• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, October 26, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Aktualitet

Gjermania kërcënon: Kosova e Serbia s’do të hyjnë në BE, nëse ndryshojnë kufijtë!

by Java News
31/08/2018 19:14
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Politikologu gjerman, Bodo Weber, vlerësoi se Berlini zyrtar këmbëngul në qëndrimin e saj të mëparshëm rreth mosndryshimit të kufijve në Ballkan, duke theksuar se do ta pengojë integrimin e Serbisë dhe të Kosovës në BE, nëse ndodh ndryshe. Weber për DW deklaroi se përgjegjës për ecurinë e dialogut, meqë sërish janë përmendur ide të vjetra për ndarjen e Kosovës, janë përfaqësuesja e lartë e BE-së, Frederica Mogherini dhe administrata e Donald Trumpit.

“Gjermani kategorikisht qëndron në pozicionet e mëparshme se nuk do të ketë ndryshim kufijsh në Ballkan, ndarje të Kosovës, apo ndryshim territoresh”, deklaroi Weber.

Ai shtoi se Berlini zyrtar do ta ndalojë hyrjen e Serbisë dhe të Kosovës në BE nëse vije deri te ndryshimi i kufijve, transmeton rtk shkrimin e DW.

Weber shtoi se ndryshimi i kufijve nuk është e nevojshme, meqë “dialogu kishte sukses më 2013-ën, kur Serbia ishte në pozicion që ta pranonte se Kosova nuk është pjesë e saj dhe që Beogradi po përpiqej ta kthente situatën para vitit 2013, me idenë e ndërrimit të territoreve, kompromisi Kosovës-Serbi kështu të mos pranonte se Serbia kishte ngelur pa Kosovën. Weber fajëson Mogherinin që dialogu ka rënë në këtë pikë ku është tani, në krizë.

“Si pasojë e kësaj krize është se tanimë kanë rënë të gjitha vijat e kuqe, gjegjësisht, nuk reagohet në shkeljen e vijave të kuqe, që tregon dobësinë e BE-së”, deklaroi Weber.

Tutje, politikologu Weber theksoi se në raport me administratën e Trump-it nuk ndjehet i befasuar ngase presidenti Trump ka kërcënuar se do të shkatërrojë rendin mbi të cilin Perëndimi ka punuar më se 30 vjet- që nuk do të lejonte demarkimin e kufijve në vija etnike.

“Që me rënien e Jugosllavisë, është punuar në parimin që vendet e ish Jugosllavisë të bëjnë demarkimin në bazë të kufijve të brendshëm, por me të drejta të plota të pakicave, që ishte dhe parim bazë. Tani ky parim u hoq, praktikisht, brenda natës”, deklaroi Weber.

ma.me

Next Post
Ilir Çumani: Vetëvrasja e e gazetares Arlinda Canaj, vetëvrasjet në radhët e intelektualëve

Ilir Çumani: Vetëvrasja e e gazetares Arlinda Canaj, vetëvrasjet në radhët e intelektualëve

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Një alarm që nuk mund të shpërfillet! Tetë gra të vrara brenda 10 muajve në Kosovë

Një alarm që nuk mund të shpërfillet! Tetë gra të vrara brenda 10 muajve në Kosovë

October 26, 2026
Dhuna në protesta, Policia udhëzon Komisariatet: Numra identifikimi për efektivët, mbrojtje për të miturit

Dhuna në protesta, Policia udhëzon Komisariatet: Numra identifikimi për efektivët, mbrojtje për të miturit

October 26, 2026
Forumi i Qeverisjes Globale (Xiong’an) bën thirrje për bashkëpunim më të fortë shumëpalësh

Forumi i Qeverisjes Globale (Xiong’an) bën thirrje për bashkëpunim më të fortë shumëpalësh

October 26, 2026
Parlamenti i Ukrainës zgjat gjendjen e luftës dhe mobilizimin e përgjithshëm deri në janar 2027

Parlamenti i Ukrainës zgjat gjendjen e luftës dhe mobilizimin e përgjithshëm deri në janar 2027

October 26, 2026
Sulmet e rebelëve Huthi kanë anuluar më shumë se 4,000 fluturime në të gjithë Arabinë Saudite

Sulmet e rebelëve Huthi kanë anuluar më shumë se 4,000 fluturime në të gjithë Arabinë Saudite

October 26, 2026
Shkulja e pllakës së Aleks Nikës / Xhaxhai i tij mes dhimbjes: Nuk dimë kush e hoqi, por dimë kush e vrau!

Shkulja e pllakës së Aleks Nikës / Xhaxhai i tij mes dhimbjes: Nuk dimë kush e hoqi, por dimë kush e vrau!

October 26, 2026
Çështja ‘Beleri’ dhe tensionet në Kosovë/ Çupi: S’janë të rastësishme, Shqipëria ndodhet para një rreziku të madh konfliktesh

Ballistët kapin rob partizanin në bulevardin e Musolinit, Tiranë

October 26, 2026
Bisedimet në Abu Dhabi, Moska paralajmëron: Negociatat trepalëshe nuk e ndalin luftën, vazhdojnë sulmet masive

Bisedimet në Abu Dhabi, Moska paralajmëron: Negociatat trepalëshe nuk e ndalin luftën, vazhdojnë sulmet masive

October 26, 2026
Humbja e bujshme e Vuçiçit në zgjedhje, reagon Kremlini: Vlerësojmë kontributin që ka dhënë për Moskën

Humbja e bujshme e Vuçiçit në zgjedhje, reagon Kremlini: Vlerësojmë kontributin që ka dhënë për Moskën

October 26, 2026
Prokuroria sekuestron kamerat për identifikimin e policit që qëlloi Vishkullin dhe dërgon letërporosi në Itali

Prokuroria sekuestron kamerat për identifikimin e policit që qëlloi Vishkullin dhe dërgon letërporosi në Itali

October 26, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In