Një person është gjetur i pajetë pranë hekurudhës në afërsi të qytetit të Peqinit.
Burime bëjnë me dije se personi i pajetë është i seksit mashkull mbi 60 vjeç.
Ende nuk dihen rrethanat e vdekjes së tij. Ndërkohë në vendngjarje ka mbërritur Policia, e cila ka dërguar trupin për ekspertizë, për të mësuar mbi shkaqet e vdekjes.
Ndërkohë identiteti i viktimës është ende i paidentifikuar, ndërkohë që në orët në vijim pritet të dalin të tjera detaje.











