Një tjetër zyrtar i lartë rus është gjetur i vdekur në rrethana misterioze, pasi ishte akuzuar më herët për ryshfet.
Trupi i pajetë i 49-vjeçarit, Igor Shkurko, zëvendësdrejtor i përgjithshëm i kompanisë ruse të energjisë Yakutskenergo, u gjet në qelinë e tij të paraburgim në Yakutsk.
Autoritetet ruse nuk kanë dhënë detaje mbi vdekjen e Shkurko, ndërsa kanë pohuar se nuk ka të dhënë se bëhet fjalë për një akt kriminal.
“Ne do ta kujtojmë atë si një person me zemër të madhe dhe sens humori”, tha kompania në një deklaratë.
Një numër i madh vdekjesh të pashpjegueshme kanë ndodhur që prej fillimit të luftës në Ukrainë më shumë se 13 muaj më parë.
/a.r