Një deklaratë nga zyra e Anatoli Bibilov tha se ishte “aspirata historike” e popullit të tij që të bashkohej me Rusinë dhe votimi do të bëhej më 17 korrik.
Moska e njeh rajonin si të pavarur, pas një lufte të shkurtër midis Rusisë dhe Gjeorgjisë në vitin 2008, dhe ka ofruar mbështetje financiare, shtetësi ruse për qytetarët e saj dhe ka vendosur baza ushtarake atje.
Gjeorgjia pohon se Osetia e Jugut është një territor i pushtuar dhe më parë tha se një referendum për bashkimin me Rusinë do të ishte i papranueshëm.