• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, February 19, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Gjendet në spital prej ditësh, Arta Dade flet për gjendjen shëndetësore të Fatos Nanos (VIDEO)

by Os De
30/10/2025 18:45
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Si një nga figurat e para të Partisë Socialiste, Arta Dade ka qenë pranë Fatos Nanos. Ish-kryeministri i Shqipërisë ditët e fundit ka qenë në qendër të vëmendjes për shkak të shëndetit të tij sepse gjendet në spital në gjendje të rëndë. 

Në programin “Rudina” në Tv Klan, Arta Dade flet pikërisht për këtë ngjarje, duke respektuar privatësinë e familjes. Ajo kthehet edhe në kohën e themelimit të PS dhe sesi Nano ishte shtysë që ajo të bëhej pjesë, për shkak të vizionit të tij. 

Arta Dade: Unë kam pyetur miq që i kanë të afërt, por duke respektuar edhe atë që familja ka kërkuar. Besoj që Fatosi ka qenë një nga nxitësit apo shtysat që unë kur u themelua PS dhe Fatosi u zgjodh kryetar, nuk kam qenë anëtare fare dhe në Kongres isha me një ftesë, isha pedagoge, madje po prisnin studentët për provimin se ishte qershor, i thashë Ermelindës përpara se të zgjidhej sepse për kohën ishte një i ri me prirje liberale, sigurisht me formimin social-demokrat, por edhe i formuar nga ana intelektuale, me gjuhë të huaja, e shihte jetën ndryshe, kishte marrë pjesë edhe në programin që ishte hartuar për themelimin e PS dhe dihej që mund të bënte më të mirën për Shqipërinë dhe qe një si një lloj nxitjeje. 

Emri i Nanos është lakuar edhe si një kandidaturë e mundshme për president, pavarësisht se ai nuk e mori kurrë këtë detyrë. Arta Dade mendon se ky pozicion është i munguar në arritjet e tij. 

Arta Dade: Besoj që po, por ngjarjet rrodhën që pasi Fatosi u largua dhe keqardhje që u largua që 53 vjeç nga politika sepse mund t’i kishte dhënë politikës shqiptare, PS doli në opozitë dhe u ndryshua edhe lideri, pastaj Fatosi nuk ishte më i angazhuar dhe mesa duket, ndoshta shpresonte që mazhoranca dhe lideri i asaj kohe mund të bënin diçka. Fatosi mund të ishte një president shumë i mirë për Shqipërinë. 

Duke iu rikthyer gjendjes shëndetësore të Nanos, ish-deputetja uroi më të mirat për të e familjen e tij. 

Arta Dade: Tashmë i urojmë shëndet, ka kohë që ka pasur probleme shëndetësore. Unë uroj që të jetë mirë dhe çdo gjë të mirë familjes së tij. 

 

Next Post
Trump: Plani për Gazën është një marrëveshje e shkëlqyer për Izraelin, negociatat po shkojnë mirë

Trump kufizon numrin e emigrantëve që do të pranohen në SHBA. Ja kujt do t’i japë përparësi

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Të pathënat e eliminimit të Elton Çiçës në mes të Bllokut, Jani Aliaj iu drejtua me emër

Të pathënat e eliminimit të Elton Çiçës në mes të Bllokut, Jani Aliaj iu drejtua me emër

February 18, 2026
4 ish-krerët e UÇK-së mund të shpallen të pafajshëm?! Çfarë pritet në qershor-korrik

4 ish-krerët e UÇK-së mund të shpallen të pafajshëm?! Çfarë pritet në qershor-korrik

February 18, 2026
Bes Kallaku konfirmon zërat për romancën e re, publikon për herë të parë foto me partneren

Bes Kallaku konfirmon zërat për romancën e re, publikon për herë të parë foto me partneren

February 18, 2026
“Kush hyn në PD me mendjen e tij, del me mendtë e Berishës!”, Bejko vlerëson lëvizjen e Salianjit

“Kush hyn në PD me mendjen e tij, del me mendtë e Berishës!”, Bejko vlerëson lëvizjen e Salianjit

February 18, 2026
Mostakimi i McAllister me Berishën, mesazh për të gjithë klasën politike

Mostakimi i McAllister me Berishën, mesazh për të gjithë klasën politike

February 18, 2026
Vuçiç: Serbia pranon anëtarësimin në BE pa të drejtë vetoje. Prioritet lëvizja e lirë e mallrave, njerëzve dhe kapitalit

Vuçiç: Serbia pranon anëtarësimin në BE pa të drejtë vetoje. Prioritet lëvizja e lirë e mallrave, njerëzve dhe kapitalit

February 18, 2026
“Liria ka një emër!”/ Kryeministri Rama ndan fjalën e fundit të Hashim Thaçit  para trupës gjykuese në Hagë

“Liria ka një emër!”/ Kryeministri Rama ndan fjalën e fundit të Hashim Thaçit para trupës gjykuese në Hagë

February 18, 2026
U kapën me 80 kg kokainë nga Ekuadori të fshehur në kontejnerë, arrestohen dy shqiptarë në Spanjë

U kapën me 80 kg kokainë nga Ekuadori të fshehur në kontejnerë, arrestohen dy shqiptarë në Spanjë

February 18, 2026
Rritet skepticizmi global për Samitin e Bordit të Paqes/ Aleatët kryesorë evropianë refuzojnë pjesëmarrjen

Rritet skepticizmi global për Samitin e Bordit të Paqes/ Aleatët kryesorë evropianë refuzojnë pjesëmarrjen

February 18, 2026
2026 është viti i Kalit të Zjarrit, njihuni me parashikimin e horoskopit kinez

2026 është viti i Kalit të Zjarrit, njihuni me parashikimin e horoskopit kinez

February 18, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In