• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, August 1, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Gjermania në krah të Spanjës: Ekstradimi i Puigdemontit varet nga gjykata!

by Java News
26/03/2018 15:20
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter
Zëdhënësi i qeverisë gjermane, Steffen Seibert tha se rasti i Puigdemont u trajtua sipas ligjit. Ky rast nuk do të rëndojë marrëdhëniet me Spanjën është shprehur Seibert. Qeveria gjermane nuk mendon se do të rëndohen marrëdhëniet me Spanjën për shkak të liderit katalanas të separatistëve, Carles Puigdemont. Zëdhënësi i qeverisë, Steffen Seibert u shpreh, se rasti është trajtuar sipas ligjeve gjermane e rregulloreve europiane në fuqi. Tani pritet procedimi i autoriteteve të landit Shlesvig-Holshtajn. “Spanja është një vend demokratik.”

Konflikti për Katalonjën duhet të zgjidhet “brenda të drejtës dhe ligjit kushtetues spanjoll”. Qeveria gjermane e ka mbështetur Spanjën në këtë konflikt. Avokati i Puigdemont bëri ndërkohë të ditur, se Carles Puigdemont nuk do të kërkojë azil politik në Gjermani.

Të hënën (26.03) Carles Puigdemont, kreu i separatistëve në Katalonjë paraqitet para gjykatësit për identifikim. Drejtësia në këtë land do të vendosë për ekstradimin ose jo të 55 vjeçarit. Puigdemont u arrestua të dielën në landin verior gjerman, Shlesvig-Holshtajn. Sipas të dhënave të policisë duke hyrë nga Danimarka në Gjermani. Bazë për këtë arrestim ishte një fletëarrest europian.

Ndërkohë në një demonstratë të madhe në Barcelonë, ku morën pjesë rreth 50.000 vetë, njerëzit protestuan kundër arrestimit të tij. Në këtë demonstratë pati edhe përplasje me policinë. Puigdemont akuzohet në Spanjë për “rebelim”.

Reagimet në Gjermani pas arrestimit të Puigdemont
Arrestimi i Puigdemont ka shkaktuar reagime në Gjermani. Partia E Majta ka qenë më e qartë. Zëdhënësi i grupit parlamentar për çështjet europiane, Andrej Hunko u shpreh se ky arrestim është “turp”. Hunko tha se “rebelimi”, për të cilin akuzohet Puigdemont nuk bën pjesë në 32 deliktet që janë bazë për një fletëarrest europian. Ndjekja penale e tij është “e motivuar politikisht”, sipas Hunkos.

Të Gjelbrit kërkojnë negociata për rastin e Puigdemont. Politikanja për çështjet europiane, Franziska Brantner deklaroi se në fund të fundit bëhet fjalë për një konflikt të brendshëm spanjoll. “Këtë nuk mund ta zgjidhë as një gjykatë gjermane dhe as qeveria gjermane”. Ndërsa partia liberale në opozitë, FDP kërkon që të reagojë Berlini.

“Kërkoj nga qeveria gjermane që të sqarojë sa më shpejt të jetë e mundur, se si do veprohet me këtë dilemë”, tha zëvendëskreu i grupit parlamentar të FDP-së, Alexander Graf Lambsdorff për gazetën “Augsburger Allgemeine”. Nga ana juridike, arrestimi i tij nuk mund të kundërshtohet, sipas FDP, por “politikisht është shumë problematik”.

Miku i partisë së Puigdemont, Joachim Torra Pla shkroi në Twitter se arrestimi i tij nuk është “çështje gjermane”, por “Bashkimi Europian i gjithë ndodhet para përgjegjësisë”. Shoqata për Popujt e Kërcënuar paralajmëroi nga ekstradimi i Puigdemont në Spanjë. Kriminalizimi i politikanëve katalonjas nuk e zgjidh krizën e Katalonjës, por krijon tensione të reja, u shpreh drejtori për të Drejtat e Njeriut në këtë shoqatë, Ulrich Delius në Göttingen./dw/ma.me

Next Post
Drogë në stan, sekuestrohen 281 kg kanabis në Gjirokastër, pranga 60-vjeçarit

Emrat/ Sekuestrohen 121 kg kanabis, arrestohen 4 korçarë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Tërmet në Napoli, ja sa ishte magnituda! Mediat: Më i forti në 40 vite

Tërmet në Napoli, ja sa ishte magnituda! Mediat: Më i forti në 40 vite

July 31, 2026
Profilet! Kush janë 4 anëtarët e rinj të Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë

Rezerva valutore, në nivel rekord: Arriti në 7.88 miliardë euro në qershor

July 31, 2026
AfD nxjerr në skenë filmin kundër të huajve, publiku duartroket “vrasësin” e emigrantëve

AfD nxjerr në skenë filmin kundër të huajve, publiku duartroket “vrasësin” e emigrantëve

July 31, 2026
Shtohen kontrollet për ndotjen akustike, Lamallari: Kush lëshon muzikën mbi normat e lejuara, do të përballet me pasojat

Shtohen kontrollet për ndotjen akustike, Lamallari: Kush lëshon muzikën mbi normat e lejuara, do të përballet me pasojat

July 31, 2026
60 mijë refugjatë, 57 të vdekur! Një dramë afrikane pranë Europës

60 mijë refugjatë, 57 të vdekur! Një dramë afrikane pranë Europës

July 31, 2026
Më pak rezervime për pushime jashtë vendit, rritet interesi për destinacionet vendase

“Time Out”: Nga frika te mahnitja, përshtypjet e një turisteje britanike në Shqipëri

July 31, 2026
Spanja nxjerr monedhën e re Euro për të festuar suksesin në Kupën e Botës

Spanja nxjerr monedhën e re Euro për të festuar suksesin në Kupën e Botës

July 31, 2026
Vendim i papritur nga klubi shqiptar, ndërpret bashkëpunimin me trajnerin pas kualifikimit në Conference League

Vendim i papritur nga klubi shqiptar, ndërpret bashkëpunimin me trajnerin pas kualifikimit në Conference League

July 31, 2026
Numër i lartë llogarish nga SHBA-të, dyshime për fushatë propagandistike Maga në Itali

Numër i lartë llogarish nga SHBA-të, dyshime për fushatë propagandistike Maga në Itali

July 31, 2026
“Zero tolerancë ndaj abuzimeve”! Tatimet aksion për informalitetin me naftën në Durrës

Fund karburanteve anonime? Çdo litër do të gjurmohet nga importi deri te pompa! Qeveria aktivizon sistemin e ri

July 31, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com