• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, August 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Aktualitet

Gjekmarkaj: S’ka kohë për luftë politike Rama-Basha, jemi në luftë me koronavirus

by Java News
20/03/2020 20:58
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Analisti Agron Gjekmarkaj mendon se politika duhet të jetë e bashkuar në kuptimin e ideve dhe propozimeve për situatën e krijuar nga koronavirusi. Në një lidhje për News24, Gjekmarkaj komentoi situatën në vend dhe reagimet e ndryshme që kanë ardhur si nga politika ashtu dhe nga vetë shoqëria shqiptare.

Sipas tij, kjo kohë po vë në provë mjekësinë, shëndetësinë shqiptare por edhe vetëdijen qytetare.

“Nuk është mbase koha për t’i shfaqur me bujë elementet që cedojnë por them që do përgjigjesha ndryshe duke ngritur një parabolë tjetër duke thënë cilat janë gjërat që po vihen në provë dhe në provë mbi gjithçka po vihet mjekësia, sistemi shëndetësor shqiptar, mjekët shqiptar, pajisjet e tyre, pse jo vihet në provë vetëdija qytetare, solidariteti që të mirëkuptojmë situatën ku jemi dhe të sillemi me përgjegjshmëri ndaj tjetrit. Në lidhje me shkrimin që ju përmendët unë e kam vërtetë shqetësim sepse të gjithëve na ka çuar rasti në spitalet tona dhe e dimë gjendjen në të cilat ndodhen dhe gjendja e tyre në shumë rrethe të Shqipërisë le të themi lë shumë për të dëshiruar dhe mendo që ne jetojmë prej 30 vitesh në liri dhe nuk janë pak në jetën e një shoqërie dhe një shteti. Do kishim mundësi që të kishim një tjetër nivel mjekësie por unë mendoj që mjekësia shqiptare është tradhtuar nga politika vit pas viti, mandat pas mandati dhe në përgjithësi është parë si një zonë që nk prodhon shumë vota dhe nuk është investuar nga qeveritë shqiptare duke e lënë në mëshirë të fatit, duke i lënë me rroga të ulëta, duke i lënë pa kërkim shkencor, duke i lënë pa specializime jashtë shtetit, shpesh herë dhe duke i agresuar”, u shpreh ai.

Gjekmarkaj tha se mjekët duhen ndihmuar, së pari duke mos dalë nga shtëpia por edhe qeveria duhet t’u sigurojë gjithçka që iu duhet.

“Mbetem me besimplotë që mjekët shqiptarë do të bëjnë maksimumin dhe në një farë mënyre gjithë shoqëria shqiptare e cila është një shoqëri tani me një farë ankthi të natyrshëm, sytë i ka drejtuar aty por edhe solidaritetin besoj e ka drejtuar aty ndaj tyre dhe mendoj që jo thjesht për faktin që kanë bërë betimin e Hipokratit por duke e njohur dhe natyrën e mjekut shqiptar besoj që do të jenë në lartësinë e detyrës për t’iu përgjigjur kësaj sfide. Por nuk duhet t’i lëmë vetëm, duhet t’i ndihmojë. Duhet t’i ndihmojmë duke ndenjur në shtëpi në mënyrë që ta ulim sa më shumë masën e infektimit nga njeri tek tjetri por mbi të gjitha duhet t’i ndihmojë qeveria shqiptare e cila mendoj që është pak e vonuar në raport me to duke trokitur në të gjithë dyert ku mund të trokitet, në të gjitha tregjet ku mund të blihet ende, pajisje mjekësore, respiratorë e çdo gjë tjetër që atyre iu duhet për ta përballuar këtë betejë kaq të pazakontë që na ka trokitur në derë”, tha analisti i njohur.

Sa i përket masave dhe reagimit qeveritar, Gjekmarkaj deklaroi se qeveria duhet të dëgjojë çdo zë dhe të anulojë koncesionet që nuk janë të domosdoshme për t’i përdorur paratë e tyre për këtë kauzë.

“Në Itali një mjeke e njohur tha hajde tani t’ju shërojë Ronaldo me milionat e blerë. Kjo vlen në një farë mënyre në përmasa më të vogla në shoqërinë shqiptare për zbilancimet ekonomike që ekzistojnë. Mjekët mendoj që janë një kategori që ende jetojnë me plot vështirësi dhe kanë rroga mjaft modeste të pamerituara, sepse mendoj që e përsëris, pas 30 vitesh shteti shqiptar duhet t’u kishte dhënë atyre një kontekst tjetër ekonomik dhe dinjitoz, me çështje të dinjitetit profesion mendoj. Do duhet të kishin statusin e tyre.
Qeveria shqiptare në këtë rast mendoj se duhet të sillet si një qeveri e shpëtimit kombëtar jo thjesht një qeveri politike. Çfarë dua të them me këtë… Duhet të dëgjojë çdo zë, duhet të spikasë çdo individ, çdo personalitet që mund të japë kontribut, duhet të marrë si pozitive çdo ide që vjen, nuk ka rëndësi a vjen nga opozita apo nga të tjerët. Nuk është koha për të përqeshur opozitën apo ato që propozojnë. Mendoj që inteligjenca e kryeministrit dhe qeverisë duhet të spikasë qoftë duke marrë vendime kundër atyre vendimeve që janë marrë më përpara. Në qoftë se janë kaq të përfolura një pjesë e koncesioneve në mjekësi ato çfarë nuk janë ekzigjente, nuk ka rëndësi pse i ka kritikuar opozita, por nëse ato sjellin dobi dhe ato para mund të ekonomizohen më mirë për t’i shërbyer kësaj kauze për të zgjidhur këtë pandemi, pse jo do ishte i mirëpritur, i duartrokitur anulimi i tyre.
Në qoftë se ka koncesione që mund të anulohen, nuk duhet t’i bjerë askujt hunda në tokë. Qeveria Rama duhet të sillet si qeveri e shpëtimit kombëtar jo si një qeveri e rilindjes apo maxhorancës socialiste sepse këtu janë në rrezik të gjithë, janë dhe socialistët dhe demokratët, është dhe zoti Rama dhe zoti Basha. Kështu që në këtë kontekst duhet lënë loja politike dhe maskarada tipike politike shqiptare. Duhet një sjellje tjetër, me transparencë. Nuk është propaganda që na zgjidh problemin”, theksoi Gjerkmarkaj.

Ai vlerësoi sjelljen e opozitës në këtë situatë, për të cilën tha se ka spitakur qasja njerëzore mbi interesin politik.

“Për hir të së vërtetës nuk është agresive siç ka qenë herët e tjera. Në këtë rast nuk duhet përgëzuar qeveria për sjelljen e saj por opozita. Mendoj që ka spikatur sjellja e zotit Basha gjatë kësaj kohe. Ka spikatur qasja njerëzore, e cila ka prevaluar mbi interesin politik, ka spikatur dhe për idetë të cilat ndoshta jo të gjitha mund të jenë të realizueshme. E vërteta rri në mes, thonë latinët. Pse jo dhe idetë e opozitës dhe të qeverisë duhet të bashkoheshin për të nxjerrë më të mirën. Nuk ka më kohë për të bërë politikë dhe për të krijuar skenare të tipit si ajo e mesazhit që kinse paskësh dërguar lideri i opozitës ndrysho qeverinë, gati në kufijtë e marrëzisë që thyejnë dekorin e shqetësimit njerëzor. Duhet bashkëpunim. Nuk ka kohë për luftë politike Rama-Basha. mendoj që është koha për unifikimin e energjisë, unifikim njerëzish, për unifikim idesh, për unifikim resursesh në mënyrë që të jemi të gjithë bashkë përballë një sfide që na kërcënon njësoj. Nuk është se ky virus përzgjedh, është një rrezik global për të gjithë ne”, deklaroi Gjekmarkaj.

Next Post
Manastirliu në Elbasan: Investime për sterilizimin e instrumenteve spitalore

Manastirliu: Kemi kryer mbi 700 testime! Rreth 3 mijë vullnetarë, gati për përballjen me COVID-19

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Urrejtja si produkt i injorancës dhe i mosrealizimit të vetvetes

Tre emergjencat e Shqipërisë: Shteti, qyteti dhe qytetaria

August 8, 2026
I vetmi person që Mbretëresha Elizabeth nuk do ta linte kurrë duke pritur në telefon, ishte e dashuruar me…

I vetmi person që Mbretëresha Elizabeth nuk do ta linte kurrë duke pritur në telefon, ishte e dashuruar me…

August 8, 2026
VIDEO/ Ukraina hedh në erë rafinerinë ruse të naftës në Krasnodar, sulme edhe në Samara! Tymi i zi dhe flakët mbulojnë zonën

VIDEO/ Ukraina hedh në erë rafinerinë ruse të naftës në Krasnodar, sulme edhe në Samara! Tymi i zi dhe flakët mbulojnë zonën

August 8, 2026
Makthi i dronëve mbi Evropë! Kush po i “shënjestron” bazat, objektet bërthamore dhe aeroportet, a janë gati BE dhe NATO për luftë?

Makthi i dronëve mbi Evropë! Kush po i “shënjestron” bazat, objektet bërthamore dhe aeroportet, a janë gati BE dhe NATO për luftë?

August 8, 2026
E befasishme nga Barcelona, Araujo arrin akordin me Liverpulin dhe u jep lamtumirën katalanasve!

E befasishme nga Barcelona, Araujo arrin akordin me Liverpulin dhe u jep lamtumirën katalanasve!

August 8, 2026
Kolumbia e solli në pranga, GJKKO lë në burg “kimistin” e laboratorit të kokainës në Frakull! Ja me sa është dënuar

Kolumbia e solli në pranga, GJKKO lë në burg “kimistin” e laboratorit të kokainës në Frakull! Ja me sa është dënuar

August 8, 2026
UEFA akuzon Infantinon se e detyroi të dëmshpërblente të dashurën e tij, kreu i FIFA-s e punësoi dhe i rriti rrogën

UEFA akuzon Infantinon se e detyroi të dëmshpërblente të dashurën e tij, kreu i FIFA-s e punësoi dhe i rriti rrogën

August 8, 2026
Kriza që ka futur në depresion BE-në! “Lufta” Sanchez-Meloni për Ceutën, Spanja vendos kontrolle kufitare edhe për fluturimet e anijet nga Italia

Kriza që ka futur në depresion BE-në! “Lufta” Sanchez-Meloni për Ceutën, Spanja vendos kontrolle kufitare edhe për fluturimet e anijet nga Italia

August 8, 2026
“Krimbi djall” që jeton 1.3 kilometra nën Tokë dhe ndryshon gjithçka që dinim për jetën: Njerëzit nuk e sundojnë botën! Është si “Harry Potter”

“Krimbi djall” që jeton 1.3 kilometra nën Tokë dhe ndryshon gjithçka që dinim për jetën: Njerëzit nuk e sundojnë botën! Është si “Harry Potter”

August 8, 2026
Zbulohet se çfarë përmban marrëveshja Turqi-Arabia Saudite-Pakistan, e nënshkruar nga tri vendet

Zbulohet se çfarë përmban marrëveshja Turqi-Arabia Saudite-Pakistan, e nënshkruar nga tri vendet

August 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com