• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, August 25, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

GJERMANI/ Heronjtë e vitit 1989 dhe qyqarët e sotëm

by Aalison Pearse Stevens
04/10/2016 12:44
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ata të cilët në përvjetorin e ribashkimit të Gjermanisë bërtasin “Ne jemi populli”, janë kundër idealeve të vitit 1989. Ekziston dallim i madh mes demonstruesve të atëhershëm dhe tanishëm, mendon Marcel Fürstenau. Nuk duhet të zbukurohen gjërat: pamjet nga festimet e 3. Tetorit në Dresden e kanë dëmtuar imazhin e këtij qyteti. Por edhe më shumë ato kanë dëmtuar imazhin e Gjermanisë. Bota pyet: çfarë po ndodh tek ne? Në një vend, të cilin shumë e lakmojnë për zhvillimin ekonomik. Një vend, i cili konsiderohet si shumëpremtues për të tjerët. Jo vetëm për refugjatët, por edhe për njerëzit e tjerë nga të gjitha anët e botës. Para një çerekshekulli bota ishte e mrekulluar me revolucionin paqësor pa gjakderdhje. Me gjermanolindorët e guximshëm, të cilët hoqën diktaturën. Parulla e shquar asokohe ishte: “Wir sind das Volk”, (Ne jemi populli).

Pa guximin e disa aktivistëve të të drjetave të njeriut në fillim, nuk do të kishte as lëvizje masive. Para këtyre masave, para popullit, pjesëtarët e byrosë politike dhe të policisë sekrete të Stasi-t, kishin kaq shumë frikë, sa që në fund u detyruan të largohen nga pushteti. Por pikërisht nga masa e fituesve shumë shpejt dolën edhe humbësit. Shumë aktivistë për të drejtat e njeriut u dëshpëruan, sepse idealet e tyre u përballën me demokracinë brutale të tregut ekonomik. Nuk është e rastësishme që vetëm pak heronj të vitit 1989 mbetën në rrethet politike të Gjermanisë së mëvonshme.

Shteti juridik mbron nga arbitrariteti i shtetit

Disa u dëshpëruan tërësisht. Por nuk i harruan kurrë vlerat e demokracisë në krahasim me format e tjera të rregullimit të shtetit. Bärbel Bohley e tha shumë mirë: “Ne deshëm drejtësi dhe na u dha shteti juridik.” Nuk është ndonjë zgjidhje perfekte, por një rregull që e mbron individin nga arbitrariteti i shtetit. Një vlerë e madhe, që ia vlen të mbrohet. Ndër vlerat e demokracisë është që në këtë sistem gëzojnë të drejtat e barabarta edhe kundërshtarët, e madje edhe armiqtë e demokracisë.

Ndaj është e mundur që edhe pjesëtarët armiqësorë ndaj të huajve të lëvizjes “Pegida” të mund të përhapin pikëpamjet e tyre. Ata i refuzojnë myslimanët dhe refugjatët. Ata ngrenë lart flamurin gjerman dhe me vete bartin edhe kryqin e krishterë. Dashuria për tjetrin dhe vlerat e Kushtetutës janë të parëndësishme për ta. Në artikullin 1 të Kushtetutës gjermane thuhet se “Dinjiteti i njerit është i pacënueshëm.” E drejta për shprehjen e mendimit dhe demonstrimit shfrytëzohet për intolerancë dhe nënvleftësimin e të tjerëve.

Më 1989 njerëzit bënë thirrje: pa dhunë!

Nga goja e tyrethirrja patetike “Ne jemi populli” tingëllon si hipokrizi dhe e zbrazët. Por nuk ndihmon as nënvleftësimi i këtyre njerëzve, siç bëri shefi i SPD-së Sigmar Gabriel, në vitin 2015. Reagimi i drejtë është që të kërkohet prej tyre të respektojnë të tjerët dhe vendin e tyre, siç bëri kancelarja Merkel dhe të tjerët. Ndonëse një kërkesë e tillë duket e pakuptimtë.

Por menjëherë duhet bërë dallimi mes heronjve të dikurshëm që brohorisnin kundër dhunës dhe atyre të sotëm që përdorin dhunë. Heronjtë e vitit 1989 kanë qenë guximtarë. Ndërsa zhurmaxhinjtë e vitit 2016 janë qyqarë. DW

MA.ME

Next Post
Mesfushori shqiptar i Atleticos, Spanja do ta ketë të vështirë me Shqipërinë

Mesfushori shqiptar i Atleticos, Spanja do ta ketë të vështirë me Shqipërinë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Situatë kritike nga zjarri në Pukë, evakuohen banorët në fshatit Pepaj! Flakët dalin nga kontrolli, apeli: Të ndërhyhet nga ajri, dëgjohen dhe shpërthime

31 vatra zjarri në 24 orë, Ministria e Mbrojtjes: Ja zonat problematike

August 25, 2026
Arabia Saudite, projekt 7 miliardë dollarë në Francë. Synon të ndërtojë një “Disneyland”

Arabia Saudite, projekt 7 miliardë dollarë në Francë. Synon të ndërtojë një “Disneyland”

August 25, 2026
Studion jashtë Shqipërisë? Sigurimi shëndetësor është pjesë e rëndësishme e udhëtimit tënd

Studion jashtë Shqipërisë? Sigurimi shëndetësor është pjesë e rëndësishme e udhëtimit tënd

August 25, 2026
Gjendet droni i tretë pranë aeroportit gjerman, dyshohet për eksploziv nga rusët

Gjendet droni i tretë pranë aeroportit gjerman, dyshohet për eksploziv nga rusët

August 25, 2026
Aksident i rëndë në Divjakë, 62-vjeçari në rrezik për jetën

Identifikohet një nga 2 personat që humbën jetën në aksidentin e Golemit

August 25, 2026
Greqia zhvendos raketat Patriot në Kretë pas kërcënimeve iraniane

Greqia zhvendos raketat Patriot në Kretë pas kërcënimeve iraniane

August 25, 2026
Ethet e Nilit mbërrijnë në Korçë, 72-vjeçari dyshohet se u pickua nga mushkonja, ja simptomat që paraqiti

Ethet e Nilit mbërrijnë në Korçë, 72-vjeçari dyshohet se u pickua nga mushkonja, ja simptomat që paraqiti

August 25, 2026
Forcohet leku, monedhat e huaja humbasin terren

Kursi i këmbimit, ja sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot

August 25, 2026
EKSKLUZIVE / Sondazhi: Çfarë rezultatesh zgjedhore do të kishim nëse do të votohej së afërmi?

Dobët në Internet, fort në terren…

August 25, 2026
“Ku ta vrasim Barron Trump?” SHBA heton videon iraniane që kërcënon djalin e presidentit amerikan

“Ku ta vrasim Barron Trump?” SHBA heton videon iraniane që kërcënon djalin e presidentit amerikan

August 25, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com