• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, March 17, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Gjermania rikthen kontrollet kufitare

by
15/09/2015 10:07
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Gjermania rikthen kontrollet kufitare

Gjermania ka rivendosur kontrolle në kufijtë e saj. Vendimi vjen pasi vendi ka pritur deri tani dhjetëra mijëra refugjatë.
Ritmet e ardhjes së qindra-mijëra refugjatëve bënë që Gjermania të rivendosë kontrolle në kufijtë e saj. Pikërëndesë është fillimisht kufiri me Austrinë, tha para shtypit ministri i Brendshëm i Gjermanisë, Thomas de Maiziere. “Neve na duhet thjesht pak më shumë kohë dhe njëfarë rregulli në kufijtë tanë”. “Kjo është e nevojshme urgjentisht edhe për arsye sigurie”, tha ai.

Ai pranoi se kontrollet në kufi nuk do t’i zgjidhin të gjitha problemet. Prandaj ka rëndësi angazhimi në rajonet e krizës. Duhet penguar që refugjatët të nisen, kërkoi ministri i Brendshëm gjerman. Autoritetet gjermane shpresojnë se me kontrollet në kufijtë gjermanë do të ngadalësohet vërshimi akut i refugjatëve drejt Gjermanisë.

De Maiziere tha se në bazë të rregullave evropiane në fuqi, Gjermania nuk është përgjegjëse për pjesën më të madhe të refugjatëve që vijnë në kufijtë e saj. Gjermania është vërtet e gatshme të respektojë detyrime humanitare, por gatishmëria e jashtëzakonshme e njerëzve për ndihmë nuk duhet shpërdoruar, tha ai.

Hyrje vetëm me dokumente në Gjermani

Ministri i Brendshëm Gjerman tha se shtetet anëtare të BE-së, ku refugjatët hyjnë për herë të parë, jo vetëm duhet t’i regjistrojnë ata, por të kryejnë edhe procedurat e azilit. Edhe azilkërkuesit duhet të pranojnë, se nuk mund ta zgjedhin vendin ku shkojnë.

Hyrja në Gjermani këtej e tutje do të jetë e mundur vetëm me dokumente të vlefshme udhëtimi – kontrollet në kufi fillimisht nuk janë të kufizuara në kohë. Të gjithë policët e federatës kanë kaluar në gjendje alarmi. Policia Federale i ka dërguar të gjithë policët në dispozicion në Bavari, për të mbyllur kufijtë.

Kontrollet nisën menjëherë në vendkalimet e mëparshme kufitare, bëri të ditur Ministria Federale e Punëve të Brendshme. Policia Federale do të angazhohet me një “numër katërshifror” punonjësish në kufi, angazhimi i Bundeswehrit, ushtrisë gjermane, atje nuk është planifikuar, shkruan gazeta Zeri.

Ndërpritet qarkullimi i trenave me Austrinë

Rreth orës 17 u ndalua qarkullimi i trenave me Austrinë. Më parë landi i Bavarisë kishte kërkuar mbështetje nga Policia Federale për të kontrolluar gjendjen. Kryeministri i Bavarisë, kryetari i CSU-së, Horst Seehofer e quajti këtë vendim urgjentisht të nevojshëm. Kjo masë u mor me dëshirën e Bavarisë, në një telefonatë midis Kancelares Angela Merkel (CDU), kryetarit të Partisë Socialdemokrate (SPD), Sigmar Gabriel dhe tij, duke përfshirë edhe ministrat e Jashtëm dhe të Brendshëm, tha Seehofer pas një mbledhjeje të jashtëzakonshme të kabinetit në Bavari. Vetëm në Mynih që prej fundit të gushtit janë pritur dhe furnizuar mbi 60.000 refugjatë.

“Arrihen kufijtë e ngarkesës”

Më parë qenë shtuar zërat që paralajmëronin për mbingarkimin e Gjermanisë nga vazhdimi i pandërprerë i valës së refugjatëve. Zëvendëskancelari socialdemokrat, Sigmar Gabriel i tha gazetës “Tagesspiegel” se nuk është në radhë të parë numri i refugjatëve, që u shkakton probleme landeve dhe komunave, por para së gjithash ritmi, me të cilin ata vijnë në Gjermani.

Orbani tregon mirëkuptim

Kryeministri i Hungarisë, Viktor Orban, e përshëndeti shprehimisht deklaratën e qeverisë gjermane për të rivendosur përkohësisht kontrolle në kufij. “Ne kemi mirëkuptim të madh për vendimin e Gjermanisë dhe deklarojmë solidaritetin tonë të plotë”, i tha Orban numrit të së hënës (14.09) të gazetës “Bild”.

Edhe ministri i Brendshëm i Çekisë, Milan Chovanec, i tha të dielën TV CT24 se “policia çeke do t’i forcojë kontrollet në kufi me Austrinë”. Masa të tjera do të merren në varësi të numrit të refugjatëve

Next Post

Atalanta Pasko: Kadare flet me pandehma për Mitrush Kutelin

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Zbulohet rrjeti i fshehtë i përgjimeve ruse në Vjenë, antenat që shqetësojnë Perëndimin

Zbulohet rrjeti i fshehtë i përgjimeve ruse në Vjenë, antenat që shqetësojnë Perëndimin

March 17, 2026
“Territorialja”/ Balla: Presim përgjigje deri në darkë. Boçi: Mos jepni ultimatume, jemi parti autonome

Pr/rezoluta kundër Iranit, Balla kritikon PD-në: S’dolët dot nga interesi i vogël për një protestë pa krye

March 17, 2026
“Do të nisesha me biçikletë nga Gjermania”, Ervin Skela: Ëndërr të jem trajner i kombëtares

“Do të nisesha me biçikletë nga Gjermania”, Ervin Skela: Ëndërr të jem trajner i kombëtares

March 17, 2026

Europrospects: Rasti i Veliajt dhe reforma në drejtësi, provë për besueshmërinë e BE-së për shtetin e së drejtës

March 17, 2026
VIDEO / Me 79 vota pro, Kuvendi shpall Iranin sponsorizues të terrorizmit. Dënohen edhe Hezbollah e Garda Revolucionare

VIDEO / Me 79 vota pro, Kuvendi shpall Iranin sponsorizues të terrorizmit. Dënohen edhe Hezbollah e Garda Revolucionare

March 17, 2026
“Irani, financues i terrorizmit”, Balla flet për rezolutën: Po përballemi me akte armiqësore nga Tehrani

“Irani, financues i terrorizmit”, Balla flet për rezolutën: Po përballemi me akte armiqësore nga Tehrani

March 17, 2026
Trump shtyn vizitën në Pekin për shkak të luftës me Iranin

Trump shtyn vizitën në Pekin për shkak të luftës me Iranin

March 17, 2026
Dalja në pension/ Ja kostoja për pagimin e sigurimeve për plotësimin e viteve të punës

Skemat e reja për shlyerjen e borxheve të energjisë, ulje deri në 70% të kamatëvonesës për familjarët

March 17, 2026
Arkitektura e re e kufirit, rishkrimi i jugut të Libanit dhe pragu i pushtimit nga Izraeli

Arkitektura e re e kufirit, rishkrimi i jugut të Libanit dhe pragu i pushtimit nga Izraeli

March 17, 2026
Shpërthimi me tritol në makinën e efektivit, dalin detaje të reja nga hetimet

Arrestohet autori që i vendosi tritol makinës së agjentit të krimeve në Lezhë

March 17, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In