• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, March 25, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Gjermani në bunker

by Ardian Vehbiu
03/12/2024 08:52
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Ardian Vehbiu

Rastësisht lexoj sa më poshtë, te një shkrim i gazetës Tema i datës 3 nëntor 2024, me pjesë nga libri “Guerra più lunga. Albania 1943-1948”, i Franco Benanti-t – mjek ushtarak italian në Shqipëri që, pas kapitullimit të Italisë Fashiste, iu bashkua njësive partizane.

“Me 15 nëntor [të vitit 1944, A.V.], gjermanët u larguan masivisht nga kryeqyteti, duke lënë një fortesë të improvizuar, në qendër të sheshit “Skënderbe”. Aty ndodhej një ushtar i vetëm, me një mitraloz dhe shumë arka me fishekë. Ky ushtar rezistoi i vetëm, 36 orë rresht, ndaj sulmeve të Brigadës IV. Në fund, kur i shteri të gjitha municionet, ai e vrau veten. Kështu Tirana u çlirua me 17 nëntor”.

Dua ta besoj, sepse më sugjeron motivin për një film të jashtëzakonshëm. Çfarë do t’i kenë thënë atij të shkretit, për ta bindur që të rrinte në bunker, teksa shokët u tërhoqën dhe u larguan? Ta kenë gënjyer, duke i dhënë shpresë se do të ktheheshin shumë shpejt? Apo të kenë hedhur short? Të jetë ndier vallë ushtari depresiv, dhe ta ketë kërkuar vetëflijimin? Apo të jetë ofruar vullnetar, për të shlyer ndonjë krim të mëhershëm?

E kam vështirë, nga ana tjetër, të përfytyroj oficerin që t’i afrohet këtij dhe t’i thotë: miku im, ne po ikim pak tani në Gjermani, por do të rrish këtu që të vazhdosh luftën. Të kemi lënë aq municion sa të kesh me çfarë ta kalosh kohën. Führer-i do të jetë krenar me ty. Ja edhe një Kryq i Hekurt, që po ta jap paraprakisht, për heroizëm të pashembullt në vijën e frontit. Të jap fjalën se do të kujdesemi për familjen tënde. Ndodhnin vallë gjëra të tilla?

Nuk di ç’të them. Fakti që rrëfimi vjen nga një italian nuk është pa ndikim në raportin e tij me të vërtetën: falë shpirtit artistik, italianët nuk e linin realitetin të ndërhynte, për ta prishur një moment sentimentalist perfekt. Nga ana tjetër, prej një ushtari gjerman vërtet mund ta presë njeriu këtë lloj heroizmi burokratik.

E shoh ushtarin të shkojë dhe të marrë në dorëzim arkat me municion që ia kanë lënë; ushqimet (kuti me galeta 44; kuti sardele: 12; multivitamina 12 shishka X 100 tableta secila); paguret me ujë; paguret me verë; paguret me Schnapps. Të firmosë disa shkresa, që çlirojnë nga përgjegjësia eprorët e tij. Të nënshkruajë një letër model, drejtuar Hitlerit. Krenar që, pas kaq e kaq vitesh anonimiteti, po i del më në fund emri diku. Mbase i ofrojnë ndonjë last meal. I japin edhe një libër lutjesh, ose përkundrazi, një revistë porn. Të vetmen revistë porn që ka në zotërim batalioni. Ose, një libër lutjesh dhe një revistë porn.

T’i lindë vallë ndonjë dyshim, se kjo që po bën nuk ka as kuptim as logjikë? Se fati i luftës tani është vendosur, dhe sakrifica e tij nuk vlen për asgjë tjetër, përveçse për shpirtin e tij ushtar? Po mos kujton se mund të ndryshojë diçka, duke e vonuar armikun qoftë edhe për pak orë?

Sërish, nuk di ç’të them. Por di që filmi, kur të bëhet, do t’i përmbajë këto përgjigje. Sepse filmi do të organizohet rreth pyetjesh të tjera, më metafizike, të tilla që përgjigjen nuk ua jep dot lehtë. Duke filluar nga ajo më e thjeshta: ku po gatiteshin të iknin gjermanët e tjerë? Po e braktisnin Tiranën sepse kishin urdhër, apo sepse kishin frikë nga vdekja? Besonin vërtet se do ta ndihmonin edhe ata Reich-un, duke ia lehtësuar katastrofën? Apo lodhja, pagjumësia, ushqimi i keq dhe shëmtia e përgjithshme e luftës i kish shndërruar tashmë në automatë, që thjesht i mirëprisnin urdhrat që u vinin, cilatdo urdhra, të cilitdo lloj, sepse vetëm zbatimi i një urdhri i bënte të ndiheshin akoma të gjallë?

Filmi mund të përqendrohet te ushtari hero, por mund edhe të përqendrohet te shokët e tij. Ata që e admironin, ata që e kishin zili, ata që e kujtonin për budalla. Rrallë ndodh që, në historitë me heronj, të fillojmë të vrasim mendjen se ç’ndodh me të tjerët, me ata të cilët heroi i shpëton. Jo në kuptimin nëse e meritojnë këta që të shpëtohen, por në kuptimin nëse e meriton ky, që t’i shpëtojë.

Dhe pyetja tjetër: kush po shpëton vërtet, në këtë situatë?

Filmi do të ketë edhe një efekt të papritur – do t’i japë një përgjigje enigmës. Se deri më tash, historinë e ka rrëfyer siç e ka rrëfyer mjeku italian, që edhe ai e ka dëgjuar nga të tjerë. Në këtë moment që shkruaj, nuk besoj të ketë njeri tjetër, në rruzullim, që ta ri-rrëfejë këtë histori dhe ta mbajë gjallë e në vëmendje, atë dhe protagonistin e saj. Nesër edhe unë do të filloj të merrem me gjëra të tjera.

Dua të them: tani që historinë e kam unë në dorëzim, përgjegjësia për gjermanin e mbyllur në bunker më mbetet mua. Jo që ta shpëtoj, as që ta vras – fati i tij tashmë është vulosur; por që t’i jap sado pak closure, duke e nxjerrë nga marrëzia dhe duke ia dhënë një rrëfim të denjë ku të varroset.

Dredhia ime, këtu, është se rrëfimin për gjermanin në bunker, të dënuar që të godasë, përjetshëm, të gjithë ata që i afrohen – njerëz e kafshë, ëngjëj e djaj, hije e lugatë – unë po dua t’ia përcjell një rrëfimi tjetër, në thelb pa lidhje, për filmin që do të bëhet për të.

Në atë film, që mbase mund të ketë sukses dhe të pushtojë sallat e kinemasë anembanë botës, historia e gjermanit të ngujuar do të shërbejë për diçka tjetër. Si me thënë, filmi – ende i imagjinuar – do t’i japë punë personazhit tim dhe do ta lejojë që ai ta mbajë frymën gjallë… me djersën e ballit.

Gjithsesi, një histori e radhës me gjerman të fundit, që do t’u hapë punë tanëve, kur të afrohet nëntori tjetër.

Peizazhe të fjalës-TemA

Next Post
“Një maniak mund të martohet e një homoseksual jo?” Saimir Kodra: Mos të imponohen!

“Një maniak mund të martohet e një homoseksual jo?” Saimir Kodra: Mos të imponohen!

Comments 1

  1. PRoShi says:
    1 year ago

    Tani marrëzira të tilla në 80 vjetor, më pas në 81 e me radhë do dëgjojmë, do shkruhen. Të paktën çështja e gjermanit të fundit u zgjidh historikisht. U largua me gjithë bllokun e shërbimeve të tij më 29 nëntor ndërsa më 30 nëntor u largua Gjermanka e Partizanit Meke. Pra nga i ndjeri Pandi Raidhi (,artist i popullit). Po me që ishte gjermankë dhe prostitutë njëkohësisht po e shuajnë datën 30 nëntor, pastaj është dhe festë fetare shënNdrei. Nuk duhet ngatërruar. Të përshëndes Vehbi.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Vuçiç: Nuk do sulmojmë as shqiptarët dhe as kroatët! Më premtuan Çmim Nobel nëse njihja Kosovën, por…

Vuçiç: Nuk do sulmojmë as shqiptarët dhe as kroatët! Më premtuan Çmim Nobel nëse njihja Kosovën, por…

March 25, 2026
Strakosha: Ndeshja me Poloninë është finale për ne, kurrë nuk kam menduar të vesh fanelë tjetër përveç asaj kuqezi

Strakosha: Ndeshja me Poloninë është finale për ne, kurrë nuk kam menduar të vesh fanelë tjetër përveç asaj kuqezi

March 25, 2026
“Irani duhet të pranojë realitetin e ri“, Shtëpia e Bardhë: SHBA shumë afër përmbushjes së objektivave

“Irani duhet të pranojë realitetin e ri“, Shtëpia e Bardhë: SHBA shumë afër përmbushjes së objektivave

March 25, 2026
Kokalari i kthehet Lacivitas: Sa u pagove për punën e pistë? Sorosin e solli Berisha në Shqipëri

Kokalari: Bylykbashi dhe Këlliçi manipuluan votat e Këshillit Kombëtar të PD për të fituar vendet në Kryesi

March 25, 2026
KLP vesh minifund/ Kur shefja e institucionit acaron ish-deputetin: Pse si në disko Bogdani?!

KLP vesh minifund/ Kur shefja e institucionit acaron ish-deputetin: Pse si në disko Bogdani?!

March 25, 2026
Territorialja/ Komisioni dakordëson kalendarin, dëgjesa e parë në 3 prill

Territorialja/ Komisioni dakordëson kalendarin, dëgjesa e parë në 3 prill

March 25, 2026
Evi Kokalari nxjerr blof Berishën: Raportimi për të në Kongres nga një gazetare e paguar, nuk shpëton dot

Kërkon të garojë për kryetare e PD/ Kokalari: Nëse nuk manipulohen zgjedhjet brenda partisë, e mund Berishën 100%

March 25, 2026
Kriza në Ngushticën e Hormuzit, rreth 2,000 anije dhe 20 mijë marinarë të bllokuara

Kriza në Ngushticën e Hormuzit, rreth 2,000 anije dhe 20 mijë marinarë të bllokuara

March 25, 2026
Tensionet Budapest-Kiev, Orban kërcënon: Ndërpresim gazin nëse Ukraina nuk rikthen rrjedhën e naftës ruse

Tensionet Budapest-Kiev, Orban kërcënon: Ndërpresim gazin nëse Ukraina nuk rikthen rrjedhën e naftës ruse

March 25, 2026
U përjashtua se i doli në krah Salianjit, Burgija: Përgjegjës Berisha, i qëndrova afër në ditët e veta më të zeza

U përjashtua se i doli në krah Salianjit, Burgija: Përgjegjës Berisha, i qëndrova afër në ditët e veta më të zeza

March 25, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In