• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, September 21, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Gjermania/Demonstrata të mëdha kundër racizmit

by Java News
14/10/2018 14:04
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Një spektër i gjërë organizatash shoqërore dhe politike ka organizuar në Berlin dhe shumë qytete të tjera demonstrata të mëdha kundër racizmit dhe ndarjeve. Në protestën e Berlinit morën pjesë mbi 240.000 njerëz.

Nën qiellin e hapur u mblodhën sipas organizatorëve në Berlin plot 242.000 njerëz për të marrë pjesë në demonstratat e mëdha me titull “Unteilbar” (Të pandashëm). “Jemi jashtëzakonisht të kënaqur me pjesëmarrjen”, tha bashkiniciatori  i protestës për një Evropë të bashkuar dhe kundër narjeve e racizmit, Felix Müller. Organizatorët kishin parashikuar se në Berlin do të mblidhen vetëm rreth 40.000 njerëz. Policia fliste për dhjetëra mijëra njerëz, ndërsa mediat pohojnë se pohimet e organizatorëve për pjesëmarrjen shumë masive, mund të jenë të vërteta. Gjatë demonstratës nuk ka pasur ndonjë incident serioz.

Pjesëmarrësit brohorisnin “Thuaje me zë të lartë, thuaje qartë, ne jemi të pandashëm”. “Këtu nuk ka vend për nazistë”, shkruante në shumë pankarta. Shumë pjesëmarrës mbanin në duar simbole paqësore. Ndërsa në një pankartë të madhe shkruante “Solidaritet me viktimat e të djathtës, dhunës raciste dhe antisemitiste”.

 

“”Të drejtat e njeriut duhet të respektohen”

Në skenën e përgatitur në Alexanderplatz u rikujtuan normat e Kartës së përgjithshme të të drejtave të njeriut, të miratuar para 70 vitesh. “Ti ke të drejtë të mendosh lirshëm, të besosh ku dhe kë të duash, të mbrohesh nga përndjekjet dhe dhuna, të martohesh me kë të të duash – ide madhështore!” Vlerat njerëzore dhe të drejtat e njeriut janë baza e një shoqërie moderne, u tha në fjalime.

Zëdhënësja e “Unteilbar” Theresa Hartmann apeloi tek shoqëria civile. “Ka ardhur koha që njerëzit të kuptojnë se ne jemi ata që duhet të nisim diçka, nëse duam të ndryshojmë gjërat.” Në protesta merrnin pjesë njerëz nga të gjitha strukturat e shoqërisë, femra dhe meshkujt, të moshuar dhe fëmijë, njerëz nga Gjeramania dhe vende të tjera.

Kolona prej gjashtë kilometrash parakaloi nëpër qendër të Berlinit, e në mesin e tyre ishin edhe këngëtarët Herbert Grönemeyer, Konstantin Wecker dhe Dota Kehr.

Kritikat ndaj Wagenknecht dhe CDU

“Unteilbar” është një shoqatë ku përfaqësohen me qindra organizata dhe shoqata nga shoqëria civile, partitë politike, kisha, sindikatat. Ato thonë se në shoqërinë gjermane po zhvillohet një lëvizje shumë e rrezikshme në të djathtë, ku racizmi dhe shkelja e të drejtave janë bërë përditshmëri. Ndaj ka ardhur koha të ngrihet zëri kundër tyre. Ndër pjesëmarrësit ishin edhe publicistët Jan Böhmermann dhe Carolin Emcke, shoqatat e mjekve, shefja e SPD Andrea Nahles, ministri i Jashtëm Heiko Maas. SPD, e Majta dhe Ekologjistët janë ndër nënshkruest e inciativës.

Por iniciativës nuk i është bashkangjitur kryetarja e të Majtës Sahra Wagenknecht, e cila ka kritikuar disa prej qëllimeve të organizimit. Ndonëse edhe ajo mbështetë inicitivat kundër lëvzijes së shoqërisë në të djathtë dhe racizmit. As CDU e landit të Berlinit nuk e ka mbështetur pa rezerva iniciativën “Unteilbar”, sepse nuk ishte dakord me mënyrën e organizimit dhe mbështetjen nga disa organizata. Për këtë shkak janë kritikuar nga organizatorët dhe demonstruesit. Demonstrata në shenjë mbështetjeje të iniciativës janë mbajtur edhe në disa qytete të tjera. Nuk ka të dhëna për ndonjë incident serioz. (Tema)

Next Post
‘Lidhje me trafikantin e drogës’, Balla padi të re për Salianjin

‘Lidhje me trafikantin e drogës’, Balla padi të re për Salianjin

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

VIDEO / Përfundon Loti 2 i aksit Elbasan–Papër, Rama publikon pamjet

VIDEO / Përfundon Loti 2 i aksit Elbasan–Papër, Rama publikon pamjet

September 21, 2026
Pse vendet e BE po përplasen për projektligjin për akoolin

Pse vendet e BE po përplasen për projektligjin për akoolin

September 21, 2026
Punësimi në shtet rritet sërish për tremujorin e dytë, mbi 186 mijë kontribuues

Punësimi në shtet rritet sërish për tremujorin e dytë, mbi 186 mijë kontribuues

September 21, 2026
Horoskopi i Brankos për sot, e premte 28 gusht 2026

Horoskopi i Brankos për sot, e hënë 21 shtator 2026

September 21, 2026
Ambasadori i SHBA-së në OKB: Dera është e hapur për negociata me Iranin -

Ambasadori i SHBA-së në OKB: Dera është e hapur për negociata me Iranin –

September 21, 2026
Mes Diellës dhe Skënderbeut: politika virtuale dhe Shqipëria reale

Putini nuk ka nevojë të fitojë në Ukrainë për të fituar në Evropë

September 21, 2026
Aksident i rëndë në Vaqarr, plagosen 6 fëmijë dhe shoferja

Aksident fatal në Elbasan, makina përplas për vdekje një grua

September 21, 2026
Bien çmimet në Europë, Shqipëria nuk ‘tundet’: Me pagë më të ulët, ushqimet i blejmë thuajse sa Italia

Si e arriti dhe e kaloi Shqipëria mesataren e BE-së… me çmimet e ushqimeve

September 21, 2026
Ndahet nga jeta në moshën 27-vjeçare djali i modeles dhe aktores së njohur

Ndahet nga jeta në moshën 27-vjeçare djali i modeles dhe aktores së njohur

September 21, 2026
Dita e sotme me kthjellime dhe shtim gradual vranësirash, pasditja me reshje shiu

Dita e sotme me kthjellime dhe shtim gradual vranësirash, pasditja me reshje shiu

September 21, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com