• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, October 14, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Gjermani, ekspozohen 100 piktura të Ramës: Rrugëtimi paralel i politikanit dhe artistit

by
13/09/2015 12:15
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Rreth 100 piktura të kryeministrit shqiptar Edi Rama ekspozohen prej të premtes në galerinë e artit “Kampl Gallery” në Munih të Gjermanisë, duke iu prezantuar kështu publikut gjerman me një tjetër dimension të tijin.

Në çelje të ekspozitës gjatë një diskutimi të hapur është prezantuar rrugëtimi paralel i një politikani dhe një artisti. Politika dhe shërimi i plagëve ekonomike dhe sociale përmes së bukurës që lanë shenjë fillimisht në kryeqytetin e Shqipërisë, Tiranë ishin një pjesë e interesit dhe pyetjeve të të ftuarve për kryeministrin.

“Në Tiranë ishte një moment shumë fantastik, sepse ishte gjithçka për t’u bërë nga e para. Situatat e vështira janë shumë interesante, sepse të krijojnë kushtet të bësh diferencë. Por nuk ishte një operacion artistik, ishte thjesht një operacion politik, po me ngjyra, jo me fjalë,” – e vlerësoi Kryeministri, atë periudhë.

Kryeministri Rama shpjegoi se pikturat janë pjesë e tavolinës së tij të punës dhe procesi i krijimit është i pavarur nga procesi i mendimit.

rama1111

Njëri nga kuratorët e ekspozitës në përfundim të kësaj bisede e mbylli me këtë urim.

“Vazhdoni të punoni si Kryeministër, po ashtu siç keni punuar si kryetar bashkie, në mënyrë që njerëzit të mund ta ndërtojnë jetën e tyre private me momente lumturie. Ne personalisht, ju urojmë dhe dëshirojmë që në ardhmen t’ju përshëndesim si anëtarë të Bashkimit Europian.”

Pas ekspozitës në Berlin pikturat e Edi Ramës qëndrojnë të ekspozuara tashmë në Munih. Në çeljen e kësaj ekspozite merrnin pjesë, artistë, gazetarë, kritikë arti, koleksionistë, por edhe politikanë.

Next Post

PD: Qeveria po zhyt të varfërit në skamje

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com