• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, October 29, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Gjërat do shkojnë më keq pa reflektim”/ Humbja e opozitës, Zogaj: Ka dy rrugë si mund të ringrihet, por Berisha…!

by Java News
19/05/2023 18:03
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Presidenti i Institutit Liberal Pashko, Preç Zogaj, sheh dy rrugë të cilat mund të ringrenë edhe një herë opozitën e vendit, për të marrë më pas pushtetin dhe larguar qeverinë e Edi Ramës.

I ftuar këtë pasdite në rubrikën “Opinion” në News24, Zogaj, referuar rezultatit të këtyre zgjedhjeve ku opozita pësoi një humbje të thellë, tha se sipas standardit të sjelljes politike, kreu i partisë (grupimit) duhet të japë dorëheqjen, për t’i hapur rrugën më pas një lidershipi të ri.

Këtë rrugë ai thotë se e sheh pak më të vështirë për t’u ndjekur nga Sali Berisha.

Një tjetër rrugë sipas tij që mund të ringrejë opozitën, është që partitë kryesore opozitare të punojnë veç e veç në këto dy vite për t’u rritur, e më pas në zgjedhjet e ardhshme të krijojnë koalicion zgjedhor.

“Unë referoj standardet e sjelljes politike, që janë të tilla që kur një parti humbjet zgjedhjet që ka premtuar që do fitojnë, e në këtë sens pas një humbjeje të tillë, jep dorëheqjen.

Votëbesimin ata e kanë të parashikuar në statutin e ri, dhe besoj se do ta ndërmarrë Berisha këtë hap sepse e deklaroi edhe vetë. Sa i takon të ardhmes, shoh dy rrugë…

E para, Berisha mban një qëndrim si person, për këtë rezultat, tërhiqet nga drejtimi i grupit, tërheqja e tij çon në zhdukjen e vijës ndarëse që ka sjellë në këtë situatë. Nëse kjo ndodh do krijojë kondita për një riorganizim të ri të PD. Me një ekip të ri drejtues. Por duke ndjekur deklaratat e Berishës, duket sureale.

Rruga e dytë që e shoh si më realiste, është që të trija partitë kryesore të opozitës, por dhe parti më të vogla që kanë qenë të pranishme në këto zgjedhje, të bien dakord për ekzistencën ose bashkëveprimin si opozitë plurale. Secila prej tyre riorganizohet dhe punon për këto dy vite për t’u rritur. Të rriten veç e veç dhe më pas të bëjnë koalicion zgjedhor. Siç është shembulli i Italisë”, u shpreh ai.

Ai tha se nëse nuk ka reflektim nga opozita për arsyet që e çuan në këtë humbje, atëherë gjërat mund të shkojnë më keq.

“Nëse nuk ka reflektim për arsyet e humbjes që lihen me vetë opozitën, atëherë më keq do shkojë. Të gjithë e shohin… si përralla e Andersenit me mbretin lakuriq… E dinë se çfarë ndodh, por i vijnë rrotull. Kërkojnë të shpjegojnë rezultatin e këtyre zgjedhjeve me histori para 10-15 viteve. Jo, rezultatin e shpjegojnë historitë e këtyre 12-16 muajve. Është e qartë për këdo që do ta kuptojë”, u shpreh Zogaj./m.j

Next Post
“E kam ftuar në Monaco”/ Ermiona sqaron raportin me Luizin: E kam zemër, ma do kokrra e qejfit të jem “ushtarja” e tij

"E kam ftuar në Monaco"/ Ermiona sqaron raportin me Luizin: E kam zemër, ma do kokrra e qejfit të jem “ushtarja” e tij

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Treguesit: Shqiptarët po blejnë më pak ushqime, por ekonomia del me rritje

Ligji i ri “Për mbrojtjen e konsumatorit”, ashpërsohen masat ndaj mashtrimeve me çmimet! Ministrja Ibrahimaj: Forcohen të drejtat e qytetarëve!

October 29, 2026
Aktori Jack Nicholson tërhiqet përfundimisht nga jeta publike, miqtë shprehin shqetësimin: Ka frikë se do të vdesë i vetmuar!

Aktori Jack Nicholson tërhiqet përfundimisht nga jeta publike, miqtë shprehin shqetësimin: Ka frikë se do të vdesë i vetmuar!

October 29, 2026
Dy historitë e jetës që më shtynë drejt politikës

“PD peng e arkitektit të dhunës”- Protestat dhe kaosi në Kuvend, deputetja Mila: Hiqni fashon ta shihni para se të digjni për karrigen e tij!

October 29, 2026
Zbulimi i ri përtej Plutonit, astronomët identifikojnë një “planet xhuxh”

Zbulimi i ri përtej Plutonit, astronomët identifikojnë një “planet xhuxh”

October 29, 2026
E shtuna komuniste e Berishës pasi bëri lanet Qorin e Shehajn

E shtuna komuniste e Berishës pasi bëri lanet Qorin e Shehajn

October 29, 2026
Kosovë/ Arrestohen dy persona të dyshuar për krime lufte në Istog

Kosovë/ Arrestohen dy persona të dyshuar për krime lufte në Istog

October 29, 2026
Detaji/ Protestat e dhunshme në Itali, shumica dërrmuese e të arrestuarve janë të mitur!

Grevë e përgjithshme më 30 tetor në Itali, kush e ndalon punën dhe cilat janë arsyet e protestës?

October 29, 2026
Skenarët e mundshëm pas zgjedhjeve në Izrael

Skenarët e mundshëm pas zgjedhjeve në Izrael

October 29, 2026
Trump kritikon zgjedhjet në Brazil: Një turp i madh për popullin brazilian

Trump kritikon zgjedhjet në Brazil: Një turp i madh për popullin brazilian

October 29, 2026
Protestat, Zhupa akuza kryeministrit: Rama shton 630 punonjës në Policinë e Shtetit, nga frika e protestës studentore!

Protestat, Zhupa akuza kryeministrit: Rama shton 630 punonjës në Policinë e Shtetit, nga frika e protestës studentore!

October 29, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In