• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, March 28, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Gjiknuri, me pensionistët në Prrenjas: Së shpejti dhe paketa tjetër e ndihmës. Mbështetja juaj për të vijuar me punët e mira

by Java News
20/02/2023 19:19
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Sekretari i Përgjithshëm i PS Damian Gjiknuri zhvilloi një bashkëbisedim me pensionistët e qytetit të Prrenjasit. Gjiknuri, që është njëherësh dhe drejtues politik i qarkut u shpreh se vëmendja e PS ndaj kësaj grupmoshe nuk ka munguar asnjëherë. Ai theksoi se dhe masat e marra gjatë pandemisë dhe krizës së çmimeve si pasojë e luftës, treguan qartazi vullnetin e kësaj mazhorance për të mbrojtur shtresat në nevojë. “Pavarësisht kushteve të vështira që kemi qenë, sepse Shqipëria këto vite ka kaluar situata jo të lehta, tërmeti, pandemia, kriza e çmimeve sidomos me luftën në

Ukrainë dhe inflacioni që preku mbarë botën, ndikoi natyrshëm dhe në ekonominë e familjeve tuaja. Por qeveria ndërmori dy masa shumë të rëndësishme. E para, mbajti nën kontroll çmimin e energjisë elektrike sepse nëse në vendet e tjera energjia u reflektua me çmimet e tregut energjia te ne mbeti njësoj. Shteti harxhoi mbi 500 milion euro nga buxheti i vitit të kaluar vetëm për t’i ardhur në ndihmë sektorit energjitik për të mbajtur çmimin të pandryshuar. Kjo ishte për të mos goditur njerëzit më të prekur që në këtë rast janë dhe pensionistët, pra njerëzit më të moshuar.

Kjo është një formë direkte e ndihmës që ka dhënë qeveria për të gjithë shtresat më të prekura apo shtresat më vulnerabël. E dyta, në kushte të vështira, qeveria u tregua prapë më e gjendshme për njerëzit sidomos me paketat e fundvitit. Pra, edhe me shpërblimin e fundvitit dhe me paketën shtesë që dha në janar”, tha Gjiknuri.

Numri dy i socialistëve u shpreh se shumë shpejt qeveria do të japë dhe paketën tjetër të ndihmës për shtresat në nevojë dhe pensionistët. “Ne tashmë po bëjmë kalkulimin e taksës ekstra që do paguajnë këto kompanitë e mëdha të energjisë që nxorrën fitime gjatë këtij viti. Kjo do t’i shpërndahet njerëzve. Besoj brenda një muaji e ca do dalë publikisht dhe vlera tjetër shtesë që do t’u shpërndahet të gjithë nevojtarëve, në këtë rast dhe pensionistëve. Pra, edhe kjo është një masë e re që pritet në një ose dy muajt e ardhshëm. Qeveria mori përsipër të mbulojë falas fishat e diabetit. Edhe kjo është një ndihmë direkte”, tha ai.

Drejtuesi politik i qarkut kërkoi mbështetjen e qytetarëve ndaj PS dhe kandidatit të saj për të vijuar punët e mira të bëra. “Kërkojmë që si Parti Socialiste, përfshirë dhe Nuren, të kemi mbështetjen tuaj është pikërisht për të vazhduar këto punë të mira. Do thotë dikush, po mirë zgjedhje vendore janë! Janë dhe politike. Kundërshtarët tanë pak gjëra të mira i kanë sjellë këtij vendi. Pikërisht janë ata tani të parët që duan të flasin për përmbysje, për frenim të zhvillimit, të shporret kjo qeveri, e të tjera me qëllim që të kthehet Sali Berisha me Ilir Metën prapë në qeveri.

Kjo është e vërteta. Dhe këto zgjedhje lokale duan t’i shfrytëzojnë për këtë qëllim që të krijojnë idenë sikur ata po vijnë në pushtet, gjë që për mua s’ka fare mundësi, por po e them kush është synimi i tyre. E shikojnë që nuk vijnë dot me votë e çfarë bëjnë tani stisin protesta, stimulojnë kriza, bëjnë ato shfaqet e shëmtuara në parlament me bilbila. Saliu ka që në 91’-shin që merret me politikën e Shqipërisë dhe ja ku jemi”, nënvizoi Gjiknuri, teksa shprehu besimin se Korridori 8 do të sjellë më shumë zhvillimin për Bashkinë e Prrenjasit.

Kryebashkiaku Nuri Belbadeklaroi se qyteti brenda 4 viteve është transformuar duke njohur investime të rëndësishme falë dhe mbështetjes së qeverisë socialiste. “Ne kemi ardhur në krye të bashkisë pas dy mandatesh rresht të PD-së dhe LSI-së. Kemi gjetur shumë probleme, por kemi zgjidhur shumë probleme. Kemi qenë pa spital, tani kemi spitalin, i cili falë dhe mbështetjes së kryeministrit është bërë realitet, që sot e kemi me kushte komode. Kemi bërë ndërhyrje në qytet në shumë rrugë të qytetit, por edhe në njësi. Kemi prekur pothuajse çdo fshat me ato investime që në i kemi detajuar me ju. Kemi pasur mbështetjen e qeverisë sidomos në një sektor shumë jetik siç është furnizimi me ujë të pijshëm. Kjo mbështetje do vijojë. Buxheti i vitit 2023 i detajuar në bashki përfshin shumë investime”, tha Belba./m.j

Next Post
Situata e Covid-19/ Ministria e Shëndetësisë: Asnjë humbje jete dhe 9 infektime të reja në 24 orët e fundit

Shënohet një tjetër viktimë nga Covid-19, Ministria e Shëndetësisë: Vetëm një i infektuar në 24 orët e fundit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Zbardhet përplasja me dyer të mbyllura mes ministres Ismaili dhe Spiropalit. Ndërhyn Rama: Mos më detyro të…

Zbardhet përplasja me dyer të mbyllura mes ministres Ismaili dhe Spiropalit. Ndërhyn Rama: Mos më detyro të…

March 28, 2026
Plani 4-vjeçar i rritjes së pensioneve, Rama shpjegon skemën: Çdo vit rritja do të dyfishohet

Plani 4-vjeçar i rritjes së pensioneve, Rama shpjegon skemën: Çdo vit rritja do të dyfishohet

March 28, 2026
Sa do na kushtojë çekiçi i gjyqtarit?

Pse avancuam me energjinë si e do BE?

March 28, 2026
Dogana dhe agjentët e Kufirit zbarkojnë në Porto Romano, kontrolle të shtuara me qen ndaj makinave të importuara

Dogana dhe agjentët e Kufirit zbarkojnë në Porto Romano, kontrolle të shtuara me qen ndaj makinave të importuara

March 28, 2026
‘Epoka e paprekshmërisë ka mbaruar’, java kur gjigantët e teknologjisë u vunë përballë drejtësisë

‘Epoka e paprekshmërisë ka mbaruar’, java kur gjigantët e teknologjisë u vunë përballë drejtësisë

March 28, 2026
Nga dinamikat demografike tek ekonomia e shërbimet publike/ Ja 4 skenarët e reformës territoriale

Nga dinamikat demografike tek ekonomia e shërbimet publike/ Ja 4 skenarët e reformës territoriale

March 28, 2026
35 vite më pas: Pse nuk u dënuan kurrë krimet monstruoze të komunizmit në Shqipëri

Makineri balte, shpifjesh, intimidimesh e shantazhesh

March 28, 2026
Kosova në prag të historisë, Gallapeni dhe Hoxha njëzëri: Ëndrra jonë është Botërori, tifozët na japin forcë

Kosova në prag të historisë, Gallapeni dhe Hoxha njëzëri: Ëndrra jonë është Botërori, tifozët na japin forcë

March 28, 2026
Lëkundjet e Vuçiçit në politikën e jashtme/ Ekspertët serbë: Çon në improvizime dhe rezultate të kufizuara

Lëkundjet e Vuçiçit në politikën e jashtme/ Ekspertët serbë: Çon në improvizime dhe rezultate të kufizuara

March 28, 2026
“Si strategu i Hasit apo doktori i pesës”/ Evi Kokalari tallet me Berishën: Kështu është kur dëgjon injorantët që e rrethojnë

“Shfrytëzuan prezencën time”, Evi Kokalari zbulon bisedën me Berishën dhe djalin e tij: I kërkova që të…

March 28, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In