• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, October 15, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Gjermania kthen dhe 70 azilkërkues

by
12/08/2015 17:22
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Gjermania kthen dhe 70 azilkërkues

Rreth 70 shtetas shqiptarë janë riatdhesuar sot pasi iu refuzua kërkesa për azil në Gjermani. Mes të rikthyerve ka edhe gra e fëmijë. Ata u ulën në aeroportin e Rinasit pas një ndalese në Prishtinë.

Azilkërkuesit e rikthyer thonë se nuk u njoftuan për dëbimin dhe se autoritetet u thanë se do t’u ndryshonin shtëpinë. Ky është kontingjentit i tretë që riatdhesohet brenda pak kohësh, pasi më parë janë kthyer dy grupe të tjera përkatësisht me 70 dhe 20 persona.

Ambasada e Gjermanisë në vendin tonë deklaroi dje se, sot dhe nesër do të kthehen në atdhe me dy avionë charter 195 azilkërkues shqiptarë. 70 prej tyre janë dëbuar nga Gjermania, pasi kanë shkelur rregullat e qëndrimit, ndërsa 125 shqiptarë të tjerë do të kthehen vullnetarisht.

Berlini zyrtar ka ritheksuar se nuk do të ketë azil ekonomik në Gjermani, ndërsa ka bërë apel që qytetarët shqiptarë të mos e ndërmarrin këtë iniciativë, pasi do të penalizohen.

“Në kuadër të marrëveshjes me Shqipërinë për përshpejtimin e shqyrtimit të kërkesave të azilantëve shqiptarë, pritet që brenda gushtit të jenë kthyer në atdhe të gjithë personat që kanë aplikuar për azil ekonomik. Shpenzimet për kthimin në atdhe duhet t’i paguajnë vetë azilkërkuesit, pasi bileta e avionit dhe shpenzimet e tjera të udhëtimit drejt Shqipërisë, janë më të mëdha se ndihma që marrin azilkërkuesit në Gjermani”, ka deklaruar ambasada.

Next Post

Beccheti në kërkim ndërkombëtar, por në Londër bën...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com