• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, May 28, 2023
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
    • Exlibris
    • Intervistë
    • Kuzhinë
    • Në plan të parë
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Gjenerali ‘Krijesa e Moçalit’ emërohet Shef Shtabi i Ushtrisë Amerikane

Java News by Java News
26/05/2023 08:07
Gjenerali ‘Krijesa e Moçalit’ emërohet Shef Shtabi i Ushtrisë Amerikane
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Presidenti Joe Biden emëroi për detyrën e Shefit te Shefave të Shtabit të Bashkuar, gjeneralin me katër yje Charles Quinton Brown Jr.

Shtabi i Bashkuar përbëhet nga shefat e gjashtë degëve të ushtrisë: forcat tokësore, forcat detare, forcat ajrore, marinsat, garda kombëtare dhe operacionet hapësinore. Gjenerali Brown, aktualisht është Shef i Shtabit të Forcave Ajrore.

Piloti i avionëve luftarakë e ka marrë nofkën ‘Krijesa e Moçalit’, nga një ngjarje e vitit 1991, kur ai u hodh me katapultë nga një avion luftarak F-16, që po digjej, mbi një park kombëtar në shtetin e Floridës.

Gjenerali ‘Krijesa e Moçalit’ emërohet Shef Shtabi i Ushtrisë Amerikane

Ishte janar dhe kapiteni CQ Brown Jr. duhej të merrte një vendim brenda disa sekondash. Shtyp butonin dhe hidhet me parashutë mbi ligatinat e mbushura me krokodilë.

“Shpresoj të mos ketë asgjë aty poshtë“, ishte ajo ç’ka mendoi ndërsa ulej me parashutë, siç e rrëfeu vetë vite më pas, në një intervistë gjatë Forumit të Sigurisë që u mbajt në Aspen, vitin e kaluar.

Ai u zhyt në baltë, e cila i mbuloi trupin. Që nga ajo ngjarje, ai do të njihej mes kolegësh pilotë, si “Krijesa e Moçalit”.

Zoti Brown, tashmë një gjeneral me katër yje dhe shef i Forcave Ajrore, u emërua të enjten nga Presidenti Biden. Nëse konfirmohet, ai do të zëvendësojë gjeneralin Mark Milley, mandati i të cilit përfundon në tetor.

Gjenerali ‘Krijesa e Moçalit’ emërohet Shef Shtabi i Ushtrisë Amerikane

Zoti Brown, ka kaluar pjesën më të madhe të karrierës së tij si një nga aviatorët kryesorë të Forcave Ajrore. Ai ishte një nga pilotët e paktë me ngjyrë dhe shpesh një nga të vetmit afrikano-amerikanë në skuadriljen e tij.

Gjatë një konference të shoqatës së Forcave Ajrore që u mbajt në Kolorado këtë muaj, zoti Brown tha se parimet që e udhëheqin atë në zbatimin e detyrës së tij janë “përmbushja e detyrave me një standard të lartë, personal e profesional”.

“Unë nuk garoj për vendin e dytë. Nëse jam në garë e marr atë seriozisht. Futem për të fituar, jo për të humbur”, tha ai.

Zoti Brown ka bërë shpesh histori gjatë karrierës së tij. Ai ka qenë komandanti i parë me ngjyrë i Forcave Ajrore të Paqësorit dhe së fundmi shefi i parë me ngjyrë i shtabit të Forcave Ajrore, duke e bërë atë afrikano-amerikanin e parë, që drejton një nga degët e ushtrisë.

Nëse konfirmohet, ky zhvillim do të shënonte sërish histori, pasi do të ishte hera e parë, që të dy postet kryesore të Pentagonit, do të mbaheshin nga afrikano-amerikanë. Sekretari i Mbrojtjes Lloyd Austin, një afrikano-amerikan, udhëheq postin më të lartë civil.

Gjenerali ‘Krijesa e Moçalit’ emërohet Shef Shtabi i Ushtrisë Amerikane

Por zoti Brown nuk do të ishte afrikano-amerikani i parë që do të merrte detyrën e Shefit të Shefave të Shtabit të Bashkuar, posti kryesor ushtarak i Pentagonit. Ishte gjenerali i ndjerë Colin Powell, i cili bëri histori, duke marrë këtë detyrë.

Gjashtëdhjetë vjeçari Brown, ka komanduar forcat ajrore të vendit në të gjitha nivelet. I lindur në San Antonio ai rrjedh nga një familje ushtarakësh. Gjyshi i tij, drejtonte një njësi ushtarake me afrikano-amerikanë në Luftën e Dytë Botërore, të cilët mbaheshin të ndarë nga pjesa tjetër e ushtrisë. Ndërsa babai i tij ka shërbyer si oficer artilerie dhe ka qenë veteran i Luftës së Vietnamit. Zoti Brown u rrit në disa baza ushtarake në shtete të ndryshme të vendit, të cilat rrënjosën tek ai një ndjenjë misioni.

Emërimi i tij vjen pas një karriere ushtarake prej katër dekadash, që nis me diplomimin me rezultate të larta nga Universiteti Teknik i Teksasit në 1984, për të mbërritur tek emërimi i tij në Shtëpinë e Bardhë.

Ai shihej gjerësisht brenda qarqeve ushtarake si kandidat kryesor për këtë detyrë, me autoritetin e duhur dhe një historik për rolin e tij udhëheqës në ndryshime institucionale. Atribute këto që shihen si të nevojshme për ta vendosur Pentagonin në themele më moderne, për t’u përballuar me një Kinë që po forcohet.

Gjenerali ‘Krijesa e Moçalit’ emërohet Shef Shtabi i Ushtrisë Amerikane

Gjatë dy viteve të fundit zoti Brown ka nxitur brenda Forcave Ajrore një fushatë me sloganin “Përshpejto, ndrysho, ose humb”. Fushata duket se përqëndrohet kryesisht tek Kina. Ajo synon ta shtyjë këtë degë të ushtrisë që të heqë dorë nga avionët luftarakë të vjetër e të shpejtojë përpjekjet për t’u përballuar me avionë hipersonikë, dronë e armë hapësinore, me të cilat inventari i ushtrisë amerikane, i epokës së Luftës së Ftohtë, nuk përputhet.

Personalisht, zoti Brown njihet si një person i rezervuar, që mendohet shumë dhe i matur. Në ndryshim, gjenerali Milley njihet për të folurin e tij pa doreza, që shpesh ka qenë si kundërpërgjigje ndaj ish-Presidentit Donald Trump dhe ligjvënësve republikanë.

“Ai (Brown) nuk është i prirur të thotë diçka pa e menduar atë seriozisht, dukë bërë një peshim të të gjitha mundësive”, thotë shefi i Shtabit të Forcave Ajrore në pension, gjenerali Michael Moseley, i cili e njeh zotin Brown, që nga koha kur ai ishte një nga drejtuesit e kësaj force.

Zoti Brown ka mbi 3 mijë orë fluturimi në historikun e tij dhe ka shërbyer disa herë në Shkollën mbi armatimet e Forcave Ajrore, një shkollë kjo elitë, e ngjashme me shkollën TOPGUN të Marinës. Në këtë shkollë pranohen vetëm rreth 1% e pilotëve të Forcave Ajrore, thotë Gjeneral Moseley.

Gjenerali ‘Krijesa e Moçalit’ emërohet Shef Shtabi i Ushtrisë Amerikane

Gjate forumit të Aspenit zoti Brown tha se ngjarja e vitit 1991 ishte një moment shumë delikat.

“Isha disa i irrituar pasi ndodhi pikërisht përpara se të bëheshin përzgjedhjet për në shkollën e armatimeve”, tha ai në forumin e Aspenit. Ai tha se iu desh të aplikonte tre herë përpara se ta pranonin, duke vënë në dukje se “ka konkurencë të lartë”.

Por ai arriti të dalë në krye edhe në këtë shkollë dhe u bë instruktor, “gjë që arrihet nga vetëm 1% e 1%-shit”, tha Gjenerali Moseley.

Zoti Brown u rikthye më vonë në këtë shkollë si komandant i saj. Shkolla ishte shndëruar në atë kohë nga një institucion për mësimdhënien e operacioneve luftarake të ajrit, në mësimdhënie për operacione të kombinuara me tanke, avionë bombardues dhe transportues.

Zoti Brown kuptoi se shkollës “i duhej një përqasje tjetër”, tha Gjenerali në pension i Forcave Ajrore Bill Rew. Komandantët e mëparshëm ishin përpjekur më parë të zbatonin një moto të re: “të përulur, të afrueshëm, të besueshëm”, por ajo nuk kishte zënë vend.

Nën drejtimin e zotit Brown, ndryshimi kulturor zuri vend dhe vazhdon edhe sot, tha zoti Rew, që kishte qenë ndër instruktorët e zotit Brown në shkollën e armatimeve dhe komandant skuadriljeje gjatë periudhës në detyrë të zotit Brown si komandant.

“Kjo kërkonte një lloj aftësie drejtuese që nuk e bën të detyrueshëm ndryshimin kulturor për njerëzit, por që e shpjegon atë dhe i motivon ata për arsyet përse ky ndryshim është i rëndësishëm”, tha zoti Rew.

Në qershor 2020, zoti Brown gjendej vetëm një javë pranë konfirmimit nga Senati për t’u bërë shef shtabi i Forcave Ajrore, kur ai ndjeu nevojën për të folur për vrasjen e George Floyd-it.

Ishte e rrezikshme dhe një moment jo i përshtatshëm që gjenerali të tërhiqte vëmendje publike dhe të shprehte publikisht mendimet e tij personale. Por sidoqoftë ai e bëri këtë, pasi diskutoi me bashkëshorten dhe djemtë e tij për vrasjen dhe krijoi bindjen se duhej të thoshte diçka.

Gjenerali ‘Krijesa e Moçalit’ emërohet Shef Shtabi i Ushtrisë Amerikane

Në një mesazh me video të drejtuar ushtarakëve në qershor 2020, të titulluar “Ja çfarë unë mendoj”, zoti Brown përshkroi se si e kishte shtrënguar veten “për të vepruar pa asnjë gabim” si pilot dhe si oficer gjatë gjithë jetës së tij, por se prapë ishte përballur me paragjykime. Ai tha se kishin vënë në dyshim aftësitë e tij, edhe kur kishte qenë i veshur me të njëjtën uniformë piloti si kolegët e tjerë.

Kanë kaluar 30 vjet që kur zoti Powell u bë shefi i parë afrikano-amerikan i shefave të shtabit të forcave të armatosura të Shteteve të Bashkuara, detyrë në të cilën shërbeu gjatë periudhës 1989-1993. Por ndërsa afrikano-amerikanët janë 17.2% e totalit prej 1.3 milionë ushtarakësh në shërbim aktiv, vetëm 9% e oficerëve janë afrikano-amerikanë, thuhet në një raport të vitit 2021 të Departamentit të Mbrojtjes.

“Mendoja për ata që më kanë këshilluar dhe se sa rrallë ndeshja në një të tillë, që dukej si unë”, tha zoti Brown në videon e tij.

“Emërimi im ofron një farë shprese, por se gjithashtu vjen me një barrë të rëndë – unë nuk mundem të ndreq shekuj racizmi në vendin tonë, dhe as nuk mundem të ndreq dekada diskriminimi që mund të ketë ndikuar tek anëtarët e Forcave tona Ajrore. Mendohem se si mundem të bëj përmirësime, personalisht, profesionalisht dhe institucionalisht”, në mënyrë që të shkëlqejnë të gjithë anëtarët e Forcave Ajrore, tha ai.

Vendimi për të folur haptazi nuk i solli pasoja. Votimi në Senat për konfirmimin e tij ishte 98 me 0.

Por ashtu sikurse ai moment i shkurtër në Aspen, mesazhi personal me video ishte diçka e rrallë. Pas konfirmimit, ai uli sërish profilin e tij publik dhe iu fut punës./VOA

Next Post
“Bashkitë nuk t’i mori media, por koka jote që të ka marrë erë!”/ Rakipi “shpërthen” ndaj Berishës: Partinë e ke copa-copa…

"Bashkitë nuk t'i mori media, por koka jote që të ka marrë erë!"/ Rakipi "shpërthen" ndaj Berishës: Partinë e ke copa-copa...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

LAJMET E FUNDIT

“Pritet më shumë prodhim…”/ Lufta në Ukrainë shtoi parcelat me grurë në Shqipër: Mungon magazinimi

“Pritet më shumë prodhim…”/ Lufta në Ukrainë shtoi parcelat me grurë në Shqipër: Mungon magazinimi

May 27, 2023
Çip në trurin e njeriut? Elon Musk e bën “realitet”, ja si do funksionojë

Çip në trurin e njeriut? Elon Musk e bën “realitet”, ja si do funksionojë

May 27, 2023
Skandal i i sherrit në “BBVA”, ish-banori zbulon çfarë ndodhi në prapaskenë me debatin Efi-Zhaklina. Shpati: I gjeta…!

Zhaklina e ka goditur? Efi tregon çfarë ndodhi në prapaskenë: U afrua shumë dhe…!

May 27, 2023
“Rrahëm rusin në Moskë se ofendoi Enverin”/ Rrëfimet e ish-azotikasve: Në uzinë u lidhën në martesë 70 çifte

“Rrahëm rusin në Moskë se ofendoi Enverin”/ Rrëfimet e ish-azotikasve: Në uzinë u lidhën në martesë 70 çifte

May 27, 2023
Horoskopi 28 maj, ja çfarë kanë parashikuar yjet për ju

Horoskopi 28 maj, ja çfarë kanë parashikuar yjet për ju

May 27, 2023
Ambasadorja Yuri Kim viziton Tropojën, mesazhi: Çdo mundësi që do të dalë para jush është…!

Ambasadorja Yuri Kim viziton Tropojën, mesazhi: Çdo mundësi që do të dalë para jush është…!

May 27, 2023
“Dhe ish ministri i Brendshëm më…”/ Rrëfimi i polakes së martuar në Shqipëri: Më bënë spiune në këmbim të s*ksit për shefat e Sigurimit!

“Dhe ish ministri i Brendshëm më…”/ Rrëfimi i polakes së martuar në Shqipëri: Më bënë spiune në këmbim të s*ksit për shefat e Sigurimit!

May 27, 2023
Gjendet në morgun e Barcelonës zemra e Saimir Sulës! Pritet dorëzimi tek familjarët e të ndjerit

Gjendet në morgun e Barcelonës zemra e Saimir Sulës! Pritet dorëzimi tek familjarët e të ndjerit

May 27, 2023
Ladi i ‘Barcelonës’: Vajzat duhen për të tërhequr klientët, djemtë shpenzojnë. Të kënaqet shpirti kur…!

Ladi i ‘Barcelonës’: Vajzat duhen për të tërhequr klientët, djemtë shpenzojnë. Të kënaqet shpirti kur…!

May 27, 2023
“Dasma m’u duk vendim i nxituar”/ Efi flet për raportin me Luizin e Kiarën pas përfundimit të BBV

“Dasma m’u duk vendim i nxituar”/ Efi flet për raportin me Luizin e Kiarën pas përfundimit të BBV

May 27, 2023
“Sa romantikë i keni këto emra”/ Rama s’kursen batuat me Romeon, kreun e bashkisë Finiq: Me poezitë e dashurisë…

“Sa romantikë i keni këto emra”/ Rama s’kursen batuat me Romeon, kreun e bashkisë Finiq: Me poezitë e dashurisë…

May 27, 2023
Ngjarja e rëndë/ 20-vjeçari shqiptar masakron për vdekje partneren serbe, njiheshin prej…!

Ngjarja e rëndë/ 20-vjeçari shqiptar masakron për vdekje partneren serbe, njiheshin prej…!

May 27, 2023
“Në Shkodër e mundi Luizi”/ I riu ‘masakron’ Berishën në takimin me Bashën: Absurde të flasim për të, se do as Tropoja!

“Në Shkodër e mundi Luizi”/ I riu ‘masakron’ Berishën në takimin me Bashën: Absurde të flasim për të, se do as Tropoja!

May 27, 2023
Historia e rrallë: Komploti i vrasjes së Azem Hajdarit u thur te ‘Barcelona’. Dy nga autorët, pinë kafe dhe ikën

Historia e rrallë: Komploti i vrasjes së Azem Hajdarit u thur te ‘Barcelona’. Dy nga autorët, pinë kafe dhe ikën

May 27, 2023
Gabimi në krye të PD? Basha: Jam penduar që i dhashë kohë Berishës, sapo u shpall non grata ta kisha larguar…!

Gabimi në krye të PD? Basha: Jam penduar që i dhashë kohë Berishës, sapo u shpall non grata ta kisha larguar…!

May 27, 2023
Për ata që derdhën lotë për dorëheqjen e Haradinaj

Albin Kurti sillet si i penduar për Marrëveshjen e Ohrit

May 27, 2023
Pse u riktheve në politikën aktive? Basha në Shkodër: Berisha nuk reflektoi, 14 maji është prova

Pse u riktheve në politikën aktive? Basha në Shkodër: Berisha nuk reflektoi, 14 maji është prova

May 27, 2023
Shkodër/ Basha, thirrje për protesta: Pa mbushur rrugët dhe sheshet, Shqipëria do të vazhdojë të lëngojë

Shkodër/ Basha, thirrje për protesta: Pa mbushur rrugët dhe sheshet, Shqipëria do të vazhdojë të lëngojë

May 27, 2023
Do jetë kryetarja e re e PD? Tabaku: Unë i kam fituar gjërat duke ecur ngadalë. Po i dëgjoj të gjitha palët…!

Do jetë kryetarja e re e PD? Tabaku: Unë i kam fituar gjërat duke ecur ngadalë. Po i dëgjoj të gjitha palët…!

May 27, 2023
Sarandë/ Rama: Kadastra është turpi ynë, kanë bërë zhele flamurin e PS! Kryebashkiakët duhet të kenë njerzillëk

Sarandë/ Rama: Kadastra është turpi ynë, kanë bërë zhele flamurin e PS! Kryebashkiakët duhet të kenë njerzillëk

May 27, 2023
JavaNews.al

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2015 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
    • Exlibris
    • Intervistë
    • Kuzhinë
    • Në plan të parë

© 2015 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com