Një 68-vjeçar në fshatin Progër në Devoll është gjetur pa shenja jeta. Policia dyshon se viktima është vetëvarur.
Nga të dhënat e para, rezulton se i moshuari vuante nga probleme të shëndetit mendor. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.
“Më datë 27.09.2022, rreth orës 13:30, në fshatin Progër, në banesë, është gjetur dyshohet i vetëvarur shtetasi N. N., 68 vjeç. Nga të dhënat e para, rezulton se ky shtetas vuante nga probleme të shëndetit mendor”, njofton policia.











