• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, July 22, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

“Gjermanizimi” i Europës dhe plani sekret i Merkel e Schäubles

by Java News
30/06/2016 15:51
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ideja e Schäubles është ajo e një Unioni edhe më të fortë, që nuk u bën lëshime atyre që “sillen keq”… dhe me udhëheqjen e Gjermanisë.

Ka shumë “mish në zjarr”, në agjendën e Wolfgang Schäubles. Nëse negociatat me Londrën për Brexit u besohen krerëve të shteteve dhe qeverive të BE-së, ministri gjerman i Financave shikon nga e ardhmja. Njerëzit e tij që punojnë në Detlev-Rohvedder-Haus, një shembull i rrallë i arkitekturës naziste që u shpëtoi bombardimeve të Berlinit nga Aleatët, imagjinojnë që tani një BE pa britanikët, që do i nënshtrohet rreptësisë fiskale.

Ka qenë Handelsblatt, e para e përditshme ekonomike e Gjermanisë, që ka zbuluar se çfarë po gatuhet: “plani sekret” ka për qëllim që të gozhdojë “shtetet anëtare përballë përgjegjësisë së tyre për një politikë fiskale të qëndrueshme”; me një fjalë, respektin maksimal, për rregullat e Paktit të Stabilitetit, Paktit për rritjen ekonomike, ose Kompaktin Fiskal.

Si mund të arrihet një rreptësi e tillë nga një grup vendesh të padisiplinuar të Mesdheut? Është e thjeshtë: “Duke hedhur idenë që Komisioni të refuzojë buxhetet kombëtare, të cilët nuk janë në përputhje me direktivat evropiane për deficitin.” Ky është “shkopi”. Sa për “karrotën”, plani Schäuble bën gjithashtu thirrje për një stimul: zbatimi korrekt i direktivave për anëtarët individualë do të ofronte qasje tek më shumë burime nga Fondet Strukturore.

“Asgjë e re nën diell”, thotë Björn Hacker, profesor i Ekonomisë në Universitetin e Shkencave të Aplikuara të Berlinit. “Atyre që në Gjermani apo jashtë vendit – si zëvendës-kancelari Sigmar Gabriel, Matteo Renzi dhe Francois Hollande – bëjnë thirrje për një buxhet të përbashkët, Schäuble i përgjigjet troç: nuk ka buxhet të ri, por vetëm burimet ekzistuese. Dhe kush nuk i respekton direktivat, nuk do të prekë me dorë as fondet strukturore”. Sipas akademikut, plani “fajkua” i ekuilibrimit të buxhetit, do të kishte pasoja depresive. “Një shtet që është në vështirësi tashmë, jo vetëm që nuk do të shfrytëzojë më stimuj fiskalë apo politika ekspansioniste, por do të shohë t’i shkurtohen edhe burimet e Fondeve Strukturore”.

Sa për Komisionin, forcimin i pushtetit të tij do të ishte vetëm formal. Reforma në fakt shërben për ta privuar nga roli i kujdestarit të Traktateve. Me reduktimin e numrit të komisionerëve, Kolegjit që sot udhëhiqet nga Juncker do t’i mbetet vetëm barra e miratimit apo refuzimit të buxheteve kombëtare që nuk pajtohen. “Ky do të jetë fundi i pushtetit politik të Komisionit: hakmarrje për faktin që në të kaluarën ka bërë lëshimë dhe ka shfaqur shumë fleksibilitet për shtetet, vend që të aktivizonte procedurat e deficitit të tepërt”. “Sëpata” e Ministri, më tej bie mbi të vetmin institucion, që në vitet e fundit ka vepruar me autonomi të plotë: Banka Qendrore Evropiane. Plani Schäuble kërkon që t’i heqë kontrollin e bankave evropiane, i quajtur “konflikt interesi me menaxhimin e politikës monetare”.

“Do të ishte fundi i projektit të një bashkimi bankar: në të vërtetë, as ministri, as Merkel nuk kanë dashur – kujton profesori – por në vitin 2012, Mario Monti dhe Hollande, atëherë i sapozgjedhur i shkëputën një premtim kancelares, e cila nga ana e vet kërkoi mbështetjen e tyre për Kompaktin Fiskal”

Plani i zbuluar nga Handelsblatt, megjithatë, ka një përparësi: ai është në gjendje të bëjë të pakënaqur, si ata që besojnë në një union më të ngushtë, të bazuar në një bashkim të vërtetë monetar dhe bankar, ashtu edhe euroskeptikët që kërkojnë një BE me më pak kompetenca. Risinë e fundit, Schäuble ia rezervon MSE-së: Mekanizmi i Stabilitetit Evropian gradualisht merr kompetencat e Trojkës, tani të ndara midis Komisionit, BQE dhe FMN-së. Një “reformë pozitive”, sipas Hacker e cili ka shansin, nga këndvështrimi i Schäubles, që të heqë qafe Fondin Monetar Ndërkombëtar, fajtor në të kaluarën se ka propozuar ristrukturimin e borxhit grek, aty ku “gjermanët duan të bëjnë kërkesat e tyre, pa skonto”. /Il Giornale – Bota.al

Next Post

Veton Surroi: E turpshme që pas kaq kohësh janë të huajt ata që bëjnë ligjet

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Behlul Jashari, kronisti i qëndresës që u harrua nga Kosova e Shqipëria

Behlul Jashari, kronisti i qëndresës që u harrua nga Kosova e Shqipëria

July 21, 2026
Protesta dhe kërkesat/ Preç Zogaj: Sinjal për reflektim! Prekin probleme thelbësore të demokracisë dhe qeverisjes

Protesta dhe kërkesat/ Preç Zogaj: Sinjal për reflektim! Prekin probleme thelbësore të demokracisë dhe qeverisjes

July 21, 2026
“Do jeni bashkëfajtorë”/ Irani paralajmëron Bullgarinë që të mos i lejojë SHBA-të të përdorin bazat e tyre

“Do jeni bashkëfajtorë”/ Irani paralajmëron Bullgarinë që të mos i lejojë SHBA-të të përdorin bazat e tyre

July 21, 2026
Pas Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut, stuhia e fuqishme “mbërthen” Shqipërinë! Si paraqitet situata në vend

Pas Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut, stuhia e fuqishme “mbërthen” Shqipërinë! Si paraqitet situata në vend

July 21, 2026
“Vendimet për Aeroportin e Vlorës dhe Zvërnecin i firmosi Sali Berisha”, Balla publikon dokumentin (VIDEO)

Paketa e Maleve, Rama publikon mesazhet e qytetarëve: 90% janë profile fallco. Pas tyre janë sorrat e opozitës

July 21, 2026
“Vendimet për Aeroportin e Vlorës dhe Zvërnecin i firmosi Sali Berisha”, Balla publikon dokumentin (VIDEO)

“Vendimet për Aeroportin e Vlorës dhe Zvërnecin i firmosi Sali Berisha”, Balla publikon dokumentin (VIDEO)

July 21, 2026
Ndryshon moti në vend! Pas vapës përvëluese, rikthehen reshjet e shiut

Ndryshon moti në vend! Pas vapës përvëluese, rikthehen reshjet e shiut

July 21, 2026
“Xhamat e errësuar pa leje do të hiqen”, Lamallari: Nuk ju bëjnë të padukshëm, rregullat njësoj për të gjithë

“Xhamat e errësuar pa leje do të hiqen”, Lamallari: Nuk ju bëjnë të padukshëm, rregullat njësoj për të gjithë

July 21, 2026
Era e fortë përfshin Vlorën, priten reshje intensive shiu

Era e fortë përfshin Vlorën, priten reshje intensive shiu

July 21, 2026
Revolta e 52-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin në rrugët e Tiranës

Revolta e 52-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin në rrugët e Tiranës

July 21, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In