• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, June 21, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Gjermania “në këmbë” kundër AfD-së, mijëra njerëz i bashkohen demonstratave

by A R
26/01/2025 09:31
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Dhjetëra mijëra njerëz dolën në demonstrata të shtunën në më shumë se 60 qytete gjermane kundër partisë populiste të ekstremit të djathtë, Alternativës për Gjermaninë (AfD).

Gjatë demonstratave qytetarët bënë thirrje që partitë demokratike të mos bashkëpunojnë me AfD pas zgjedhjeve dhe mbajtën në duar slogane për të përforcuar kërkesën e tyre.

Sipas policisë, në Berlin të paktën 35 mijë persona u mblodhën te porta e Brandenburgut dhe duke mbajtur qirinj në duar dërguan mesazhin e tyre “kundër kalimit të vendit në krahët e të djathtës ekstreme”. “Përndryshe do të ketë kryengritje të dinjitozëve”, thërrisnin demonstruesit.

Christoph Bautz, kreu i Campact, i cili bashkëorganizoi theksoi se “partitë demokratike duhet të ndihmojnë për t’i bërë ballë topit të zjarrit dhe jo për të bashkëpunuar me AfD”.

Dhe duke iu drejtuar kreut të Partisë Demokristiane (CDU) Friedrich Merz, ai paralajmëroi se “nëse ai kërkon një shumicë me AfD-në për çështjet e emigracionit, do të ketë një revoltë të të denjëve në këtë vend”.

Gjermania “në këmbë” kundër AfD-së,

Ndër të tjera, në demonstratë mori pjesë edhe kryetarja e Sinodit të Kishave Ungjillore në Gjermani, Anna-Nicole Heinrich, e cila tha se “Zoti u ka dhënë të gjithë njerëzve të njëjtin dinjitet dhe për këtë arsye nuk do të heshtim kur njerëzit përjashtohen, sulmohen apo kërcënohen dhe ne i qëndrojmë përballë kujtdo që sulmon demokracinë”.

Ajo gjithashtu vuri në dukje se kishat mbeten një vend strehimi dhe u bëri thirrje politikanëve që të mos shtrembërojnë faktet gjatë fushatës zgjedhore.

Më shumë se 40,000 njerëz demonstruan sot edhe në Këln , me pjesëmarrjen e Ministrit Federal të Shëndetësisë Karl Lauterbach (SPD), ndërsa një tubim prej 3,000 personash u zhvillua në Aschaffenburg, ku të enjten e kaluar një afgan vrau një djalë 2-vjeçar dhe një 41-vjeçar që ka tentuar ta ndalojë.

Në qytetin Halle në Saksoni-‘Ahalt, ku u mbajt tubimi kryesor zgjedhor i AfD me folësit Alice Ëeidel dhe Tino Hrupala, rreth 10,000 demonstrues shprehën kundërshtimin e tyre, ndërkohë që olicia ruante tubimet me forca të mëdha sigurie dhe asistencë nga shtetet fqinje.

Gjermania “në këmbë” kundër AfD-së,

Demonstrata të ngjashme u mbajtën në Münster , Karlsruhe, Regenstauf dhe qytete të tjera, ndërsa për nesër është planifikuar një tubim në Hamburg.

Një vit më parë pati sërish demonstrata masive kundër të djathtës ekstreme, me rastin e zbulimit të takimit sekret të zyrtarëve të AfD-së me neonazistët në Potsdam të Brandenburgut, ku u përfol se hartonin edhe planin për dëbimin me forcë të rreth 2 milionë emigrantëve.
Next Post
Kryepeshkopi Janullatos mesazh për Pashkët ortodokse: Mos lejojmë që koronavirusi të na gjunjëzojë

Greqia nderon Janullatos! Në Athinë kremtohet shërbesa e liturgjisë hyjnore, i pranishëm edhe Mitsotakis

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Ndodh edhe kjo! Futbollistit iranian i skadon viza amerikane pas ndeshjes së parë në Kupën e Botës

Ndodh edhe kjo! Futbollistit iranian i skadon viza amerikane pas ndeshjes së parë në Kupën e Botës

June 21, 2026
“Doja të vrisja veten”, Klaudjo rrëfen momentin që i ndryshoi jetën: Vëllai më doli para makinës…

“Doja të vrisja veten”, Klaudjo rrëfen momentin që i ndryshoi jetën: Vëllai më doli para makinës…

June 21, 2026
Beteja për minoritetin në Himarë, Bido: Për 300 veta luhet loja. Beleri ndërhynte për shtetësinë greke

Pse po e denigrojnë studiuesin Ardit Bido?

June 21, 2026
101 metra drejt qiellit, Armenia po ndërton statujën më të madhe të Jezusit në botë

101 metra drejt qiellit, Armenia po ndërton statujën më të madhe të Jezusit në botë

June 21, 2026
VIDEO / “Shqipëria nuk është vetëm bregdet”, ambasadorët tur në veri të vendit, ja mesazhi i Hoxhës

VIDEO / “Shqipëria nuk është vetëm bregdet”, ambasadorët tur në veri të vendit, ja mesazhi i Hoxhës

June 21, 2026
Protesta/ Deputeti socialist: Nëse keni alternativë më të mirë, bujrum tek kutia e votimit!

Protesta/ Deputeti socialist: Nëse keni alternativë më të mirë, bujrum tek kutia e votimit!

June 21, 2026
U ndje keq në plazh, 59-vjeçari humb jetën rrugës për në spital

Media spanjolle: Shqipëria, parajsa e fundit e përballueshme e Europës

June 21, 2026
Protesta, Berisha: Mbështesim lëvizjen e fuqishme rinore, nuk jemi kundër investimeve

Berisha mesazh Ramës: Protesta është Vaterloja jote, largohu dhe përballu me drejtësinë

June 21, 2026

Votimi ndan shapin nga sheqeri

June 21, 2026
Sekuestrohen 798 steka cigare në Portin e Durrësit, kapet 34-vjeçari me armë automatike

Sekuestrohen 798 steka cigare në Portin e Durrësit, kapet 34-vjeçari me armë automatike

June 21, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In