• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, August 23, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

PD: Qeveria po zhyt të varfërit në skamje

by
13/09/2015 12:32
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Partia Demokratike denoncoi nga Mokra atë që e quan eksodin masiv të shqiptarëve. Deputetja Albana Vokshi, e shoqëruar nga kreu i Bashkisë së Pogradecit, Eduart Kapri vizituan disa fshatra të zonës.

Sipas PD, mbi 250 familje janë larguar nga Mokra drejt vendeve europiane në muajt e fundit në përpjekje për mbijetesë për shkak të kushteve të mjerueshme.

Në fshatin Trebinjë dhe Potgozhan, në skamje të plotë, nuk ekziston asnjë mundësi zhvillimi i bujqësisë dhe blegtorisë ndërkohë që në terren nuk është investuar asgjë nga qeveria.

Gjatë takimeve, deputetja Vokshi tha se qeveria nuk po kryen detyrën duke lënë familjet e varfra në skamje të plotë duke u prerë ndihmën ekonomike padrejtësisht.

Deputetja u ndal në familjen Muça, ku kryefamiljarit të paralizuar në punë dhe me disa sëmundje, i ishte mohuar e drejta për të marrë pagesën e KEMP-it, të miratuar në fund të vitit 2013.

“Ju e shihni që këtu ka një varfëri migjeniane! Pa drita e me qirinj! Pa ujë! Mungojnë dhe mjetet më bazike të një jete minimaliste. Këtu nuk zbatohen të drejtat më minimale të njeriut dhe ligji shkelet hapur me arrogancë. Gratë kryefamiljare nuk punësohen dhe nuk marrin ndihmë sociale. KEMP-i u hiqet në mënyrë çnjerëzore të sëmurëve, në shkelje të plotë të ligjit. Nga gjithë ky mjerim, njerëzit gjejnë mundësi shpëtim tek emigrimi që qeveria mundohet ta fshehë dhe të manipulojë shkaqet e tij drithëruese”, tha Vokshi.

Kryetarja e Komisionit Parlamentar për Punën, Çështjet Sociale dhe Shëndetësinë, Albana Vokshi deklaroi se historitë e mjerimit në Mokër dhe eksodi i shqiptarëve vlejnë të denoncohen si krime të qeverisë. Ajo tha se Partia Demokratike ka një plan shpëtimi, i cili do të nxjerrë shqiptarët nga kriza, me taksa të ulta, luftë kundër krimit dhe korrupsionit shtetëror dhe programe punësimi.

Next Post

Fotolajm/ Strazimiri dhe Ristani, këta "Steelwings-a" të vjetër

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Të shtëna me armë në Pukë, kultivuesit zbulojnë policinë pranë parcelës me kanabis dhe hapin zjarr, FNSH niset drejt zonës!

Të shtëna me armë në Pukë, kultivuesit zbulojnë policinë pranë parcelës me kanabis dhe hapin zjarr, FNSH niset drejt zonës!

August 22, 2026
Futbollisti 25-vjeçar rrëzohet pa ndjenja gjatë ndeshjes, ndërron jetë në spital

Futbollisti 25-vjeçar rrëzohet pa ndjenja gjatë ndeshjes, ndërron jetë në spital

August 22, 2026
Zbulohen dy biznese ‘mjedisore’ të dhëndrit të Berishës, shfaqet sërish Studio Pustina, si përfitonte para Malltezi nga VKM-të e vjehrrit kryeministër

Zbulohen dy biznese ‘mjedisore’ të dhëndrit të Berishës, shfaqet sërish Studio Pustina, si përfitonte para Malltezi nga VKM-të e vjehrrit kryeministër

August 22, 2026
Ministria iraniane e Mbrojtjes del me paralajmërimin e fortë: Jemi gati për një luftë të zgjatur, prodhimi i armëve u trefishua!

Ministria iraniane e Mbrojtjes del me paralajmërimin e fortë: Jemi gati për një luftë të zgjatur, prodhimi i armëve u trefishua!

August 22, 2026
Putin kërcënon me hakmarrje ndaj Ukrainës: Masat kundër logjistikës nuk do të vonojnë

Putin kërcënon me hakmarrje ndaj Ukrainës: Masat kundër logjistikës nuk do të vonojnë

August 22, 2026
Celibashi: Reforma territoriale duhet të miratohet në kohë, KQZ rrezikon vështirësi në zgjedhjet e 2027-ës

Celibashi: Reforma territoriale duhet të miratohet në kohë, KQZ rrezikon vështirësi në zgjedhjet e 2027-ës

August 22, 2026
Rama mbledh kabinetin në Pogradec/ Analisti: Mund të lëvizin deri në 6 ministra, priten “fytyra të reja”

Rama mbledh kabinetin në Pogradec/ Analisti: Mund të lëvizin deri në 6 ministra, priten “fytyra të reja”

August 22, 2026
Përfundon numërimi i votave në Kosovë, LVV forcë e parë me 53 mandate, por nuk formon dot e vetme qeverinë

Kurti: Ura e Ibrit duhet të hapet, Kosova në komunikim të vazhdueshëm me KFOR-in

August 22, 2026
Arjani dhe arnat-at e rrjetit

Arjani dhe arnat-at e rrjetit

August 22, 2026
‘Pasdaranët’ e Berisha-Kurtit, marksistët dhe Gonja e ‘fikën’ revolucionin

Do rindizet protesta në shtator?

August 22, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com