• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, March 28, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“PD-së i duhet një lider i ri”/ Gjekmarkaj: Basha s’mund të hiqet si përfaqësues i PD, të heqë dorë nga komedia që ka nisur

by Java News
04/09/2023 13:44
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Deputeti i Partisë Demokratike, Agron Gjekmarkaj, komentoi ftesën e Gazment Bardhit drejtuar deputetëve të PD-së dhe opozitës që të marrin pjesë në një mbledhje të përbashkët ditën e nesërme.

Gjekmarkaj tha në “Tirana live” se në këtë mbledhje janë të ftuar jo vetëm deputetët demokratë, por e gjitha opozita. Ai tha se fokusi i këtij takimi është të diskutohet jo për përplasjet e dy viteve të fundit në PD, por për ndërtimin e një aksioni të përbashkët opozitare kundër qeverisë.

“Nesër është një mbledhje e të gjithë opozitës, nuk është thjesht një mbledhje e grupit parlamentar të PD, por është ftuar edhe aleatë për të diskutuar për aksionin opozitar.  Mbledhja ka në fokus të ardhmen se sa të shkuarën. Nuk mendoj se do të diskutohet për përplasjet në PD, por mbi aksionin opozitar”, theksoi Gjekmarkaj.

Ai tha se opozita duhet të rakordojë veprimet dhe qëndrimet përballët aksioneve, kundër partisë në pushtete.

“Shoh që forcat opozitare duhet të rakordojnë qëndrimet dhe veprimet. Hapësira për të ndërtuar opozitën ka pafund, çështja është tek vullneti”, tha ai.

Ai u shpreh se Partia Demokratike për të tejkaluar ngërçin aktual duhet të shkojë përtej Bashës dhe Berishës, me synimin për të caktuar një lider të ri, i cili përbashkon të gjithë forcat dhe e sjellë PD-në si parti të fortë opozitare.

“Nuk kam ndërmend të tërhiqem nga qëndrimet e mia. Nuk kam ndermet të shkojë te foltorja, por nga ana tjetër që të ndërtosh një kornizë të përbashkët opozitarizmi, kjo është e mundur edhe  në Shqipëri. Madje do doja që partia të bashkohej.  Bashkimi nuk është ai që të sjell fitoren, por është minimumi që të ndërtohen një ringritje, një garë të re, dhe mbi të gjitha një lidership të ri të opozitës. Unë do doja një lidership përtej Berishës dhe Bashës. Mund t’i doja si asete të PD, duke luajtur rolin e vet, por secili prej tyre e ka humbur të drejtën morale  për ti udhëhequr demokratë në përballje me Edi Ramën dhe qeverinë”, tha ai.

Veprimet e fundit të Bashës, Gjekmarkaj i cilësoi si “akte komedie” ndërsa shtoi faktin se ai nuk e përfaqëson dot Partinë Demokratike pasi rreth vetes ka vetëm shtatë deputetë, të cilët janë bashkuar për ta mbajtur atë në politikë.

“Basha nuk mund të hiqet si përfaqësues i PD, do doja që të bënte aktin që ta linte komedinë që ka nisur, Lufta brenda llojit është lufta më e pështyrë. Nëse këto nuk tejkalohen, PD nuk shkon drejt bashkimit, drejt një lideri të ri, punë e shoh shumë të vështirë betejën pas dy vitesh me qeverinë”, tha Gjekmarkaj.

/f.s

Next Post
53-vjeçarit grek i sekuestrohen 18,150 euro në Kakavijë

53-vjeçarit grek i sekuestrohen 18,150 euro në Kakavijë

Comments 1

  1. shkurt 2014 says:
    3 years ago

    O gjeka i lezhes,edhe ty te ka hyre vetja ne qefe,sa po beheni deputet harroni kushe ishit,prandaj thiri mendjes,zgjidhe mes monsters se vicidolit e pjedhes se tije bashes.Basha ska qene kurre kryetare i pd,de fakto,kryetare ka qene monstra e vicidolit.Kushe kishte bythe te kundershtonte monstren e banden e tije vrastare.Pse beni sikur nuke e dini se sa ka vrare e prere monstra,pranoni skeni bythe asnji te beheni burra te thoni te verteten per monstren e mallkuar e te denuar prej Zotit e popullit mjeran e fukara.

    Reply

Leave a Reply to shkurt 2014 Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Shqipëria përballet me Ukrainën pas disfatës në Varshavë, dalin në shitje biletat

Shqipëria përballet me Ukrainën pas disfatës në Varshavë, dalin në shitje biletat

March 28, 2026
‘Pushtoi’ skenat për gjashtë dekada, ndahet nga jeta ikona e muzikës greke Marinella

‘Pushtoi’ skenat për gjashtë dekada, ndahet nga jeta ikona e muzikës greke Marinella

March 28, 2026
“Brenda 30 prillit të ketë mbaruar procesi në…”/ Zgjedhjet për kreun e partisë, PD nxjerr udhëzimet

“Brenda 30 prillit të ketë mbaruar procesi në…”/ Zgjedhjet për kreun e partisë, PD nxjerr udhëzimet

March 28, 2026
Zero aktivitet në një vit zgjedhor! Dhjetëra parti pa asnjë shpenzim të deklaruar në KQZ për 2025

Zero aktivitet në një vit zgjedhor! Dhjetëra parti pa asnjë shpenzim të deklaruar në KQZ për 2025

March 28, 2026
Zbardhet përplasja me dyer të mbyllura mes ministres Ismaili dhe Spiropalit. Ndërhyn Rama: Mos më detyro të…

Zbardhet përplasja me dyer të mbyllura mes ministres Ismaili dhe Spiropalit. Ndërhyn Rama: Mos më detyro të…

March 28, 2026
Plani 4-vjeçar i rritjes së pensioneve, Rama shpjegon skemën: Çdo vit rritja do të dyfishohet

Plani 4-vjeçar i rritjes së pensioneve, Rama shpjegon skemën: Çdo vit rritja do të dyfishohet

March 28, 2026
Sa do na kushtojë çekiçi i gjyqtarit?

Pse avancuam me energjinë si e do BE?

March 28, 2026
Dogana dhe agjentët e Kufirit zbarkojnë në Porto Romano, kontrolle të shtuara me qen ndaj makinave të importuara

Dogana dhe agjentët e Kufirit zbarkojnë në Porto Romano, kontrolle të shtuara me qen ndaj makinave të importuara

March 28, 2026
‘Epoka e paprekshmërisë ka mbaruar’, java kur gjigantët e teknologjisë u vunë përballë drejtësisë

‘Epoka e paprekshmërisë ka mbaruar’, java kur gjigantët e teknologjisë u vunë përballë drejtësisë

March 28, 2026
Nga dinamikat demografike tek ekonomia e shërbimet publike/ Ja 4 skenarët e reformës territoriale

Nga dinamikat demografike tek ekonomia e shërbimet publike/ Ja 4 skenarët e reformës territoriale

March 28, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In