertësh për mbështetje të kësaj refome.

Në takim u trajtua dhe rëndësia e projektit IAP dhe nevoja për mbështetje nga Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Zonja Oudkirk theksoi edhe njëherë mbështetjen e administratës amerikane për reformat dhe hapat e hedhura nga Shqipëria duke e bërë vendin një shtyllë të stabilitetit në rajon dhe një aleat të çmuar të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Ministri Gjiknuri vazhdon takimet në kryeqytetin amerikan me përfaqësues të lartë të administratës Trump dhe kompani globale në fushën e energjetikës. Në Konferencën Botërore të Gazit marrin pjesë kompanitë më të mëdha si Chevron, ExxonMobil, Qatar Petroleum, BP, Total, ConocoPhillips, SHELL etj.

ma.me

Next Post
Arrestohet ylli i dikurshëm i “Dinastisë”, Locklear

Arrestohet ylli i dikurshëm i “Dinastisë”, Locklear

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Basha në SPAK për 21 janarin, a rrezikon Sali Berisha? Ish-prokurori: Ka një audiopërgjim dhe një email të dërguar në SHBA

“Nëse nuk janë të zotë, të hapin krahun”, Karanxha: Na duhen gjyqtarë të pavarur në Kushtetuese

November 11, 2026
Karma

Karma

November 11, 2026
Fati troket në derë! 4 shenjat e horoskopit që pritet të përjetojnë kthesa të mëdha deri në fund të muajit

Fati troket në derë! 4 shenjat e horoskopit që pritet të përjetojnë kthesa të mëdha deri në fund të muajit

November 11, 2026
Platforma ‘Fol me Kryeministrin’, Koçiu jep detajet: 1272 qytetarë kanë dërguar mesazhe!

Platforma ‘Fol me Kryeministrin’, Koçiu jep detajet: 1272 qytetarë kanë dërguar mesazhe!

November 11, 2026
Erjon Vishkulli njofton përfundimin me sukses të operacionit: Javën e ardhshme më pret një tjetër ndërhyrje

Erjon Vishkulli njofton përfundimin me sukses të operacionit: Javën e ardhshme më pret një tjetër ndërhyrje

November 11, 2026
Protestat/ Deputeti i PS: Protestuesit të ulen në tryezë me Ramën, ne si ish-studentë të 90-ës dialoguam me diktatorin Ramiz Alia!

Protestat/ Deputeti i PS: Protestuesit të ulen në tryezë me Ramën, ne si ish-studentë të 90-ës dialoguam me diktatorin Ramiz Alia!

November 11, 2026
“Duhet të ishte bërë shumë kohë më parë”, Trump premton fitore totale ndaj Iranit

“Duhet të ishte bërë shumë kohë më parë”, Trump premton fitore totale ndaj Iranit

November 11, 2026
Kthehen në atdhe tre nga shqiptarët që mbetën në Izrael kur nisën sulmet

Shqipëria në krah të Francës pas sulmeve kibernetike, MEPJ: E dimë mirë këtë kërcënim

November 11, 2026
“Berisha influencon interesa ruse”- Skandali me LaCivita, analisti Meçe: Përfshirja e Trump, pasi preken interesat amerikan!

Meçe ngre alarmin: Lufta hibride nis me protesta të financuara dhe mund të përfundojë me grusht shteti

November 11, 2026
Doganat mbledhin 21,1 miliardë lekë në tetor, zhvlerësimi i euros dhe dollarit u kushtoi 600 milionë lekë

Doganat mbledhin 21,1 miliardë lekë në tetor, zhvlerësimi i euros dhe dollarit u kushtoi 600 milionë lekë

November 11, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In