• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, March 5, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Gjetan Keta: Në ring për të nderuar gjithë shqiptarët

by Aalison Pearse Stevens
10/02/2016 08:57
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

“Po vjen dita e së vërtetës dhe e pres me padurim sepse në Mynih jam stërvitur shumë fort për të nderuar vendin, veten dhe shqiptarët”.

Këto janë emocionet e para të boksierit Gjetan Keta menjëherë pas mbërritjes në tokën shqiptare ku do të sfidojë turkun Gokalp Ozekler për titullin interkontinental të federatës prestigjioze WBC, më 19 shkurt. Boksieri nga Bulqiza e pranon se emocionet në “Asllan Rusi” do të jenë të mëdha përpara publikut të tij.

“Për mua është kënaqësi që do të ndeshem në Shqipëri dhe t’ju jap një shembull të mirë të gjithë të rinjve shqiptarë që përmes sportit të ecin në rrugën e duhur. Së bashku do të arrijmë një fitore”.

Në vijim, Gjetan Keta u përqendrua te kundërshtari, duke e pranuar se kjo është një sfidë tjetër dhe jo e ngjashme me ato paraardhëse.

Gjetan Keta…”Kundërshtarët janë të ndryshëm dhe nuk mund të them nëse kjo është një përballje e ndryshme nga ajo e Bulqizës. Nuk dua të mendoj shumë për vështirësitë sepse jam mësuar me dyluftime dhe dua të luftoj në ring”.

Në këndvështrimin e trajnerit dhe vëllait të boksierit shqiptar, Ismail Keta kjo sfidë përbën një obligim të madh pasi zhvillohet në Tiranë. Ai shtoi se Gjetani është stëvitur shumë për të arritur suksesin, por një faktor i rëndësishëm do të jetë publiku.

“Kam këmbëngulur që ndeshjet e forta t’i zhvillojmë në Shqipëri, sepse emocionet që i dhuron publiku shqiptar, Gjetani i kthen në forcë dhe kam besim që do na nderojë, por sido që të ndodhë ky është sport”.

Në fund, Gjetani theksoi se nuk mendon aspak për emrin e kundërshtarit, duke theksuar se ky është një moment ideal për të pasi ka arritur të gjejë formën optimale për të arritur një sukses që do t’i hapte dyert drejt arenave më të mëdha të boksit profesionist.

Next Post

Vlorë/ Kapet me drogë e armë të ftohtë, pranga 18-vjeçarit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Postblloqe dhe radhë për bukë…”, frikë në Iran teksa sulmet SHBA-Izrael intensifikohen

“Postblloqe dhe radhë për bukë…”, frikë në Iran teksa sulmet SHBA-Izrael intensifikohen

March 5, 2026
Nuk zbatoi vendimin gjyqësor, SPAK kërkon gjobë prej 700 mijë lekësh për Bardh Spahinë

Nuk zbatoi vendimin gjyqësor, SPAK kërkon gjobë prej 700 mijë lekësh për Bardh Spahinë

March 5, 2026
“Kina do të nxitë në mënyrë sistematike hapjen e nisur prej saj”

“Kina do të nxitë në mënyrë sistematike hapjen e nisur prej saj”

March 5, 2026
Nën hetim punonjësja e Postës në Elbasan, si i përvetësoi mbi 300 mijë lekë

Nën hetim punonjësja e Postës në Elbasan, si i përvetësoi mbi 300 mijë lekë

March 5, 2026
Lufta në Lindjen e Mesme, anulohet ndeshja e kombëtares shqiptare në Turqi

Lufta në Lindjen e Mesme, anulohet ndeshja e kombëtares shqiptare në Turqi

March 5, 2026
Sulmi nga dronët iranian, disa vende evropiane dërgojnë mjete detare për të mbrojtur Qipron

Sulmi nga dronët iranian, disa vende evropiane dërgojnë mjete detare për të mbrojtur Qipron

March 5, 2026
EMRI/ Mbushi Italinë me kokainë, shqiptari kapet duke u arratisur me një “Porsche”

EMRI/ Mbushi Italinë me kokainë, shqiptari kapet duke u arratisur me një “Porsche”

March 5, 2026
Raketa iraniane në Turqi, Rutte: Nuk aktivizohet neni 5

Raketa iraniane në Turqi, Rutte: Nuk aktivizohet neni 5

March 5, 2026
Horoskopi ditor, e enjte 28 mars 2024

Horoskopi ditor për nesër, e Premte 6 Mars 2026

March 5, 2026
Irani mohon sulmin ndaj Azerbajxhanit: Nuk i shënjestrojmë vendet fqinje

Irani mohon sulmin ndaj Azerbajxhanit: Nuk i shënjestrojmë vendet fqinje

March 5, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In