Gjiknuri: Do të ndalohet dhënia e lejeve për minierat
Ministri i Energjisë dhe Industrisë, Damian Gjiknuri, në një deklaratë për shtyp pas mbledhjes së qeverisë, deklaroi se do të ndalohet të ndalohet dhënia e lejeve për ushtrimin e aktivitetit minerar në disa zona.
Gjithashtu ai tha se do të revokohen lejet në zonat e rrezikshme dhe se 64 galeri të braktisura do të mbyllen. Ndërkohë që Ministria e Energjisë dhe Industrisë do të bëjë kontrolle periodike në zonat minerare, veccanërisht në ato që cilësohen si të rrezikshme.









