• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, November 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Gjëra të mëdha, do të ndodhin në Shtator

by Artur Ajazi
15/08/2021 17:41
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Artur Ajazi

Në Partinë Demokratike, dhe në oborrin e opozitës së (pa) lindur nga zgjedhjet e lira dhe të ndershme të 25 Prillit 2021, duhej të ishin duke i dhënë “dorën e fundit” pergatitjeve për të qenë më seriozë dhe më të besueshëm para shqiptarëve në Parlamentin e ri. Në Shtator, pritet të ndodhin gjëra të mëdha në SHQUP, në oborrin dhe zyrat e Partisë Demokratike. Kjo verë e nxehtë dhe përvëluese, ishin  muajt e “acarit” mes lidershipit të asaj partie dhe faktorit ndërkombëtar.

Asnjë lëvizje dhe vendim i duhur nuk ka gjasa të bëhet dhe të merret nga Lulzim Basha si para ashtu dhe pas 31 Gushtit, ç’ka do të thotë se ai, gjithçka do ta lërë në “rënie të lirë”. Ai po pret ç’do të thotë përsëri zonja Kim, ç’do të bëjë SPAK-u, DASH-i, FBI-ja, apo dhe vetë Sali Berisha. Lulzimi nuk ka qenë, dhe nuk është “aventurieri” i ngjarjeve të mëdha. Ai nuk rrezikon me kokën e tij, ai bindet. Edhe kësaj here, ai i është bindur Sali Berishës, ashtu siç i është bindur për 16 vjet, qysh nga koha kur e afroi tek KOP-i, pa e ditur se një ditë të bukur, do të ishte edhe kryetar partie. Në Shtator, ne do të shohim gjëra të mëdha në Partinë Demokratike, në Parlament, dhe skenën politike shqiptare.

Thashethemet thonë se “PD ka gjasa të ndahet në 2 ose 3 pjesë brënda saj”. Pra në përkrahës të Sali Berishës, në kundërshtarë të tij dhe Lulzimit, dhe në përkrahës të Lulzim Bashës. Në njëfarë mënyre, në Shtator, do të shohim kush janë “amerikanët dhe antiamerikanët e Partisë Demokratike”. Një pjesë e konsiderueshme e tyre janë me Lulin, por harrojnë se baza e partisë ose 80 per qind e saj, janë me Saliun.

Dhe kjo realisht e ka vendosur në pikëpyetje ekzistencën e vetë asaj partie në skenën politike. Një segment i saj, ka dalë së fundmi me tezën e “rithemelimit të partisë”, që do të ishte fshirja nga lista e shumë prej emrave të sistemit drejtues të saj. Takimi më mizerabël që Ervin Salianji bëri në një prej rrugicave të Korçës me “bazën” e partisë, ishin treguesi më i saktë i mosekzistencës së Partisë Demokratike në atë qytet me tradita, dhe që së fundi i dha mbështetje të madhe Lulit në zgjedhjet e fundit. Paralajmërimi i zonjës Kim, sinjalet  e forta dhe plot “energji” që vijnë nga përtej Atlantikut lidhur me listën në rritje të  personave “non-grata” nga Ballkani dhe veçanarisht Shqipëria, mungesa e respektit dhe besnikërisë së vetë Lulzim Bashës ndaj SHBA-së për problemin “Berisha”, shkërrmoqja e partisë ditën me diell, largimet e zërave kundër dhe afrimi i elementëve të dyshimtë në grupin parlamentar dhe zyrat e partisë, flasin qartë se në Shtator do të ndodhin gjëra të mëdha.

Për “shpatullat” e Lulit janë peshë e madhe, por gjithsesi ai do të mbetet detyrimisht një personazh kryesor i episodeve dramatike të asaj partie në zhdukje. Vajtja e zonjës Kim në Partinë Demokratike, ishite shtysa e fundit për Lulin e Berishës, si për ti thënë ai publikisht se “je miku ynë, në rast se largon armikun tonë”. Por Luli nuk ka këllqe të bëjë një gjë të tillë, pasi Sali Berisha e ka mbushur kasafortën e tij me “bëmat” e kryetarit de jure të Partisë Demokratike, dhe në çdo rast mund t’ja afrojë amerikanëve si “ofertë shpëtimi”, duke mos pyetur shumë për “birin e tij politik”.Në Shtator,do të ndodhin gjëra të mëdha, që ndoshta do të sjellin ndryshime të mëdha, por jo falë lulzimëve opozitarë, por falë miqve të përtej Atlantikut, që duan përfundimisht një terren të qetë dhe të sigurtë në Shqipëri.

Next Post
Shqipëria pranoi afganët, Kim me fjalët e Albright: Faleminderit, të përqëndrohemi në shpëtimin e jetëve

Shqipëria pranoi afganët, Kim me fjalët e Albright: Faleminderit, të përqëndrohemi në shpëtimin e jetëve

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Greva për paga lë Kosovën pa transport hekurudhor

Greva për paga lë Kosovën pa transport hekurudhor

November 9, 2026
Universitetet ankohen ndaj qeverisë, duan më shumë financime! Mazhoranca: Këtë vit buxheti për arsimin e lartë është më i madh!

Universitetet ankohen ndaj qeverisë, duan më shumë financime! Mazhoranca: Këtë vit buxheti për arsimin e lartë është më i madh!

November 9, 2026
Alarm pranë Shtëpisë së Bardhë, një makinë përplaset me barrierat mbrojtëse, arrestohen dy persona! Zv/presidenti Vance…

Alarm pranë Shtëpisë së Bardhë, një makinë përplaset me barrierat mbrojtëse, arrestohen dy persona! Zv/presidenti Vance…

November 9, 2026
Trump paralajmëron ndryshime territoriale në Ukrainë, Kremlini: Realiteti në terren ka ndryshuar!

Trump paralajmëron ndryshime territoriale në Ukrainë, Kremlini: Realiteti në terren ka ndryshuar!

November 9, 2026
“Zgjedhorja” në ngërç, PD e bllokon me veto, PS do propozimet! Bylybashi: Të ndajmë partinë nga shteti! Gjiknuri: Keni prioritete të tjera politike

“Zgjedhorja” në ngërç, PD e bllokon me veto, PS do propozimet! Bylybashi: Të ndajmë partinë nga shteti! Gjiknuri: Keni prioritete të tjera politike

November 9, 2026
Gjendja e Unionit, pesë përfundimet kryesore nga fjalimi i Ursula von der Leyen -

BE-ja do të marrë pjesë në bisedimet për Ukrainën në Abu Dhabi, Von der Leyen konfirmon praninë e delegacionit evropian!

November 9, 2026
Buxheti 2027, vetëm 1,1 mld lekë më shumë për Bujqësinë, fondet arrijnë në 17,9 mld lekë! Zbardhen diskutimet në Komision

Buxheti 2027, vetëm 1,1 mld lekë më shumë për Bujqësinë, fondet arrijnë në 17,9 mld lekë! Zbardhen diskutimet në Komision

November 9, 2026
Bandat e drogës në Francë rekrutojnë fëmijë për të vrarë, adoleshentët joshen me para dhe përfundojnë në rrjetin e mafias!

Bandat e drogës në Francë rekrutojnë fëmijë për të vrarë, adoleshentët joshen me para dhe përfundojnë në rrjetin e mafias!

November 9, 2026
“Bizneset po ndiejnë pasojat, rritja do të jetë më e ulët”- Ibrahimaj në Komision: Protestat e dhunshme e ngadalësojnë ekonominë!

“Bizneset po ndiejnë pasojat, rritja do të jetë më e ulët”- Ibrahimaj në Komision: Protestat e dhunshme e ngadalësojnë ekonominë!

November 9, 2026
Shtyhet përsëri gjyqi i Veliajt në GJKKO, shkak bojkoti i avokatëve mbrojtës

“Veliaj duhet të operohet urgjentisht”- Avokati Ndreca letër Burgjeve dhe Ministrisë së Shëndetësisë: Nuk kemi informacion për ekzaminimet mjekësore

November 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In