• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, October 5, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Gjeopolitika e pasaportave, si tregues i globalizmit modern

by A R
24/01/2019 12:52
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Danilo Taino – Corriere della Sera

Në kohën e rikthimit të gjeopolitikës dhe kufijve më pak të hapur, flitet shpesh për pasaportat. Komisioni Europian në Bruksel ka hapur një hetim mbi gjashtë mijë të ashtuquajtura “pasaportat e arta” që disa nga vendet evropiane kanë dhënë, me pagesë, për individë joevropianë, me dyshimin se disa prej tyre janë kriminelë. Shpjegimi për tregtinë: jo të gjitha dokumentet kanë të njëjtën vlerë. Me pasaportën e tij, një italian mund të hyjë në 187 vende pa patur nevojë për vizë ose marrjen e saj me të mbërritur në destinacion apo duke udhëtuar me një ETA (Autoriteti Elektronik i Udhëtimit): d.m.th. pa pasur nevojë që qeveria e vendit të destinacionit të japë miratimin. Ashtu si italianët, edhe suedezët, finlandezët dhe danezët mund të hyjnë në 187 shtete me pasaportat e tyre.

Akoma më mirë janë gjermanët dhe francezët: 188 destinacione pa pasur nevojë për asnjë autorizim. Edhe më e mirë akoma për banorët e Singaporit dhe Koresë së Jugut: mund të vizitojnë 189 vende. Në krye të listës janë japonezët, me 190 destinacione pa pasur nevojë për vizë dhe procedura të ngjashme. Të dhënat janë nxjerrë nga Indeksi i Pasaportave, i përpunuar nga Henley & Partners, i cili rregullisht monitoron 199 pasaporta. Pothuajse të gjithë perëndimorët gëzojnë liri të gjerë udhëtimi, me mbi 180 destinacione.

Në të vërtetë, kjo është një liri e monitoruar. Vetë fakti se duhet të kesh me vete një pasaportë për të udhëtuar është në një farë mënyre një kufizim, edhe nëse sot ajo merret si e mirëqenë. Në disa raste shumë konkrete, në disa shtete, ku frika se mund të privohen nga pasaporta i shoqëron rregullisht udhëtarët. Fakti është se liria për të lëvizur lirisht është një produkt i botës së globalizuar, për uljen e barrierave ndërmjet shteteve. Nga kjo pikëpamje, i ashtuquajturi “globalizimi i parë” ishte më i hapur se ai aktual.

Pas përfundimit të luftërave të Napoleonit, pas Kongresit të Vjenës dhe me rritjen e lëvizjeve të punës në sajë të industrializimit, në shekullin XIX, detyrimi për pasaportë ose dokumente të ngjashme u zhduk në Evropë, por edhe në Japoni, Australi dhe në Amerikë. Vetëm me Luftën e Parë Botërore (për shkak të spiunëve, individëve të huaj dhe kështu me radhë), ky detyrim u rikthye. Për të mos ikur më. Sot, qytetarët me më shumë kufizime janë afganët dhe irakianët: ata hyjnë pa viza në vetëm 30 shtete, pasuar nga somalezët dhe sirianët me 32 shtete. Evoluimi i Indeksit të Pasaportave ndihmon për të kuptuar gjendjen në të cilën është sot globalizimi.

/a.rada

Next Post
VIDEO/ Kërkimet për naftë, banorët e Zagorisë përplasen me përfaqësuesit e Shell

VIDEO/ Kërkimet për naftë, banorët e Zagorisë përplasen me përfaqësuesit e Shell

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Nations League: Franca përmbys Belgjikën, Italia triumfon ndaj Turqisë

Nations League: Franca përmbys Belgjikën, Italia triumfon ndaj Turqisë

October 5, 2026
Duka: Opozita mund të vijë në pushtet vetëm nëse ndryshon kandidatin për kryeministër

Duka: Opozita mund të vijë në pushtet vetëm nëse ndryshon kandidatin për kryeministër

October 5, 2026
Mandati i Xhaçkës, Gogu-Bardhit: Po bën xhonglerin politik! Bëni si mendja pas Kushtetueses, por…

Ndryshimet në Kodin Penal, ‘trondit’ ministri i Drejtësisë: 56% në paraburgim janë pa vendim gjykate

October 5, 2026
Kokainë në hotel: Arrestohen 6 persona në Austri, mes tyre 3 shqiptarë dhe 3 italianë

Kokainë në hotel: Arrestohen 6 persona në Austri, mes tyre 3 shqiptarë dhe 3 italianë

October 5, 2026
VIDEO / ‘Prandaj PS të ka besuar…”, Kryebashkiaku debat me Maznikun: Ku do të merren lejet e urbanistikës?

VIDEO / ‘Prandaj PS të ka besuar…”, Kryebashkiaku debat me Maznikun: Ku do të merren lejet e urbanistikës?

October 5, 2026
Policia për aksidentin Elbasan-Peqin. Humbi jetën një e moshuar, u plagosën 3 të tjerë

Policia për aksidentin Elbasan-Peqin. Humbi jetën një e moshuar, u plagosën 3 të tjerë

October 5, 2026
Rubio: Tërheqja e bombarduesve B-1 nga Fairford nuk lidhet me atentatin e dyshuar iranian

Rubio: Tërheqja e bombarduesve B-1 nga Fairford nuk lidhet me atentatin e dyshuar iranian

October 5, 2026

Veliaj firmos nga paraburgimi: Sadi Vorpsi dhe Sara Goxhaj, nënkryetarë të Bashkisë Tiranë

October 5, 2026
Zgjedhjet/ Koçi: PS merr 80 mandate, Rama në listën e hapur do shkatërronte garën

“Protestuesit kanë të njëjtat kërkesa si Berisha”, Koçi: E kanë mendjen vetëm të ikë Rama…

October 5, 2026
A po vendos Irani një taksë për të lejuar trafikun e naftës përmes Hormuzit? -

A po vendos Irani një taksë për të lejuar trafikun e naftës përmes Hormuzit? –

October 5, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com