• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, October 25, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Gjeneral Megafoni dhe Mjerimi

by Frrok Çupi
04/01/2021 17:06
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Frrok Çupi

Pse nuk po ndjehem më i qetë që kurse lexova lajmin për vdekjen e artistit Dhimitër Orgocka? Orgocka shkoi, shkoi pak si papritur them se këtë verë kur e takova mbahej mirë e recitonte vepra pa fund. Na la edhe një artist, i madh mund të quhet për kombin tonë.

Por lajmi që ende nuk më lë të qetë që nga 1 janari, duket gjëja më e vogël mes dhimbjes për humbjen. Lajmi, botuar në një nga mediat më të mëdha të vendit, fjalë për fjalë, thotë: ‘Dhimitër Orgocka ka luajtur ndër të tjera te filmi ‘Gjeneral Megafoni’. (BalkanWeb, 01 janar 2021, ora 11:57). Ky është lajmi dhe njëkohësisht Mjerimi. Nuk po them se gazetari as media nuk di gjë për veprën e artistit të madh, nuk di se ai ka luajtur jo në një por në 82 role dhe është regjisor në 140 e ca vepra. Ata dinë vetëm një film. Por as një-filmi nuk është gjeneral ‘Megafoni’.

Çfarë më shqetëson kaq shumë? Siç vetë artisti, kam frikë se, pak nga pak, po vdes kultura e kombit. Aty ku ka nisur, aty edhe fillon të vdesë, si njeriu edhe kombi: Te fjala.

Shenja e parë e ‘vdekjes’ së fjalës:

Është thjesht ‘Megafoni’. Truri i medias tashmë është ngarkuar me ‘megafonët’ dhe as ka idenë se një vepër arti në këtë vend është krijuar bash për zgjimin e kulturës kombëtare, dhe kjo vepër  quhet ‘Gjeneral Gramafoni’. Memoria e medias është ngushtuar deri te megafonët e policisë ose megafonët e protestuesve në rrugët e qytetit. Kaq. Dhe po kaq- truri i mijërave që e lexojnë. Pak nga pak fjalori i lajmeve mund të mbetet me as çerekun e fondit që përdor sot shqipja. Gazetaria- veçanërisht, e zhytur në injorancë, ka hyrë me trok në fushën ku rrënon bimën e gjuhës.  Jo vetëm në këtë rast; kjo është asgjë me atë shkatërrim që po kryen në kulturën kombëtare.

Shenja e dytë e vdekjes së historisë së kombit:

Vetë filmi ‘Gjeneral Gramafoni’ sjell një përpjekje gjigande kulturore të apostujve të ‘Krishtit’ të historisë sonë, për të ringjallur vlera të shpirtit të kombit. Ishte mesi i viteve `30 sipas filmit, kur vendi kërcënohej të pushtohej nga të huajt; dhe gjëja e parë që do të mbrohej me jetë njerëzish, ishin pllakat e gramafonit me muzikën kombëtare.  Kjo është historia e atij filmi me ‘Gramafonin’, që Vath Koreshi (shkrimtar skenarist) e quajti qëllimisht Gramafonin Gjeneral. Gjenerali- më i fuqishmi, në krye të betejës.

Shenja e tretë e vdekjes, memoria jonë:

A pak na kanë akuzuar të tjerët se ‘nuk mbajmë mend’ as kur nisi shteti, as kur ra shteti; as kush na dhunoi e as kush na dha një dorë… Ato çfarë sot kemi më në pakicë janë Bibliotekat, Arkivat, Udhërrëfyesit dhe mediat…. Jo, jo!, media si numra kemi pa fund, por fatkeqësisht, media që nuk përmbajnë as histori, as kulturë, as shkrim e këndim. Nëse doni të harroni gjuhën shqipe, lexoni sa më shumë nga këto media; aq sa nëse doni t’u deformohet realiteti para syve… Vetë filmi ‘Gjeneral Gramafoni’, ku ka luajtur edhe Orgocka, duket sikur e ka parashikuar se do të vinte një ditë e keqe. ‘Lule! Lulet në këtë vend i hanë gomerët!’, thotë një nga personazhet antipatikë të një filmi prodhuar në atë vit, ‘Koncert në vitin 36’, kur u prodhua edhe ‘Gjeneral Gramafoni’.

Më me fat në këtë ‘story’ do të quheshin ata që nuk janë këtu më për ta lexuar lajmin me ‘Megafonin’. Nuk është as Vathi, as Bujar Lako, as Kadri Roshi, as Sulë Pitarka, as Viktor Gjika…

Këta bënë ‘Gramafonin’, jo ‘Megafonin’. Po kush do me dijtë për këta tani!?..

veritas.com.al

Next Post
FOTO / Mbytet në det aktorja e njohur, momenti kur e nxjerrin trupin e pajetë

Humb jetën aktorja e famshme, ka luajtur edhe me Agjentin 007 (FOTO)

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Nuk qëndrohet më në këtë Parlament!”- Berisha paralajmëron bojkot? Balla e këshillon: Uroj të mos e merrni atë vendim!

Balla akuzon Berishën pas protestës së dhunshme: Selia e PD-së u kthye në depo benzine për molotovët

October 25, 2026
Musk: SpaceX kufizoi aksesin e Ukrainës në Starlink pasi ushtria e tyre shkeli kushtet e shërbimit

Musk: SpaceX kufizoi aksesin e Ukrainës në Starlink pasi ushtria e tyre shkeli kushtet e shërbimit

October 25, 2026
FOTO / Librazhdi si Venecia, reshjet e dendura paralizojnë qytetin

Kursi i këmbimit valutor/ Ja me sa blihen dhe shiten sot euro, dollari dhe paundi britanik

October 25, 2026
Protesta e dhunshme në Tiranë, 23 të arrestuar dhe 30 të shpallur në kërkim

Protesta e dhunshme në Tiranë, 23 të arrestuar dhe 30 të shpallur në kërkim

October 25, 2026
Serbia voton në zgjedhje që vënë në provë pushtetin 14-vjeçar të Vuçiçit, frika për manipulime dhe përballja me Listën e Studentëve

Serbia voton në zgjedhje që vënë në provë pushtetin 14-vjeçar të Vuçiçit, frika për manipulime dhe përballja me Listën e Studentëve

October 25, 2026
‘Është e tmerrshme’, Ukraina dhe Evropa në ankth ndërsa Trump mban anën e Putinit

Trump paralajmëron ndërhyrjen e radhës pas Iranit: Do të shkojmë me anijet tona, pastaj do të dërgojmë Rubion…!

October 25, 2026
Shpërthen Ylli Manjani: Prokurorë, shkoni me lule te varri i Enverit. Ai nuk lejonte avokatët!

Antifashistët i kemi, po fashistët ku janë?!

October 25, 2026
Non Grata “e hequr”, komplimente qytetarit Berisha, kujtesë për politikanët

Edi Rama/ Portreti politik i ish-frymëzuesit të studentëve në luftë me fëmijët e ish-studentëve të tij

October 25, 2026
Ministria e Shëndetësisë: 23 të lënduar gjatë protestës në Tiranë, mes tyre protestues, gazetarë, efektivë dhe një deputet

Ministria e Shëndetësisë: 23 të lënduar gjatë protestës në Tiranë, mes tyre protestues, gazetarë, efektivë dhe një deputet

October 25, 2026
Ndryshon moti, ja zonat ku priten reshje shiu

Ndryshon moti, ja zonat ku priten reshje shiu

October 25, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In