• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, September 20, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Gjen nënën pas 35-vitesh, jetimi mbytet në lot kur ia dëgjon zërin! Nëna: Ke qenë sekreti im, të kam pasur gjithmonë në zemër

by Java News
30/11/2021 19:28
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

35 vite nuk pati asnjë kontakt me nënën që e solli në jetë, falë ’Pa Gjurmë’ në Report TV njeh për herë të parë imazhin e saj. Kjo ëndërr e bërë realitet përloti në studio Aleksandër Çokën dhe jo vetëm, historia prekëse e tij përcolli live mjaft emocione. Pak ditë më parë i riu nga Kukësi iu drejtua programit, ku kërkonte të gjente rrënjët biologjike, pasi u braktis nga Lina Çekiçi ditën që e lindi më 27 prill të vitit 1986. Rrëfimi prekës i të riut që u birësua nga çifti Xhem e Fatime Çoka solli reagimin e mjaft qytetarëve, të cilët më dëshmitë e tyre dhanë informacione të vlefshme mbi këtë histori.

Kjo bëri që stafi ’Pa Gjurmë’ të niste kërkimet fillimisht në qytetin e Shkodrës, aty ku gjeti trungun familjar të familjes Çekiçi. Pal Çekiçi, daja i Aleksandërit, e priti ftohtë takimin me gazetarët. Biseda me të nuk ishte e lehtë, pasi kontaktet ishin ndërprerë që ditën kur e motra u mohua prej familjes. Ai nuk dinte çfarë kishte ndodhur me jetën e saj, por dha një vendndodhje të mundshme të së motrës.
Sapo kishte rënë errësira, pas disa orë kërkimesh gjendet banesa e 62-vjeçares në Fushë-Arrëz, e cila u shokua nga kjo vizitë e papritur. Fjalëpak, ajo nuk e fshehu brengën për djalin që e la 35 vite më parë në shtëpinë e fëmijës Shkodër, por për të ky kishte qenë sekreti i jetës.

“Po, unë jam zonja Lina Çekiçi. Jam e shokuar sepse nuk e prisja vizitën tuaj. Ky ka qënë një sekret nga ana ime, nuk e kam ndarë me askënd. Unë jetoj vetëm, pasi burri më ka vdekur. Kam edhe tre fëmijë të tjerë. Mua me braktisën kur mbeta shtatzënë para 35 vitesh. Në fillim ishte babai i fëmijës dhe më pas familja ime. Unë kam humbur cdo kontakt me familjen time. Nuk di cfarë të them…nuk e mohoj dot atë fëmijë…’-duke fshirë lotët shprehet nëna biologjike e Aleksandërit.

Lina nuk nguroi të ngrinte receptorin e telefonit në minutata e fundit të programit për t’i dëgjuar zërin të birit, ku ky i fundit iu drejtua me fjalë zemre.

Aleksandër Çoka:  Jam shumë i lumtur që të gjeta (loton)
Lina Çekiçi: Të lutem e kam shumë të vështirë të flas
Aleksandër Çoka: Unë të dua shumë
Lina Çekiçi: Edhe unë të kam pasur gjithmonë në zemër, por kam pasur të tjera shqetësime
Aleksandër Çoka: Nuk të gjykoj për asgjë nënë

Moment prekës ishte edhe ai kur moderatorja Odeta Dume i tregoi fotot e nënës, ku 35-vjeçari nuk mundi t’i mbante lotët.
Aleksandër Çoka ka humbur nga kjo jetë të dy prindërit birësues dhe sot jeton i vetëm. Ai punon në një kompani private, ndërsa mbështetje të madhe ka dajën nga nëna birësuese, i cili e ndihmoi gjatë në përpjekjet e tij të vazhdueshme për gjetjen e nënës biologjike. Mesa dukej në gjithë këtë histori, një fëmijë i pafajshëm si ai kishte qenë ’shkaktari’ i braktisjeve te njëpasnjëshme, burri braktisi gruan shtatzënë, familja dëboi nga shtëpia nënën, dhe kjo e fundit foshnjen në jetimore. Nje mision i mbyllur me sukses ky i sotmi, duke falenderuar gjithë shikuesit e ekranit të Report Tv që ndihmuan me informacione dhe bënë të lumtur jetimin nga Kukësi./m.j

Next Post
Përjashtimi/ Basha: Vendimi që mora ishte i drejtë, por nuk pështy mbi Berishën

Përjashtimi/ Basha: Vendimi që mora ishte i drejtë, por nuk pështy mbi Berishën

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Më vjen shumë keq”, Ed Sheeran përfundon i vetëm në skenë pas polemikave për Palestinën

“Më vjen shumë keq”, Ed Sheeran përfundon i vetëm në skenë pas polemikave për Palestinën

September 20, 2026
Detaje nga vrasja në Nikël/ Kush është autori dhe viktima, ishin kunetër me njëri-tjetrin! Dalin EMRAT

Tronditet Saranda! Vritet në qendër të qytetit 42-vjeçari, plagoset edhe një kalimtar

September 20, 2026
FOTO / Po hetonte korrupsionin në polici, ekzekutohet gazetarja e njohur

FOTO / Po hetonte korrupsionin në polici, ekzekutohet gazetarja e njohur

September 20, 2026
Biznesi i drejton sytë nga punëtorët e huaj/ Të rinjtë emigrojnë, pasi pagat e ulëta nuk bindin

Gjysma e grave jashtë tregut të punës, raporti i INSTAT: Hendeku gjinor rezulton në 13.3%

September 20, 2026
Nga hotelet te apartamentet, pse turistët po ndryshojnë mënyrën e pushimeve në Shqipëri

Nga hotelet te apartamentet, pse turistët po ndryshojnë mënyrën e pushimeve në Shqipëri

September 20, 2026
VIDEO / Si u përdorën dëshmitë e paprovuara të Beogradit si prova në gjyqin ndaj UÇK

VIDEO / Si u përdorën dëshmitë e paprovuara të Beogradit si prova në gjyqin ndaj UÇK

September 20, 2026
Sulmi masiv me dronë në Moskë, pikërisht në ditën e fundit të zgjedhjeve

Sulmi masiv me dronë në Moskë, pikërisht në ditën e fundit të zgjedhjeve

September 20, 2026
Horoskopi ditor për nesër, e premte 3 korrik 2026

Horoskopi ditor për sot, e Diel 20 Shtator 2026

September 20, 2026
Moti të dielën, reshje shiu dhe shtrëngata në zonat malore

Moti të dielën, reshje shiu dhe shtrëngata në zonat malore

September 20, 2026
Pas Hagës, kush do ta çojë përpara drejtësinë për krimet e luftës në Ballkan?

Pas Hagës, kush do ta çojë përpara drejtësinë për krimet e luftës në Ballkan?

September 20, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com