• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, November 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Afrimi i PDIU përçan Bashën me Kryemadhin? Në PD klimë mosbesuese ndaj LSI

by A R
18/09/2018 09:03
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Për demokratët Partia për Drejtësi, Integrim dhe Unitet e drejtuar nga Shpëtim Idrizi, pavarësisht vajtje-ardhjeve është partner më i besueshëm se sa LSI e Monika Kryemadhit.

Teksa vihet re qasja politike e Bashës ndaj Kryemadhit dhe Idrizit ka shumë ndryshime, pasi PD me LSI nuk ka ende një marrëveshje të shkruar,. Sikurse ka me PDIU.

Pavarësisht se afrimi i Shpëtim Idrizit me Partinë Demokratike ka rindezur debatin në kampin opozitar, ku i vetmi që është dakord me një pakt të tillë është kreu i PD, Lulzim Basha.

Ndërkohë që shumë deputetë, baza demokrate, por edhe aleatë të Partisë Demokratike janë rreshtuar kundër aleancës me Partinë për Drejtësi, Integrim dhe Unitet.

Por ajo që “kërcet” më shumë në sytë e publikut dhe të politikës është se aleanca me Idrizin duket se është një strategji e Bashës për të nxjerrë LSI në plan të dytë dhe për të minimizuar rolin e saj në opozitë shkruan Tema.

Dhe ajo që e vërteton më së mirë këtë, ka të bëjë me marrëveshjen PD-PDIU sa i takon zgjedhjeve lokale, e cila u nënshkrua dy ditë më parë.

Më konkretisht, Basha dhe Idrizi të dielën kanë firmosur një marrëveshje prej 6 pikash, e cila parashikon parametrat e bashkëpunimit politik të të dy forcave politike përpara zgjedhjeve vendore të 2019-ës.

Madje, marrëveshja Basha-Idrizi shkon përtej 6 pikave të publikuara në media, pasi ata i kanë dhënë garanci njëri-tjetrit edhe për një sërë çështjesh të tjera.

Por ndryshe nga PDIU, PD nuk ka nënshkruar ende një marrëveshje zyrtare me LSI. Pak kohë më parë LSI iu bashkua frontit opozitar, pas takimit që Kryemadhi pati me Bashën.

Ndërsa edhe në 30 gusht të këtij viti, Kryemadhi bëri me dije gjatë një takimi me strukturat e LSI-së në Tiranë, se opozita do të dalë me një kandidatë te përbashkët në zgjedhjet lokale. Ndërkohë që edhe para se të merrte këtë vendim, Kryemadhi nuk kishte pasur ndonjë takim me Bashën.

Mësohet se shkaku kryesor e përse Basha dhe Kryemadhi nuk janë ulur ë një tryezë sikundër kreu i PD bëri me Idrizin ka të bëjë me ndarjen e bashkive sa i takon zgjedhjeve lokale të 2019. LSI kërkon që në bashkitë që drejton aktualisht vetë, madje edhe në disa të tjera, duke përfshirë Durrësin dhe Lezhën, ka shfaqur pretendimin për të dalë me kandidatë të saj që do mbështeteshin nga opozita. Por Basha tenton të bllokojë “oreksin” e LSI, ndaj heziton që t’ia japë.

Dhe për këtë arsye kreu demokrat bëri një lëvizje taktike duke futur në lojë PDIU, vetëm e vetëm që të dobësojë dhe të nxjerrë jashtë loje LSI-në e drejtuar nga Kryemadhi. Ndërkohë që nga ana tjetër, arsyeja tjetër se përse Basha nuk po ulet që të nënshkruaj një marrëveshje zyrtare me Kryemadhin, ka të bëjë me klimën e mosbesimit, pasi besimi i PD tek LSI vijon të jetë i dobët edhe pse këto dy forca janë rreshtuar në kapin opozitar.

Next Post
IKMT aksion në Jalë, banorët përplasen me policinë: Dhomat janë ende me pushues!

IKMT aksion në Jalë, banorët përplasen me policinë: Dhomat janë ende me pushues!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Norvegjia po ndërton tunelin nënujor më të gjatë dhe më të thellë në botë

Norvegjia po ndërton tunelin nënujor më të gjatë dhe më të thellë në botë

November 9, 2026
Mjegulla mbulon Juglindjen, ulen temperaturat. Policia apel drejtuesve të mjeteve për kujdes të shtuar

Mjegulla mbulon Juglindjen, ulen temperaturat. Policia apel drejtuesve të mjeteve për kujdes të shtuar

November 9, 2026
“Prej 30 vitesh s’biem dakord”, Agron Duka: Të këtë një kod të ri zgjedhor, se lamë kokrrën e namit

Duka: Ky është sistemi më i dobët zgjedhor që kemi parë

November 9, 2026
“Dënimet shkojnë deri në burg përjetë”- Avokati Petraj: SPAK të nisë hetimet për protestat, jemi përballë “Nenit 221” të kryengritjes!

Petraj: Si protesta e Flamingove dhe ajo e studentëve nuk funksionojnë pa PD

November 9, 2026
Mediat greke zbulojnë të kaluarën kriminale të Robert Dukës, i dyshuar për 28 grabitje bankash në Greqi

DETAJE / Robert Duka i ka lënë në kazino paratë e grabitura në banka, u dha shokëve nga 3 mijë euro

November 9, 2026
Meçe: Protesta humbi karakterin fillestar, qytetarët e kuptuan se u manipulua nga interesa antikombëtare

Meçe: Protesta humbi karakterin fillestar, qytetarët e kuptuan se u manipulua nga interesa antikombëtare

November 9, 2026
Tragjike në Shkodër! Humb jetën elektriçisti 34-vjeçar gjatë riparimit të një defekti

Tragjike në Shkodër! Humb jetën elektriçisti 34-vjeçar gjatë riparimit të një defekti

November 9, 2026
Akuzat e reja për Vlora Hysenin, Manjani: SHISH, institucion parazit. SPAK u rëndon akuzat atyre që ankohen

Akuzat e reja për Vlora Hysenin, Manjani: SHISH, institucion parazit. SPAK u rëndon akuzat atyre që ankohen

November 9, 2026
“Plas” te republikanët, kërkohet shkarkimi i Hegseth: Shkeli Kushtetutën e SHBA-ve

“Plas” te republikanët, kërkohet shkarkimi i Hegseth: Shkeli Kushtetutën e SHBA-ve

November 9, 2026
Protesta para Kryeministrisë: Përplasje verbale dhe tensione me policinë për gjobat ndaj pjesëmarrësve

Protesta para Kryeministrisë: Përplasje verbale dhe tensione me policinë për gjobat ndaj pjesëmarrësve

November 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In