• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, July 18, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Gjermania, Franca dhe Beneluksi propozojnë të drejtë të kufizuar vote për anëtarët e rinj të BE-së

by A R
10/06/2026 12:19
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Një grup shtetesh anëtare të Bashkimit Evropian (BE) kanë propozuar që anëtarët e ardhshëm të bllokut, gjatë një periudhe kalimtare pas pranimit në bllok, të kenë të drejta të kufizuara.

Në mesin e kufizimeve kyç është propozimi që anëtarët e rinj të kenë të drejtë të kufizuar vote.

“BE-ja duhet të zhvillojë një diskutim të detajuar mbi mundësinë e kufizimeve të përkohshme, kalimtare të së drejtës së votës për shtetet e reja anëtare, veçanërisht në fushat e acquis-së së BE-së ku kërkohet unanimitet [për shembull zgjerimi, politika e përbashkët e jashtme dhe e sigurisë, korniza shumëvjeçare financiare], duke marrë parasysh ndjeshmërinë juridike dhe politike”, thuhet në të ashtuquajturin non-paper të nënshkruar nga Gjermania, Franca dhe shtetet e Beneluksit (Holanda, Belgjika dhe Luksemburgu).

Radio Evropa e Lirë ka pasur qasje në këtë dokument jozyrtar.

REL i është drejtuar Qeverisë në detyrë të Kosovës për të marrë një qëndrim për këtë propozim dhe është në pritje të përgjigjes.

Non-paper është dokument joformal që përdoret në qarqet diplomatike evropiane për paraqitjen e ideve të reja, testimin e qëndrimeve ose propozimin e zgjidhjeve, pa e detyruar palën që e paraqet atë të marrë qëndrim formal.

Për momentin, i vetmi shtet me gjasa reale për anëtarësim të ardhshëm në BE është Mali i Zi, pasi Bashkimi Evropian ka marrë vendim për formimin e një grupi ad hoc që do të punojë në hartimin e draft-marrëveshjes së anëtarësimit.

Kjo është hera e parë pas 17 vjetësh që BE-ja nis punën për tekstin e një marrëveshjeje anëtarësimi, pas vitit 2009, kur i njëjti proces filloi për Kroacinë.

Kroacia është anëtare me të drejta të plota e BE-së që nga viti 2013, gjë që përbën periudhën më të gjatë në historinë e bllokut evropian pa zgjerim, përkatësisht pranim të anëtarëve të rinj.

Vendet e rajonit të Ballkanit Perëndimor janë në faza të ndryshme në rrugën e tyre drejt anëtarësimit. Vetëm Kosova është më prapa, pasi është i vetmi shtet që nuk ka ende statusin e vendit kandidat, ndërkaq aplikimi për anëtarësim që Prishtina e ka dorëzuar në dhjetorin e vitit 2022, Brukseli ende nuk e ka trajtuar.

Në dokumentin e nënshkruar nga Gjermania, Franca dhe shtetet e Beneluksit theksohet se situata gjeopolitike ka ndryshuar ndjeshëm që nga hyrja e Kroacisë në BE dhe se, siç thuhet, zgjerimi nuk shihet më vetëm si një proces teknik i bazuar në merita, por si një investim strategjik në paqen, sigurinë, stabilitetin dhe prosperitetin e Evropës.

Autorët e dokumentit konsiderojnë se nevojitet një model i përgjithshëm për marrëveshjet e ardhshme të anëtarësimit dhe një katalog opsionesh që mund të përshtatet me veçoritë e secilit shtet kandidat. Aty propozohet po ashtu hartimi i një kornize standarde për marrëveshjet e ardhshme të anëtarësimit, me mundësinë e përshtatjes për kandidatët individualë dhe sfidat që anëtarësimi i tyre mund t’i sjellë BE-së.

Këto pesë shtete anëtare të BE-së propozojnë forcimin dhe zgjatjen e vlefshmërisë së klauzolave mbrojtëse, të cilat do të zbatoheshin për çështje që lidhen me sigurinë e brendshme të BE-së, sigurinë ekonomike dhe qëndrueshmërinë ndaj ndërhyrjeve të huaja.

Vëmendje e veçantë në forcimin e sundimit të ligjit

Sipas dokumentit, sundimi i ligjit është fusha më e rëndësishme në të cilën do të zbatoheshin klauzolat mbrojtëse. Pesë shtetet anëtare të BE-së propozojnë të ashtuquajturën klauzolë për parandalimin e prapakthimit në raport me vlerat evropiane dhe sundimin e ligjit. Shkelja e këtij obligimi, siç thuhet në dokument, mund të aktivizojë automatikisht sanksione financiare, procedura për shkeljes ose mekanizma të rinj mbrojtës.

Po ashtu, propozohet që institucionet e BE-së të kenë mundësinë të reagojnë ndaj cenimit serioz të sundimit të ligjit, parimeve demokratike dhe lirisë së mediave.

Ndër të tjera, propozohet që masat e mundshme të përfshijnë edhe pezullimin e formave të caktuara të bashkëpunimit me shtetin e ri anëtar që bën këto shkelje.

Po ashtu, konsiderohet se pjesëmarrja në Zyrën e Prokurorit Publik Evropian duhet të jetë një parakusht politik për anëtarësimin e shteteve të reja. Kjo shihet si një instrument i rëndësishëm për mbrojtjen e sundimit të ligjit dhe luftimin e keqpërdorimit të fondeve evropiane.

Parandalimi i bllokadave të mundshme dhe mungesës së bashkëpunimit

Në dokument propozohet futja e një klauzole të veçantë që do t’u kujtonte anëtarëve të rinj detyrimin për bashkëpunim besnik me Bashkimin Evropian.

“Sjellja që minon unitetin, besimin e ndërsjellë dhe procesin e vendimmarrjes në BE i shkakton dëm serioz gjithë bllokut evropianë”, vlerësojnë autorët e dokumentit.

Për këtë arsye, ata konsiderojnë se marrëveshjet e anëtarësimit duhet të përmbajnë mekanizma për reagim ndaj një sjelljeje të tillë./REL

Next Post
E rëndë në Kosovë, burri qëllon me thikë gruan dhe vajzën e mitur

Shpërthim me lëndë plasëse në Balldren të Lezhës, shoqërohet një person

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Kriza rikthehet! Irani ‘ngrin’ Memorandumin e Islamabadit: SHBA shkeli të gjitha angazhimet

Kriza rikthehet! Irani ‘ngrin’ Memorandumin e Islamabadit: SHBA shkeli të gjitha angazhimet

July 18, 2026
Kina aktivizon reagimin emergjent të nivelit II pas rrëshqitjes së dheut në Chongqing

Kina aktivizon reagimin emergjent të nivelit II pas rrëshqitjes së dheut në Chongqing

July 18, 2026
Fierza sfidon thatësirën, rezervat ujore mbeten mbi mesataren e sezonit

Fierza sfidon thatësirën, rezervat ujore mbeten mbi mesataren e sezonit

July 18, 2026
Skandali në Postën Shqiptare, dëshmia e arkëtares: Mataj merrte thesin me para dhe largohej me çantën e saj!

Skandali në Postën Shqiptare, dëshmia e arkëtares: Mataj merrte thesin me para dhe largohej me çantën e saj!

July 18, 2026
“Jam mysliman” i Ben Blushit – një roman mes provokimit të madh dhe debatit mbi identitetin

“Jam mysliman” i Ben Blushit – një roman mes provokimit të madh dhe debatit mbi identitetin

July 18, 2026
Videoja bëhet virale! Trump ndërpret Infantinon me batutë: Derisa skuadra e tij humbet!

Videoja bëhet virale! Trump ndërpret Infantinon me batutë: Derisa skuadra e tij humbet!

July 18, 2026
Diploma të dyfishta me universitete italiane, Fakulteti i Gjuhëve të Huaja prezanton tre programe të reja studimi

Diploma të dyfishta me universitete italiane, Fakulteti i Gjuhëve të Huaja prezanton tre programe të reja studimi

July 18, 2026
Capdevila i bën thirrje Trumpit për ndihmë: Më refuzuan hyrjen në SHBA për finalen e Botërorit

Capdevila i bën thirrje Trumpit për ndihmë: Më refuzuan hyrjen në SHBA për finalen e Botërorit

July 18, 2026
Projektligji i ri për kripto-asetet: Tatimet do të monitorojnë transaksionet

Projektligji i ri për kripto-asetet: Tatimet do të monitorojnë transaksionet

July 18, 2026
Europa përballet me mot ekstrem, temperaturat pritet të arrijnë 44 gradë në Spanjë

Europa përballet me mot ekstrem, temperaturat pritet të arrijnë 44 gradë në Spanjë

July 18, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In