Një i ri është gjetur i pajetë në Tepelenë mbrëmjen e të dielës.
Viktima mësohet se është 27-vjeçari Viktor Halili.
Trupi i pajetë i të riut është gjetur afër stanit në Salari nga një fqinj.
Policia dhe një ambulancë kanë shkuar në vendin e ngjarjes dhe trupi i pajetë i të riut është dërguar në morgun e spitalit të Tepelenës.