• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, September 24, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Gjenerata e re e PS ende s’është gati të shërbejë si deputetë”/ Ministër i qeverisë ‘Rama 4’? Ja si përgjigjet Braçe

by B K
15/07/2025 16:50
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Deputeti i PS, Erion Braçe komentoi Akademinë politike të PS, teksa tha se deputetët e rinj ende nuk janë gati të bëjnë punën e deputetit që javën e parë të shtatorit.

Raziela Myslimaj: Ajo që ju po bëni me shkollën verore në Partinë Socialiste, mendoni që do duhet të ishte një strukturë brenda Kuvendit të Shqipërisë. Pra, ju jeni një nga lektorët, trajnoni deputetët e rinj, që i njihni me organigramën, me mënyrën se si funksionon kuvendi, me rolin që ata do të kenë. Duhet ta bëjë Kuvendi këtë dhe jo Partia Socialiste?

Erion Braçe: Jo në çdo rast mund të qeshë deputet të gatshëm, por duhet të synosh. Të kandidosh njerëz që mund të jenë të gatshëm të bëjnë punën në Kuvend. Në qoftë se listat e mbyllura kishin ndonjë vlerë, kishin vlerë që ti të merrje apo të sillje të sillje në Kuvend njerëz të gatshëm për të bërë punën e deputetit në Kuvend, se është punë.

Raziela Myslimaj: E ka ruajtur bërthamën Partia Socialiste me këto zgjedhje, të njerëzve profesionistë të aftë të punojnë në Kuvend?

Erion Braçe: Po bërthamën e ka ruajtur por unë do doja që të 83, të ishin të gatshëm që në javën e parë të shtatorit të shërbenin si deputetë në Kuvend. Janë të gatshëm? Jo

I pyetur në një intervistë në Report Tv nëse do të pranonte të ishte pjesë e kabinitit të qeverisë ‘Rama 4’, Braçe tha se formimi i qeverisë nuk duhet të jetë një “listë dëshirash”, por rezultat i një procesi të menduar mirë.

Raziela Myslimaj: Zoti Braçe ka një interes të madh të shtuar në këto muajt e verës, sidomos pas zgjedhjeve parlamentare.

Në përgjithësi, ndodh pas çdo palë zgjedhjesh ose në vjeshtë, ku rritet pak tensioni për ndryshime në kabinetin qeveritar, por në këtë rast bëhet fjalë për formimin e qeverisë së re. Ju e shihni veten, pjesë e kabinetit qeveritar, Rama katër, si ministër?

Erion Braçe: Jo, sepse unë mendoj që qeveria nuk mund të krijohet si listë dëshirash dhe apo si plotësim i nevojave të karrierës të gjithkujt.

Jo, nuk duhet të funksionojë kështu. Unë mendoj që duhet njeriu i duhur në vendin e duhur, në kohën e duhur, me programin e duhur, me politikat e duhura dhe me buxhetin e duhur. Ky mund të bëhet ministër.

Raziela Myslimaj: Do e kishit pranuar sot një ftesë nga Kryeministri Rama për të qenë Ministër i Bujqësisë.

Erion Braçe: Jo, unë pranoj procesin. Këtë procesin për të cilat fola. Nuk pranoj…

Next Post
Merr flakë autobusi pranë tunelit të Skërficës, pasagjerët arrijnë të dalin në kohë

Merr flakë autobusi pranë tunelit të Skërficës, pasagjerët arrijnë të dalin në kohë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Njëzet e tetë vjet më pas, pikërisht në të njëjtën ditë…

Njëzet e tetë vjet më pas, pikërisht në të njëjtën ditë…

September 24, 2026
“I neveritshëm, s’je më babai im”, Francesco Totti rrëfen reagimin e vajzës së tij pas divorcit

“I neveritshëm, s’je më babai im”, Francesco Totti rrëfen reagimin e vajzës së tij pas divorcit

September 24, 2026
Belind Këlliçi paralajmëron ndryshime në qeveri

Këlliçi: Jemi kundër bojkotit, nuk është zgjidhja jonë. Ja agjenda e opozitës

September 24, 2026
Masa të shtuara sigurie para Kuvendit, vendosen gardhe metalike dhe bllokohen disa rrugë

Masa të shtuara sigurie para Kuvendit, vendosen gardhe metalike dhe bllokohen disa rrugë

September 24, 2026
Presidenti kinez Xi Jinping mbërrin në Uashington, nis vizitën shtetërore në ShBA

Presidenti kinez Xi Jinping mbërrin në Uashington, nis vizitën shtetërore në ShBA

September 24, 2026
FOTO/ Kërkohej nga Italia për tentativë vrasjeje dhe plagosje, arrestohet në Ndroq 33-vjeçari, Interpoli nis procedurat e ekstradimit

Vrau me thikë 49-vjeçarin në Tiranë, autori thyen heshtjen: U konfliktuam me fjalë, shkova në banesë dhe…

September 24, 2026
Dy operacione në Tiranë dhe Krujë për armëmbajtje pa leje, arrestohen 2 persona

Dy operacione në Tiranë dhe Krujë për armëmbajtje pa leje, arrestohen 2 persona

September 24, 2026
Vendi përfshihet nga reshjet e shiut dhe era e fortë, ulet ndjeshëm temperatura

“Mesnata sjell rrebeshe shiu në vend”, zbuloni zonat që do të preken

September 24, 2026
Takimi i Bordit të Paqes në Nju Jork / Hoxha: Shqipëria kontribut në përputhje me planin 20-pikësh të Trump

Takimi i Bordit të Paqes në Nju Jork / Hoxha: Shqipëria kontribut në përputhje me planin 20-pikësh të Trump

September 24, 2026
Bankat fshinë 5 miliardë lekë kredi në gjysmën e parë të vitit

Bankat fshinë 5 miliardë lekë kredi në gjysmën e parë të vitit

September 24, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com