• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, October 1, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Gjermania u jep infermierëve në Shqipëri 400 euro në muaj për të mësuar gjermanishten, largime masive

by Java News
23/08/2019 07:48
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Vala e emigracionit të personelit shëndetësor që ka prekur prej vitesh Shqipërinë rrezikon të përforcohet edhe më tej për shkak se spitalet gjermane kanë rritur stimujt për tërheqjen e mjekëve dhe infermiereve nga Shqipëria.

Para disa ditësh një nga spitalet më të mëdhenj në Gjermani solli përfaqësuesit e saj në QSUT, të cilët i bënë një ofertë joshëse personelit të infermierisë, e pa aplikuar më parë. Infermierët e përzgjedhur që ishin rreth 20, në një ditë te vetme, do të lënë punën gjatë mësimit të gjuhës gjermane në nivelin B1 në Shqipëri kundrejt një pagesë mujore 400 euro.

Pagesa do të jepet si kompensimin për rrogën që punonjësit marrin në QSUT në mënyrë që ato të përfundojnë sa më shpejt mësimin e gjuhës. Më parë ky stimul nuk mundësohej pasi mësimi i gjuhës vijonte teksa ata ishin në punë. Gjithashtu në kontratën përkatëse, punonjësit gjatë vitit të parë të mësimit në Gjermani do të paguhen me 1500 euro teksa do t’iu kompensohet një pjesë e qirasë. Pasi të jenë standardizuar njohuritë pagat do të kalojnë 2000 eurot.

Për shkak të kësaj situatë një nga pavionet më të rëndësishme të pediatrisë ka mungesë personeli me 30 për qind. Nga 23 infermierë që janë në organike gati 6 vende janë vakante, kryesisht për shkak të largimeve drejt Gjermanisë.

Burimet nga QSUT pohojnë se, stafet mjekësore shqiptare sidomos infermierët shqiptare kanë rezultuar me aftësi të larta në Gjermani. Kjo për shkak se, infermierët shqiptarë në QSUT përpunojnë të sëmurë më shumë se normat europiane. Shqipëria radhitet ndër vendet me numrin më të ulët të stafit mjekësor në raport me popullsinë. Kjo situatë e ka bërë personelin shëndetësor shqiptar me përvojë duke ushtruar shumë funksione për disa lloje sëmundjesh. Bie fjala nuk ka asnjë infermier në QSUT që nuk bën injeksione dhe nuk vë vigona, ndërsa në spitalet europine përgjegjësitë janë shumë të reduktuara për shkak se, një infermier shërben për shumë pak pacientë.

Nga viti 2013 në vitin 2018 janë larguar nga vendi 875 mjekë. Teksa vetëm gjatë vitit 2018 janë larguar nga vendi kryesisht drejt Gjermanisë rreth 2 mijë infermierë. Sipas të dhënave nga numri i certifikatave të kërkuara pranë  Urdhërit të Mjekut vetëm në vitin 2018 janë larguar 164 mjekë, teksa janë diplomuar mbi 250 nga fakulteti u mjekësisë. Nga të dhënat shihet se janë larguar tre gjenerata mjekësh. Largimet u bene më të dukshme pas vitit 2014, ku ikjet e mjekëve specialiste ishin më shumë se 150 në vit mesatarisht.(Monitor) /l.m

Next Post
Video që po “çmend” rrjetin, vajza bën twerk nudo mbi Ferrari

Video që po “çmend” rrjetin, vajza bën twerk nudo mbi Ferrari

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Do t’ju tregoj të gjithë të vërtetën”/ Ronaldo merr vendimin e papritur për Portugalinë

“Do t’ju tregoj të gjithë të vërtetën”/ Ronaldo merr vendimin e papritur për Portugalinë

September 30, 2026
Raporti: Djali i Netanyahut u evakuua fshehurazi nga Miami pas komplotit iranian për vrasjen e tij -

Netanyahu tregon tmerrin në avion: Piloti goditi me thikë kolegun dhe tentoi ta rrëzonte

September 30, 2026
Banka Qendrore e Skandaleve

Banka Qendrore e Skandaleve

September 30, 2026
Emri/ Drejtori i paraburgimit të Vlorës jep dorëheqjen nga posti dhe zbulon arsyen e vendimit

“Arresti me burg” në fokus, ndryshon Kodi Penal, Karanxha: Paraburgimi është tepruar në Shqipëri

September 30, 2026
Integrimi në BE/ Kthupi: Nuk kemi problem të shkruajmë ligje, por të arrijmë standardet

Integrimi në BE/ Kthupi: Nuk kemi problem të shkruajmë ligje, por të arrijmë standardet

September 30, 2026
Von der Leyen në Tiranë, Zogaj: Dy sfidat e mëdha të Shqipërisë janë drejtësia dhe mjedisi

Von der Leyen në Tiranë, Zogaj: Dy sfidat e mëdha të Shqipërisë janë drejtësia dhe mjedisi

September 30, 2026
Protesta e 15-të në Prishtinë! Mijëra qytetarë kërkojnë drejtësi për ish-drejtuesit e UÇK-së

Protesta e 15-të në Prishtinë! Mijëra qytetarë kërkojnë drejtësi për ish-drejtuesit e UÇK-së

September 30, 2026
Malaj: Shqipëria është më pranë Europës, progresi drejt BE-së është i pakontestueshëm

Malaj: Shqipëria është më pranë Europës, progresi drejt BE-së është i pakontestueshëm

September 30, 2026
Von der Leyen në Tiranë/ Bimo: Vizita ishte e rëndësishme! Rama ka të drejtë për veton

Von der Leyen në Tiranë/ Bimo: Vizita ishte e rëndësishme! Rama ka të drejtë për veton

September 30, 2026
Rutte: Vetëm SHBA ishte në gjendje të eliminonte kapacitetin bërthamor të Iranit

Rutte: Vetëm SHBA ishte në gjendje të eliminonte kapacitetin bërthamor të Iranit

September 30, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com