Një person është gjetur i mbytur mëngjesin e sotëm në zonën e molit të petroliferës në Vlorë. Rasti është evidentuar nga peshkatarë të zonës, të cilët kanë njoftuar policinë.
Trupi i pajetë ende nuk dihet kujt i përket dhe sa kohë ka që është mbytur. Mjekësia ligjore ka nisur procedurat në bashkëpunim me policinë dhe prokurorinë.
g.kosovari