• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, March 25, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Gjenden të mumifikuar në akull pas 75-vitesh, historia e çiftit zviceran

by A R
18/07/2017 16:53
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Një çift që ishte zhdukur që prej 75 vitesh në masivin e Diablerets, në jug të Zvicrës, u gjend i mumifikuar nën dëborën e një akullnaje në lartësine 2 615 metra, njoftoi media zvicerane.

“Trupat e konservuar në mënyrë perfekte ishin pranë njëri-tjetrit, me çantat e tyre në shpinë, një shishe uji, një libër dhe një orë”, tregon për të përditshmen “Le Matin”, drejtori i zonës së skive në “Akullnajnën 3000”, Bernard Tschannen.

Ishte një nënpunës i këtij stacioni që bëri zbulimin të enjten e kaluar në mbrëmje, pranë teleferikut të Domit.

“Bëhet fjalë për një burrë dhe një grua që mbanin veshje të Luftës së Dytë Botërore”, vazhdoi Tschannen.

“Akulli i ka ruajtur në mënyrë perfekte dhe mjetet e tyre ishin të paprekura”, vazhdoi ai.

Drejtori i kompleksit të skive mendon se çifti me shumë mundësi mund të ketë rënë në ndonjë gropë dhe trupat janë shfaqur më vonë për shkak të ngrohjes klimatike.

Policia do të zhvillojnë një kërkim nëpërmjet ADN-së, por sipas “Le Matin”, që citon njërin prej shtatë fëmijëve të çiftit, bëhet fjalë për një këpucar 40 vjeç dhe një mësuese 37 vjeçare, që ishin larguar më 15 gusht 1942 nga fshati Kandolin për të ushqyer bagëtinë në male.

Ata duhej të ktheheshin në mbrëmje, por pas dy muaj e gjysmë kërkime të pafrytshme, shtatë fëmijët që ishin bërë jetim u vendosën në familje pritëse.

“Ne kemi kaluar jetën tonë duke i kërkuar pa pushim. Nuk e mendonim se një ditë do t’u jepnim varrimin që meritonin”, tregon Matin Marceline, që ishte vetëm katër vjeç kur prindërit u zhdukën./a.m.

Next Post
Në ’97-ën grabitësit i vranë nënën, historia e argjendarit të plagosur

Në '97-ën grabitësit i vranë nënën, historia e argjendarit të plagosur

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Neni 210 është tradhti kombëtare”, partia e Ilir Metës: Kodi i ri Penal i hap rrugën shitjes së vendit nga Rama

Ndryshimet në rregulloren e Kuvendit, PL i përgjigjet Peleshit: Presim vendimin e Kushtetueses

March 25, 2026
Po priste dru në terren malor dhe u rrëzua, ndërron jetë 69-vjeçari

Po priste dru në terren malor dhe u rrëzua, ndërron jetë 69-vjeçari

March 25, 2026
Politika të mbledhë mendtë e kokës e të bëjë punën për të cilën votohet e paguhet!

Banesa dhe hapësirat private nuk garantohen si të paprekshme!

March 25, 2026
“Hakmarrje”/ 13-vjeçari qëllon me thikë mësuesen në Itali

“Hakmarrje”/ 13-vjeçari qëllon me thikë mësuesen në Itali

March 25, 2026
Çfarë do ndodhë mes SHBA-ve dhe Iranit? Kreu i AIEA: Mund të kemi bisedime në Islamabad

Çfarë do ndodhë mes SHBA-ve dhe Iranit? Kreu i AIEA: Mund të kemi bisedime në Islamabad

March 25, 2026
Rikthehen kontrollet në kufirin Shqipëri–Kosovë, regjimi në fuqi deri më 30 prill

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen në Morinë tre persona

March 25, 2026
Rregulla të reja për Lotarinë Amerikane, pasaporta bëhet e detyrueshme për aplikim

Rregulla të reja për Lotarinë Amerikane, pasaporta bëhet e detyrueshme për aplikim

March 25, 2026
VIDEO / “Nuk ka shanse”! Shtyhet seanca e Braçes për shpifje, i padituri nuk paraqitet në GJKKO

VIDEO / “Nuk ka shanse”! Shtyhet seanca e Braçes për shpifje, i padituri nuk paraqitet në GJKKO

March 25, 2026
Masa për Berishën, vjen reagimi i parë nga Qeveria: Nuk komentojmë punën e drejtësisë!

Ligji për referendumet, Rama takim me Ballën në Kryeministri. Të pranishëm edhe…

March 25, 2026
IKMT ndërhyn në Golem dhe Qerret: Nga 55 subjekte, vetëm dy sipas ligjit

IKMT ndërhyn në Golem dhe Qerret: Nga 55 subjekte, vetëm dy sipas ligjit

March 25, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In