Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme, ku një i ri është gjetur i vdekur në Vlorë.
Policia bën me dije se ngjarja ka ndodhur në lagjen ”4 Heronjtë”, ku në një godinë të braktisur është gjatuar një 23-vjeçar i vdekur.
Siç mësohet, i riu me iniciale E.D, dyshohet që të ketë konsumuar lëndë narkotike pasi nga këqyrja paraprake e kufomës, policia ka konstatuar në pjesën e barkut një shiringë.
Për të riun, familjarët ditën e sotme kishin njoftuar në Polici se E.D., ishte larguar nga banesa.
Trupi është transportuar në morgun e spitalit Vlorë për të kryer ekspertizën mjeko- ligjore, për të përcaktuar shkakun e saktë të humbjes së jetës.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes. /b.d