• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, March 3, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Gjenden të braktisur prej ditësh 3 fëmijë të mitur, policia i shoqëron në spital. Fqinjët denoncuan rastin pasi dëgjuan të qarat

by E S
11/01/2026 20:15
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Një rast i rëndë ka ndodhur në zonën e Plazhit në Durrës, ku 3 fëmijë të mitur janë gjetur nga banorë të zonës, të cilët ishin braktisur nga nëna e tyre, e divorcuar.

Fëmijët ishin të braktisur në apartamentin e tyre në zonën e Durrësit, ndërsa shtëpia e tyre është e rrëmujshme siç duket në pamje. Sipas banorëve të zonës ata kishin disa ditë që nuk kishin ngrënë ushqim dhe qëndronin në të ftohtë të mbuluar me batanije.

Gjëndja e fëmijëve është zbuluar nga banorët e pallatit, të cilët edhe ata vetë u izoluan për tre ditë me rradhë, pasi pallati ku ata jetonin u rrethua nga uji për shkak të përmbytjes së madhe.

Ata kanë dëgjuar të qarat e fëmijëve ndaj kanë ndërhyrë në apartamentin, ku ishin lënë nga nëna e tyre. Banorët janë shtangur me atë që kanë parë brenda mureve të apartamentit.

Banorët e pallatit kanë njoftuar në sallën operative të rajonit Policor në Plepa të Durrësit, me qëllim ndërhyrjen për të zgjidhur situatën.

Një nga banorët njoftoi dhe kryepolicin Ilir Proda, duke e vënë në dijeni të situatës së rëndë. Pas kësaj policia e Durrësit ka ndërhyrë menjëherë, duke shoqëruar 3 fëmijët në ambjentet e Spitalit të Durrësit për ekzaminim mjekësor, pasi u konstatua se kishin probleme me shëndetin.

Ndërkohë rasti në fjalë për ndiqet dhe nga disa organizata jo fitimprurëse.

Ndërsa në polici është shoqëruar nëna e tyre për të dhënë shpjegime lidhur me braktisjen për disa ditë me radhë të fëmijëve të mitur.

Next Post
Në kërkim nga Interpoli, arrestohet në Kolumbi zvicerani që shtirej si shqiptar dhe trafikonte drogë drejt Europës

Në kërkim nga Interpoli, arrestohet në Kolumbi zvicerani që shtirej si shqiptar dhe trafikonte drogë drejt Europës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“E njohim Teheranin si Jeruzalemin”, si vepruan Izraeli dhe SHBA-të ndaj Khameneit

“E njohim Teheranin si Jeruzalemin”, si vepruan Izraeli dhe SHBA-të ndaj Khameneit

March 3, 2026
Ministrja Ibrahimaj nënshkruan Deklaratën e Përbashkët të Qëllimit për Inovacionin dhe Sipërmarrjen

Ministrja Ibrahimaj nënshkruan Deklaratën e Përbashkët të Qëllimit për Inovacionin dhe Sipërmarrjen

March 3, 2026
Trump, nga ëndrra për Nobelin e Paqes tek presidenti që ndezi më shumë fronte lufte

Trump, nga ëndrra për Nobelin e Paqes tek presidenti që ndezi më shumë fronte lufte

March 3, 2026

Betejën Rama e ka në sinorin rozë-gri; sinori blu i Berishës, i papërfillshëm

March 3, 2026
Vodhën 15 mln euro me Call Center-at, SPAK kërkon konfiskimin e pasurive të dy të rinjve

Vodhën 15 mln euro me Call Center-at, SPAK kërkon konfiskimin e pasurive të dy të rinjve

March 3, 2026
Në Shqipëri hetohet për degjenerim publik, jo për të mbledhur prova në funksion të akuzave zyrtare

Kur të shkon në mend të vrasësh kundërshtarin, quhesh vrasës, jo më politikan

March 3, 2026
Shkrepe një foto këtu!

Editoriali Rama-Vuçiç “për qasjen realiste”, Komisioni Europian: Zgjerimi, prioritet kyç!

March 3, 2026
Ndodh edhe kështu! Klubi i njohur shkarkon trajnerin pas fitores 8-0

Ndodh edhe kështu! Klubi i njohur shkarkon trajnerin pas fitores 8-0

March 3, 2026
Një vendim i diskutueshëm i Gjykatës Kushtetuese dhe çështja Riley k. Kalifornisë

Skandal: Një përkthim i gabuar me pasoja të rënda në praktikën gjyqësore

March 3, 2026
Pas raketave iraniane: A është Dubai ende destinacioni ideal? Rrëfimet e VIP-ave që ndodhen atje…

Pas raketave iraniane: A është Dubai ende destinacioni ideal? Rrëfimet e VIP-ave që ndodhen atje…

March 3, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In