• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, April 6, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Gjergj Fishtën e vranë disa herë”, Primo Shllaku: Kadareja e sulmoi me argumentin për ta nxjerrë nga hija

by A R
29/09/2022 09:30
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter
Aktori, shkrimtari dhe studiuesi Primo Shllaku, komenton polemikat e tij me Emil Lafen, ku thotë se ka numëruar “vrasjet metaforike” të Gjergj Fishtës, nga bronkopneumonia, “vrasje” nga Ismail Kadareja, apo helmimi konstant i ndodhur sepse vepra e tij, gjuha e tij dhe sintaksa e tij nuk ka vend në festën e standardit.

Në emisionin “Arnautistan” të Mustafa Nanos në MCN Tv, ai tha se Ismail Kadareja mund të mos i qëndrojë mendimeve që ka për Fishtën, por citoi shprehjen “matu mirë, zgjate qafën mirë që kur të dalë ajo fjalë, të mos kapërdihesh”.

Kam një indicie se ai ka thënë se unë nuk e kam njohur Fishtën si autor, gjë që është e pabesueshme, dhe nëse është e besueshme, vërejtja bie mbi formimin e tij dhe më e bukura është se tha se kam sulmuar, se unë e shihja që po harrohej dhe desha ta ktheja në vëmendje, duke e sharë dhe duke e asgjësuar me mjetet më të rënda.

Për ta nxjerrë nga hija, e vetmja mënyrë ishte duke e sharë. Fishta ka vdekur, e kanë ngritur, e kanë vrarë nja 7-8 herë. Kjo tregon edhe pavdekshmërinë e tij. Se kur e vret dikë për së dyti, ti mendon se e ke lënë gjallë.

Fishta u ndalua që në 1945, me ardhjen e pushtetit komunist, hyri në listën e zezë të librave të ndaluar, për shkak të autorit dhe veprës.

Regjimi komunist në foshnjërinë e tij, ishte komplet i ndikuar dhe nën diktatin e Jugosllavëve dhe Fishta është ai që shkroi epopenë e madhe të popullit shqiptar, për të mbrojtur integritetin e tokave shqiptare të cilat po ia merrnin shtetet e reja të Ballkanit.

Ky i kishte kënduar me patos trimërisë së shqiptarëve, serbëve dhe malazezëve, në mënyrë që shqiptarët të mos dilnin se po fitonin me një armik të lig.

Shllaku shtoi se ka pasur tentativa për të rehabilituar Gjergj Fishtën mbas prishjes me Bashkimin Sovjetik, ku tha se donin të nxirrnin një kapital politik, duke e përdorur për të thelluar kapitalin me sllavët.

Next Post
Latif Dervishi

Largimi i Arben Ahmetajt nga postet, Dervishi: Në politikë ka interesa, duket se nuk i përputhen me Ramën

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Deputet, nga “Hiçi”

Pse në Shqipëri është e vështirë të bëhet drejtësi?

April 6, 2026
Champions League në sprintin final; çerekfinale spektakolare me Real Madrid-Bayern dhe PSG-Liverpool

Champions League në sprintin final; çerekfinale spektakolare me Real Madrid-Bayern dhe PSG-Liverpool

April 6, 2026
Efektet e rritjes së çmimit të naftës, shtrenjtohen biletat për linjën Korçë-Tiranë! Qytetarët do paguajnë 200 lekë më shumë

Efektet e rritjes së çmimit të naftës, shtrenjtohen biletat për linjën Korçë-Tiranë! Qytetarët do paguajnë 200 lekë më shumë

April 6, 2026
Nis protesta për provimin në gjuhën shqipe në Maqedoninë e Veriut, studentët “pushtojnë” Shkupin

Nis protesta për provimin në gjuhën shqipe në Maqedoninë e Veriut, studentët “pushtojnë” Shkupin

April 6, 2026
“10 vendet që nuk duhen lënë pa vizituar”, The Telegraph: Shqipëria, destinacioni i ri i pushimeve

“10 vendet që nuk duhen lënë pa vizituar”, The Telegraph: Shqipëria, destinacioni i ri i pushimeve

April 6, 2026
Transportonte me automjet 7 emigrantë për kalim të paligjshëm të kufirit, arrestohet në Morinë 31-vjeçarja

Transportonte me automjet 7 emigrantë për kalim të paligjshëm të kufirit, arrestohet në Morinë 31-vjeçarja

April 6, 2026
Protestë për gjuhën shqipe, Universiteti i Tiranës mbështet studentët shqiptarë të Maqedonisë së Veriut

Protestë për gjuhën shqipe, Universiteti i Tiranës mbështet studentët shqiptarë të Maqedonisë së Veriut

April 6, 2026
Forcimi i lekut, efekt i turizmit dhe hyrjeve valutore

Forcimi i lekut, efekt i turizmit dhe hyrjeve valutore

April 6, 2026
Banka e Shqipërisë thyen rekord në blerjen e valutës, mbi 1 miliard euro gjatë 2025-ës!

Banka e Shqipërisë thyen rekord në blerjen e valutës, mbi 1 miliard euro gjatë 2025-ës!

April 6, 2026
Detaje nga shpërthimi në Memaliaj/ Tritoli ishte për administratorin e Qesaratit, 2 autorët u larguan në këmbë

Detaje nga shpërthimi në Memaliaj/ Tritoli ishte për administratorin e Qesaratit, 2 autorët u larguan në këmbë

April 6, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In