Kryesuesi i Këshillit ushtarak të NATO-s, gjenerali Petr Pavel ka deklaruar se Ballkani vazhdon të mbetet burim i mundshëm i përplasjeve ushtarake, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Ai porositë që Aleanca veriatlantike patjetër të ketë aftësi për kundërvënie ndaj kundërshtarëve dhe mbrojtjes së anëtarëve të saj, si edhe rol më të madh në luftën kundër terrorizmit, bën të ditur agjencia kroate e lajmeve HINA.
Pavel citohet të ketë thënë se situata në një pjesë të Evropës është ”larg stabilitetit”, duke theksuar se ”Ballkanit i kanoset terrorizmi islamik, por edhe ndikimi rus”.
Duke e konsideruar Bosnjën dhe Hercegovinën si vendi ku mund të mblidhen terroristë, gjenerali Pavel ka deklaruar se nuk pret valë të shtuara të refugjatëve në drejtim të Evropës. (b.an)