Një grua është gjetur e pajetë mbrëmjen e sotme në Tiranë. Viktima,e cila është një grua e moshës 65-vjeçare, është gjetur e pajetë nga fqinjët.
Njoftimi
Më datë 06.12.2021, rreth orës 19:57, në rrugën “Ali Baushi”, është gjetur nga komshinjtë, në banesën e saj, pa shenja jete shtetësja L.P., rreth 65 vjeçe, e cila jetonte e vetme.
Nga kqyrja paraprake nuk janë konstatuar shenja dhune. Paraprakisht dyshohet për vdekje natyrale. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
/b.h











