• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, April 2, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Gjermani/ Kumbaro: Shqipëria ka gastronomi, agroturizëm dhe kulturë mahnitëse, synojmë turizmin elitar

by Java News
29/03/2023 18:39
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në një intervistë ekskluzive në ”ITB Berlin 2023” (Panairi Ndërkombëtar i Turizmit) ministrja shqiptare e Turizmit dhe Mjedisit Mirela Kumbaro foli për zhvillimet turistike të vendit, duke përfshirë edhe investimet e ardhshme për destinacionin e ri të Ballkanit, shkruan faqja e internetit news.itb.com.

Si ka ecur industria shqiptare e udhëtimit dhe turizmit gjatë vitit të kaluar?

Shqipëria është një vend mesdhetar por në të kaluarën nuk ka pasur një fokus të fortë në turizëm. Kjo ka ndryshuar tani, pasi qeveria e ka shpallur turizmin prioritet, duke e mbështetur atë me kuadrin ligjor, infrastrukturën dhe burimet e të dhënave të nevojshme. Tani kemi kaluar nga koncepti “pushime” në konceptin “turizëm”.

Edhe pse kemi vetëm 2.8 milionë banorë, vitin e kaluar kemi pritur 7.5 milionë vizitorë të huaj. Ky ishte një rekord për ne, i cili tejkaloi edhe shifrat para pandemisë. Organizata UNWTO e renditi Shqipërinë ndër vendet kryesore me rimëkëmbjen më të shpejtë të turizmit. Ne jemi të sapoardhur në këtë industri në krahasim me fqinjët tanë, por plot energji për të zhvilluar me shpejtësi turizmin.

Cilat segmente të industrisë së turizmit shqiptar theksuat në ITB Berlin 2023?

Qëllimi ynë është të zhvillojmë turizëm të qëndrueshëm dhe miqësor ndaj mjedisit. Unë jam ministre e Turizmit dhe Mjedisit bashkë. Ky është një rast i veçantë në politikën evropiane. Qëllimi ynë nuk është turizmi masiv, por turizmi i specializuar. Ne synojmë të tërheqim turizmin elitar gjatë gjithë vitit dhe në të gjithë vendin.

Shqipëria njihet për plazhet e saj të mrekullueshme në Adriatik dhe Jon, por ne duam ta bëjmë të famshme edhe për Alpet e saj, shumëllojshmërinë e eksperiencave të saj në natyrë dhe lumenjtë e saj të bukur si Vjosa. Është lumi i fundit i egër në Evropë që përshkon vendin për 192 kilometra.

Shqipëria ka një gastronomi, agroturizëm dhe një kulturë mahnitëse, e cila lartësohet nëpër qytetet e UNESCO-s, Gjirokastrës dhe Beratit. Ne synojmë të zhvillojmë turizmin dhe në të njëjtën kohë të mbrojmë mjedisin.

A mund të na tregoni për kuptimin e fushatës suaj “gjithçka që ju nevojitet është këtu”?

“Albania. All you need is here” është slogani më natyral i përshtatshëm për vendin tonë. Po të pyesësh turistët që vizitojnë vendin, me siguri do të përgjigjen se çfarëdo që kërkonin, e gjetën këtu – me të gjitha ofertat që përmenda më sipër. Shumëllojshmëria e produkteve në një vend të vogël si Shqipëria është një surprizë për turistët.

Ajo që e bën vendin unik është se sa e lehtë është të arrihet tek gjithçka që ka për të ofruar. Në më pak se gjysmë ore, njerëzit mund të udhëtojnë nga malet në plazhet e detit Jon. Edhe pse sondazhet tregojnë se turistët mund ta kenë të vështirë të vijnë në Shqipëri në fillim, ata që vizitojnë vendin tonë patjetër do të kthehen përsëri dhe përsëri. Në vitin 2022 kemi pasur një rritje të ndjeshme të flukseve turistike nga Spanja, Holanda, Britania e Madhe, vendet nordike dhe Gjermania.

Cilat fusha të industrisë së udhëtimit dhe turizmit synoni për investime?

Ne synojmë të inkurajojmë investimet në mikpritje. Falë kuadrit ligjor të investimeve, kompanitë ndërkombëtare po vijnë tani. Dhjetë vjet më parë nuk kishte marka ndërkombëtare në Shqipëri. Por sot kemi Maritim, Radisson, Marriot, Melia, Intercontinental, Hilton, Hyatt dhe jam e sigurtë që do të pasojnë marka të tjera.

Nga ana tjetër, qeveria shqiptare mbështet agroturizmin. Kuzhina dhe natyra janë dy nga asetet e Shqipërisë dhe ne promovojmë bizneset përmes programeve të mbështetjes financiare. Për momentin kemi 260 oferta për agroturizëm. Ndërsa kryeqyteti ynë, Tirana, është një qendër e ngjarjeve ndërkombëtare. Vitin e kaluar Tirana u shpall Kryeqyteti i Rinisë Evropiane. Tirana priti edhe ndeshjen finale të Ligës UEFA dhe Samitin BE-Ballkani Perëndimor. Kjo ishte hera e parë që u organizua në Tiranë dhe priti të gjithë kryeministrat e Europës. Tirana këtë vit është përzgjedhur si Qyteti Europian i Sportit, ndërsa nga data 3 deri më 5 prill do të organizojmë Forumin Ndërkombëtar të Turizmit në bashkëpunim me UNWTO.

Cilat janë shënjestrat kryesore në tregje dhe si e parashihni arritjen e tyre?

Vizitorët tanë kryesorë vijnë nga Ballkani, Italia, Britania e Madhe, Gjermania, Polonia dhe SHBA. Por krahasuar me vitin 2021, rritja e shpejtë e turizmit përbrenda ishte evidente nga Spanja (+260%), Holanda (+204%), Norvegjia (+285%) ose Sllovenia (+120%). Ne shikojmë vendet me vlerë të shtuar në turizëm si Gjermania, Britania e Madhe, vendet skandinave dhe Evropa Qendrore. Një objektiv tjetër është tregu aziatik. Pak javë më parë, ne nënshkruam një marrëveshje bashkëpunimi për turizëm me Ministrinë e Kulturës dhe Turizmit të Kinës. Ne vizituam edhe Tokion ku patëm takime shumë pozitive me agjencitë turistike për të vendosur Shqipërinë në itinerarin turistik për vizitorët aziatikë.

Çfarë aktivitetesh mund të presin vizitorët në vitin 2023?

Vitet e fundit Shqipëria është kthyer në një vend “të nxehtë” për evente në shkallë europiane. Krahas forumit turistik që zhvillohet në muajin prill, Tirana pret shumë evente sportive. Festivali UNUM, Festivali South Outdoor, Kala Fest dhe Lova Fest janë vetëm disa nga ngjarjet e mëdha gjatë muajve të verës ku marrin pjesë mijëra të rinj nga Evropa.

Pse ishte e rëndësishme që Shqipëria të ishte në ITB në Berlin?

ITB Berlin është panairi më i madh i turizmit në botë. Pikërisht ky fakt shpjegon gjithçka. Ne synojmë të promovojmë Shqipërinë në të gjitha kanalet e komunikimit dhe në çdo nivel. Prandaj, ITB Berlin ishte në përputhje me përgatitjen tonë për sezonin e ri turistik të Shqipërisë dhe promovimin tonë ndërkombëtar. Tani presim të kemi një reagim shumë pozitiv./atsh/m.j

 

Next Post
Rikthimi i basteve sportive/ Ylli: Do jenë vetëm online për personat mbi 18 vjeç! Fituesit do paguajnë si taksë 15% të fitimit

Rikthimi i basteve sportive/ Ylli: Do jenë vetëm online për personat mbi 18 vjeç! Fituesit do paguajnë si taksë 15% të fitimit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Punëtorët e huaj në Durrës, filipinezët dhe indianët më seriozët në punë

Punëtorët e huaj në Durrës, filipinezët dhe indianët më seriozët në punë

April 2, 2026
Paralajmërimi i SHBA për sulme nga Irani, Lamallari: S’ka informacion për kërcënim real

Paralajmërimi i SHBA për sulme nga Irani, Lamallari: S’ka informacion për kërcënim real

April 2, 2026
Ministri i Mbrojtjes flet për rrezikun nga Irani: Shqiptarët duhet të jenë të qetë! Siguria garantohet nga NATO dhe…

Ministri i Mbrojtjes flet për rrezikun nga Irani: Shqiptarët duhet të jenë të qetë! Siguria garantohet nga NATO dhe…

April 2, 2026
17-vjetori i anëtarësimit në NATO, Hoxha: Shqipëria ka dëshmuar se është një Aleate e përkushtuar dhe e besueshme

“Të mblidhet Këshilli i Sigurisë!”, Hoxha replikon me opozitën: S’ka vend për shqetësim! Njoftimi i SHBA është për..

April 2, 2026
Nafta rritet me rreth 7% pas fjalimit të Trump! Frikë për përshkallëzim të konfliktit…

Nafta rritet me rreth 7% pas fjalimit të Trump! Frikë për përshkallëzim të konfliktit…

April 2, 2026
“Po mbrojmë vendin tonë”, Presidenti iranian- amerikanëve: Nuk kemi armiqësi ndaj SHBA-ve

“Po mbrojmë vendin tonë”, Presidenti iranian- amerikanëve: Nuk kemi armiqësi ndaj SHBA-ve

April 2, 2026
Sulme nga Irani në Shqipëri? Reagon sërish Ambasada e SHBA: Do t’ju ofrojmë më shumë informacion sapo të…

Sulme nga Irani në Shqipëri? Reagon sërish Ambasada e SHBA: Do t’ju ofrojmë më shumë informacion sapo të…

April 2, 2026
KUVENDI LIVE! Lamallari përballë opozitës, Tabaku kërkon interpelancë me Ramën

KUVENDI LIVE! Lamallari përballë opozitës, Tabaku kërkon interpelancë me Ramën

April 2, 2026
Bashkëshorti i ish-sekretares për Sigurinë Kombëtare në SHBA, në qendër të një skandali

Bashkëshorti i ish-sekretares për Sigurinë Kombëtare në SHBA, në qendër të një skandali

April 2, 2026
Tronditen tregjet e investimeve pas kërcënimeve të Trump për ta çuar Iranin “në epokën e gurit”

Tronditen tregjet e investimeve pas kërcënimeve të Trump për ta çuar Iranin “në epokën e gurit”

April 2, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In