• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, October 14, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Zjarr në një pallat në Paris, 8 viktima mes të cilëve dy fëmijë

by
02/09/2015 14:05
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Zjarr në një pallat në Paris, 8 viktima mes të cilëve dy fëmijë

Një zjarr i fuqishëm ka shkaktuar vdekjen e tetë personave mes të cilëve dy fëmijë, në një pallat në Paris, mëngjesin e sotëm. Zjarri shpërtheu në rrugën “Myrha” në zemër të lagjes “Gut d’or”. Sipas  dëshmitarëve okularë dy banorë të tjerë të pallatit u hodhën nga dritaret për të shpëtuar. Ministri i Brendshëm francez Kaznëv dhe kryebashkiakja An Hidalgo si dhe prefekti Mishel Kado shkuan në vendngjarje. Sipas francezes “Le Parizien” e cila citon burimet e ndërhyrjes së shpejtë mendohet se zjarri ka qenë i qëllimshëm.

Zjarrfikësit kishin ndërhyrë për të shuar një tjetër zjarr, në të njëjtën godinë, dy orë para nisjes së tragjedisë, ndaj – sipas zyrtarëve, – hetuesit tashmë po ndjekin pistën kriminale. Skuadrat e zjarrfikësve kishin hyrë në aksion pas një telefonate të marrë në orën 2:23 pas mesnate dhe kishin shuar një zjarr në zonën e shkallëve. Disa prej viktimave, – sipas zyrtarëve, – kanë humbur jetën për shkak të asfiksimit nga tymi, ndërsa të tjerë pasi janë hedhur nga dritaret për t’iu shpëtuar flakëve. Në këtë incident janë plagosur edhe 4 persona të tjerë.

Flakët kanë nisur në katin nëntokë dhe origjina e tyre është ende e paqartë. Në vendngjarje ka mbërritur gjatë natës edhe kryebashkiakja e Parisit, Anne Hidalgo. “Qyteti është në zi”, ka thënë ajo, duke saktësuar se ndërtesa ishte në gjendje të mirë para zjarrit.

Next Post

Rreziku i depresionit është i lidhur me varësinë ndaj internetit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com