• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, October 11, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Veton Surroi: E turpshme që pas kaq kohësh janë të huajt ata që bëjnë ligjet

by Java News
30/06/2016 15:58
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Veton Surroi preferoi të dalë nga izolimi i të shkruarit dhe të zhvillojnë një bisedë letrare për librin e tij më të fundit “Përcaktimi i dashurisë së Marie Gjonit”. I dyzuar mes letërsisë dhe politikës, ai nuk ngurron të jetë kritik edhe për çështjen më të nxehtë aktuale në Shqipëri.

“Është e turpshme që pas kaq shumë vitesh tranzicioni të nevojitet që ambasadorë të huaj të vijnë dhe të ndërmjetësojnë mes shqiptarëve për formën se si duhet të duket institucioni i drejtësisë në Shqipëri”, shprehet shkrimtari Veton Surroi.

Në rast se i duhet të bëjë një krahasim mes artit dhe politikës në ndryshim nga I pari, politika tek ne ka patur vetëm një qëllim.

“Për fat të keq, në shtetet shqiptare në përgjithësi, politika ka qenë një formë që njerëzit janë futur për të nxjerrë përfitime”.

Megjithatë, ai nuk e mohon se një ditë mund ti rikthehet politikës, por jo për të marrë.

“Unë kam qenë në politikë për të dhënë, jo për të marrë, po të ketë nevojë nuk do ta mohoja angazhimin tim”.

Letërsia e tij së fundmi e ka rikthyer edhe në Beograd për promovimin e librit “Miliarderi”, duke ndërtuar një marrëdhënie mes tij dhe Serbisë.

“Pas 17 vjetësh, në Serbi kam qenë për herë të parë vjet për promovimin e librit dhe kjo lloj marrëdhënie më pëlqen”.

E ndërsa cilësia e shkrimeve të tij ritet me moshën, ai ka një arsye pse vazhdon të shkruajë.

“Demonët ende komunikojnë me mua, kërkojnë të dalin në sipërfaqe; kërkojnë zërin e vet”, shprehet Surroi./tch/a.k

Next Post

Mbështetësi i Brexit në qeverinë e Cameroon drejt postit të kryeministrit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com