TIRANË
Një 44-vjeçar është gjetur i pajetë mesnatën e kaluar në Tiranë.
“BalkanWeb” raporton se viktima është gjetur në rrugën “Jakov Xoxe”, në kryeqytetit.
Nga të dhënat e para, mësohet se vdekja ka ardhur si pasojë e përdorimit të armës së zjarrit. Ndërkohë, nga verifikimet e policisë dyshohet se 40-vjeçari është vetëvrarë.
Tiranë/Informacion paraprak
Grupi hetimor dhe sherbimet e Policisë vijojnë punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes ku nga hetimet paraprake rezulton se ky shtetas para disa javësh ka shfaqur shenja depresioni.