• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, July 21, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Kei”, kopshti më i ri në kryeqytet, mirëpret 220 fëmijë, Veliaj: Së shpejti, kopësht dhe çerdhe të re edhe në zonën e Astirit

by Java News
05/04/2023 14:08
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kopshti “Kei” në Tiranë, hap dyert për 220 fëmijë në Njësinë 7, me kushte shumë të mira dhe mjetet didactive të nevojshme për mësim. Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, i cili bashkë me deputeten e PS, Etilda Gjonaj, vizitoi mjediset e kopshtit të ri, tha se është një bekim për prindërit që e kishin kërkesë shtimin e ambienteve të reja publike për fëmijët në këtë lagje.

“Kopshti ‘Kei’ është ndoshta një nga kopshtet dhe çerdhet më të bukura në Tiranë: ka ashensor, tre kuzhiniere të përkushtuara, ka psikologë dhe mësues që merren me çështjet kreative. Është një bekim i madh! E di që, kur nuk ke bërë asnjë kopësht, asnjë çerdhe dhe asnjë shkollë, e ke shumë kollaj t’i nxjerrësh sytë tjetrit që po punon për këtë punë. Kur ke bërë mbi 40 e ca shkolla, kur ke bërë 20 çerdhe e kopshte të reja, 34 të tjera të rinovuara, e di vërtet se çfarë mundi duhet për t’i bërë realitet. Por, qëllimi ynë nuk është të merremi me llafe, se nuk ke çfarë debaton me atë që nuk ka bërë asnjë shkollë në Tiranë. Qëllimi ynë është të merremi me punë, ndaj dua të vazhdojmë edhe gjatë këtij muaji, kur debatet politike do bëjnë të vetën, që të sigurohemi që, siç kemi bërë këto oaze të mrekullueshme në këto 40 hapësira, ashtu të vazhdojmë edhe në disa hapësira të tjera”, tha Veliaj.

Ai dha lajmin për të gjithë banorët e Astirit, zona ku së shpejti do të hapet një kopësht dhe një çerdhe e re.

“Në Astir trashëguam një zonë të ish-komunës në Kashar, e cila drejtohej nga ata që nuk dinin të bënin asnjë punë, asnjë kopësht e asnjë çerdhe. Nuk lanë asnjë hapësirë bosh. Vërtet privatit i thuhet ndërto, por do i lësh një hapësirë edhe bashkisë për kopshtin, shkollën dhe parashkollorin. Por, ajo që trashëguam nga ata që nuk bënë asnjë punë, ishin vetëm rrënoja. Mbi ato rrënoja duhet të gjenim disa mënyra alternative dhe një prej tyre është qiraja. Në Astir do të vazhdojmë me kopshte dhe çerdhe me qira, të cilat do t’i paguajë bashkia. Ajo që kemi bërë me çerdhet dhe kopshtet është që, sot prindërit bëjnë një pagesë simbolike, 1 me 7, ku 7-fishi paguhet nga bashkia. Kjo po që ka rëndësi sepse i jep shansin çdo fëmije që, pavarësisht si i ka kushtet ekonomike familjare, të ketë të njëjtin shans me fëmijët e tjerë. Ne do subvencionojmë dhe do paguajmë aty ku ka impakt, nuk do bëhemi qesharakë në fushatë për çështje që bota i ka sqaruar dhe i ka llogaritur. Ato premtime jo vetëm që nuk kanë impakt, por shkatërrojnë të gjitha investimet e tjera të bashkisë”, sqaroi kryebashkiaku.

Edhe deputetja e Partisë Socialiste, Etilda Gjonaj pohoi faktin se ky kopësht i ri është mirëpritur nga të gjithë banorët e zonës dhe është një vlerë e shtuar për ta. “Kopshti është mundësi shumë e mirë dhe kemi marrë mirënjohjen e të gjithë banorëve. Është një kopsht model dhe unë shpresoj të kemi edhe më shumë kopshte dhe çerdhe të tilla në Njësinë 7, duke mbajtur në konsideratë se kjo është një zonë me shumë banorë”, tha Gjonaj.

Next Post
Ish-kryeministri italian Silvio Berlusconi shtrohet në spital

Ish-kryeministri italian Silvio Berlusconi shtrohet në spital

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Stuhi të fuqishme drejt Ballkanit, ngrihet alarmi maksimal për disa vende! Në listë edhe Shqipëria

Stuhi të fuqishme drejt Ballkanit, ngrihet alarmi maksimal për disa vende! Në listë edhe Shqipëria

July 21, 2026
Rama mbledh Grupin Parlamentar dhe qeverinë! Zbardhet agjenda e takimit, ja çfarë pritet të ndodhë të premten!

Rama mbledh Grupin Parlamentar dhe qeverinë! Zbardhet agjenda e takimit, ja çfarë pritet të ndodhë të premten!

July 21, 2026
Spaho: Berisha më premtoi se do të isha deputet, por më nxori në listë të hapur

Spaho: Berisha më premtoi se do të isha deputet, por më nxori në listë të hapur

July 21, 2026
Pas gjobës, reagon avokati i Veliajt: Nuk do të më bëjnë të hesht! Kisha njoftuar me shkresë zyrtare

Pas gjobës, reagon avokati i Veliajt: Nuk do të më bëjnë të hesht! Kisha njoftuar me shkresë zyrtare

July 21, 2026
Seanca ndaj Veliajt shtyhet sërish, gjykata gjobit avokatin

Seanca ndaj Veliajt shtyhet sërish, gjykata gjobit avokatin

July 21, 2026
Gonzato përfundon mandatin në Shqipëri, Rama e nderon me “Yllin e Madh të Mirënjohjes”

Gonzato përfundon mandatin në Shqipëri, Rama e nderon me “Yllin e Madh të Mirënjohjes”

July 21, 2026
SHBA-të dhe Irani në një luftë rraskapitjeje, kush do të dorëzohet i pari?

SHBA-të dhe Irani në një luftë rraskapitjeje, kush do të dorëzohet i pari?

July 21, 2026
Shqipëria hyn në fazën “NATO 3.0”, Nufi njofton investime në mbrojtje

Shqipëria hyn në fazën “NATO 3.0”, Nufi njofton investime në mbrojtje

July 21, 2026
Kundërshtimet mbi hartën e re gjyqësore, reagon KLGJ: Synon rritjen e efikasitetit!

Shpallen kandidatët zyrtarë për KLGJ, përcaktohet edhe data e zgjedhjeve

July 21, 2026
Lufta paralizon jugun e Iranit: Errësirë, mungesë karburantesh dhe varka të shkatërruara

Lufta paralizon jugun e Iranit: Errësirë, mungesë karburantesh dhe varka të shkatërruara

July 21, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In