Gjenerata e re e celularit Samsung Galaxy S7 do të prezantohet nga kompania në muajin janar të vitit të ardhshëm. Informacionin e bëjnë të ditur mediat koreane që citojnë burimet e tyre brenda kompanisë Samsung.
Në raport thuhet se Galaxy S7 do të ofrohet në dy versione: “premium” dhe “sub-premium”, dhe do të prezantohet më 19 janar 2016. Nëse ky informacion është i saktë, atëherë telefoni mund të hidhet në treg pak javë para zhvillimit të Kongresit Botëror të Telefonave 2016 që zhvillohen në muajin mars.
Telefoni do të ketë gjithashtu një portë USB të tipit C, një teknologji të ngjashëm me 3D Touch dhe ndoshta një kamerë të dyfishtë në anën e pasme me sensor 20 megapikselë.